AUDITIMI SHSKUK

Një e Auditimit të Brendshëm në SHSKUK

NJAB në  SHSKUK  është themeluar duke u bazuar në Ligjin e auditimit të brendshëm  Nr. 03/L-128 dhe Udhëzimin Administrativ Nr.23/2009  për Themelimin dhe Funksionimin e Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së  me vendimin Nr. 37/2015 të datës 09.03.2015 ka themeluar NJAB për SHSKUK.

Auditimi i brendshëm” është një aktivitet i pavarur për të ofruar siguri objektive dhe një aktivitet këshillues, i dizajnuar për të shtuar vlerën  dhe për të përmirësuar veprimet e  organizatës.  Ky ndihmon organizatën në përmbushjen e objektivave, duke nxitur një qasje sistematike dhe të disiplinuar për vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit në menaxhimin e rrezikut,  kontrolleve dhe proceseve të qeverisjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë të Auditimit të Brendshëm janë:

  • Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në SHSKUK në bazë të palnit vjetor dhe strategjik të aprovuar nga Bordi Drejtues të SHSKUK-së.
  • Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;
  • Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të brendshëm të SHSKUK-së;
  • Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të SHSKUK-së dhe të ofron rekomandime për përmirësimin e tyre;
  • Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të SHSKUK-së;
  • Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
  • Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në aspektin operativ raporton tek Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ndërsa në aspektin administrativ tek Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së.

Kontakt:  038500600-3511