SHËRBIMI PROFESIONAL I SHËNDETIT MENDOR NË FERIZAJ

 

Qendra e shëndetit mendor në Ferizaj ka filluar punën me 13 Korrik të vitit 2001,në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë; 2 neuropsikiatër, 12 infermier/e, 2 këshilltarë psikosocialë, punëtori social, administratori  i financave ,vozitës, pastruese, kuzhiniere dhe 3 roje.

Puna me klientë zhvillohet në  shtylla kryesore:
Vizitat shtëpiake, aktivitetet të qëndrimit ditorë, psikoedukim familijarë, metoda të relaksimit, higjiena personale dhe edukata qytetare.

Shërbimet që ofrohen në QSHMB:
Terapitë rehabilituese, terapia rekreative, terapia e lojës dhe argëtimit, terapia muzikore, terapia Edukative-sjelljet në vendet publike, terapia e punës, reahabilitimi profesional, trajnimet, ritrajnimet,reahabilitimi nga barërat,intervistat,konsulltimet dhe evaluimet psikiatrike,terapia me neuroleptik, terapia tjetër me barëra psikiatrike, psikoterapia individuale, terapia e sjelljes, terapia aversive, modifikimi i sjelljes, ushtrimet e relaksimit, intervenime në kriza, psikoterapia tjetër individuale-biofidbeku, terapia Familjare, terapia grupote, këshillimet për vashmëri nga barërat, këshillimet për alkoolizëm, këshillimet tjera, përshkrimi i medikamenteve, vizitat mjekësore me udhëzim, vizitata mjeksore pa udhëzim, vizitat shtëpiake, lëshimet e certifikatave mjekësore për paaftësinë për punë dhe dhënia e injekcioneve I.M

Shtëpia për Integrim në bashkësi
Ka filluar punën me 1 Shtator të vitit 2006 dhe shërbimet ofrohen nga Menaxherja   dhe 7 infermier/e.

Shërbimet të cilat ofrohen në Shtëpinë për Integrim në Bashkësi


Qëndrimi 24 orësh me klientë, vërejtjet e keqësimit, biseda individuale me klientë, mbledhjet e rregullta të stafit, kontrollat specialistike, kosultimet me neuropsikiatrin, konsultime me psikologun, konsultime me punëtorin social, terapi grupore, terapia okupuese, terapia rekreative, dosjet e klientëve, aktivitetet e lira (shah, letra..), aktivitete sportive, psikoedukim familjarë, teknikat e relaksimit, punëdore, kursi i kompjuterëve, kursi i rrobaqepsisë, kursi i terapisë muzikore, shetitjet në qytet, vizita në kinema, leximi i gazetave, leximi i lekturave, art figurativ, ekskurzionet për klientë, takimet familjare në Shtëpinë për integrim në bashkësi etj.