LAJMET E FUNDIT

QKUK

Qendra Klinik Universitare e Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka filluar punën në dhjetor të vitit 1958, fillimisht me emrin Spitali i Prishtinës, deri në  vendimin për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, më 17 qershor 1969, kurse më 7.11.1973, Fakulteti i Mjekësisë, bashkohet me Spitalin e Prishtinës, si Organizatë e Punës së Bashkuar. Prej 29 dhjetorit 1977, deri më 1991, ka vepruar  si Organizatë punuese e Fakultetit të Mjekësisë.

Nga  muaji Qershor i vitit 1999,  merr emrin QKUK.  Përveç veprimtarisë shëndetësore, në QKUK, ofrohet edhe  veprimtaria arsimore dhe ajo kërkimore- shkencore.  QKUK, organizohet në klinika, institute, qendra, shërbime dhe  njësi administrative.

QKUK-KLINIKAT

QKUK-SEKTORËT

QKSUK

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës

Historia e Institucionit tonë si iniciues dhe zbatues i veprimtarisë komplekse e moderne të arsimit, shkencës dhe shëndetësisë përfshinë tri periudha të zhvillimit të saj: periudhën e parë e karakterizon themelimi i saj, 24.04.1975 kur Pleqësia e Universitetit të Prishtinës mori vendim për themelimin e Seksionit të Stomatologjisë si organizatë mësimore, shkencore dhe shëndetësore nga fusha e stomatologjisë.

Orët e para të mësimit praktik mbahen në laboratorin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë të Prishtinës. Në kohën kur u themelua Seksioni i Stomatologjisë në Kosovë punuan 96 mjek stomatolog. Në këtë kohë një stomatolog vinte për 15.700 banorë.

QSHMSHIB

Na Kontakto

Address: Lagjia e Spitalit, Prishtinë 10000, Kosovë

Phone: +381 38 500 600

Emri

Email

Subjekti

Mesazhi

Kontakte te tjera