Ekipi i mjekëve nga Australia dhe Kosova po operojnë 27 fëmijë

Jul 04, 2018
Shpend Fazliu

Nga data 30 qershor deri me  7 korrik, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia.    Në vazhdën e vizitës së radhës nga  profesorët  nga Australia  dhe ekipi i mjekëve nga Kirurgjia e Fëmijëve,   në udhëheqjen e Prof. Dr Nexhmi Hysenit, janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.

Pas vizitave mjekësore,  janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik  27 fëmijë, deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione.

Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës,  deri në orët e vona të natës,   në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.

Duke ju falënderuar prof. Pady  Deëanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind  Cuts for Kids  dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë,  është  shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000, Euro.

Bashkëpunimi i ngushtë i këtij lloji me prof nga Australia  ka nisur nga viti  2010  dhe ka dhënë  rezultate të shkëlqyeshme post- operative duke pasur një rëndësi te madhe edhe në edukimin profesionalë të vazhdueshëm të mjekëve.