SHËRBIMI PROFESIONAL I SHËNDETIT MENDOR GJAKOVË

 Shërbimi profesional i shëndetit mendor të Gjakovës përbehët nga tri njësi Qendra e shëndetit mendor, Shtëpia për Integrim në Bashkësi dhe reparti psikiatrik i cili është në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 3 Mars të vitit 2001 dhe ofron shërbime te shëndetit mendor për qytetin  dhe zonën përfshirëse të komunës së Gjakovës, shërbimet e shëndetit mendor në këtë institucion i ofrojnë një psikiatër, kryeinfermieri, nëntë infermier/e, punëtori social, dy këshilltarë psiko-social, punëtori administrativ,vozitësi dhe tre punëtor ndihmës (2 roje nate dhe 1 pastruese).

SHËRBIMET DHE AKTIVITETET NË QENDRËS SË SHËNDETIT MENDOR

Qëndrimi ditor : aktivitete rekreative, aktivitete grupore, sigurim te terapisë psikofarmakologjike dhe sigurim te marrëdhënieve miqësore.
Vizitat specialistike; Vizita e parë,vizita e përsëritur,intervistime,psikoterapi e shkurtë sipërfaqësore,kontrolli i terapive psiko farmakologjike dhe raporte specialistike dhe vërtetime mjekësore.
Vizita shtëpiake;Vlerësimi i kushteve të jetesës së klientit,inter reakcionet në situatat të krizës,dhënia e terapisë psiko farmakologjike,dhënia e depo preparateve dhe verifikimi dhe sigurimi i marrjes së terapisë psiko farmakologjike.
Puna terapeutike me familje; takime me anëtarët e familjes së klientit, psikoedukimi shumë familjarë.
Puna individuale ;Takimet e caktuara dhe të përsëritura për diskutim të probleme të ndryshme ; personale,kushteve të jetesës dhe ofrimit të mundësive për të mësuar për rrethanat aktuale.
Rehabilitimi ; Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituese të punës dhe integrim ne punë,aktivitete rekreative dhe sportive
Intervenime sociale dhe medicinave :Përkrahje klientit në entet sociale, në gjykatë, fond pensional etj.
Këshillime: Këshilla tjera mjekësore për klientët, vendosja e marrëdhënieve me repartet tjera mjekësore për ofrim të këshillave, këshillime urgjente në rast nevoje,caktim të takimeve me telefon.
Puna grupore terapeutike ; Diskutime grupore për çështje të caktuara dhe të ndryshme,forcim personaliteti,organizim të kohës së lirë,ngritje të mardhënieve shoqërore.
Vetëkujdesi psikologjik dhe terapia ;teknikat e relaksimit ; teknika Mendje –  trup,treningu autogjen,meditimi.

QSHMB bashkëpunon me institucionet shëndetësore, Qendren për punë sociale, Policinë e komunitetit dhe sistemin gjyqësor, konfeksionet fetare,OJQ –të dhe gjitha institucionet relevante.

Kontakt adresa:
QSHMB Rruga Londra p.n.
Tel 0390/322-456
Tel/fax-0390/325-721
Orari i punës :E hëne e Premte  7.00 – 15.00
email adresa :shshm-gjakove@hotmail.com

Shtëpia për Integrim në Bashkësi :
Misioni i shtëpisë për integrim është  të ofrojë strehim , shërbime rehabilituese për klientët me çrregullime mendore me qëllim të rifitimit të aftësive të humbura dhe kthimin në rrethin shoqëror.
Shtepia Integruese ka hapësire prej 600 m2, ka dhomën e ditës dhe të aktiviteteve, kuzhinën,dhomën e personelit-kujdestarisë,nyjet sanitare,sallën e fituesit dhe pesë dhomat për klientë ( një me tre shtretër, tri dhoma me ka dy shtretër dhe një dhomë me një shtrat, kapaciteti i shtëpisë per integrim eshte dhjete shtretër)

Stafi : Kryeinfermieri dhe shtatë infermier ofrojnë shërbime 24 orë.

Aktivitetet ;
Zhvillimi i programit rehabilitues Individual :
Zhvillimi i programit rehabilitues grupor :
Vizitat e rregullta mjekësore
Ofrimi i shërbimit social ;
Klientët në kuadër te Shtepisë për Integrim ofrohen edhe aktivitete rekreative si lojëra të ndryshme, vizatim, vallëzim,këndi për shikim të televizionit dhe shtypit ditor dhe periodik ,biseda me stafin dhe banorët e tjerë të shtëpisë, aktivitete sportive dhe fitnes ne sallen e fituesit.
Kremtim i ditëlindjeve dhe festave te shënuara, shetitje dhe ekskurzioneve të përbashkëta edhe me Qendrën e shëndetit mendor dhe repartin psikiatrik.

Kontakti; adresa
Shtëpia për Integrim në Bashkësi
Rr.Ibrahim Fehmiu,pn.
Tel:0390 / 326 671
email adresa :shshm-gjakove@hotmail.com

REPARTI  PSIKIATRIK 

Reparti i psikiatrisë është i tipit të hapur i vendosur në Spitalin e Përgjithshëm, ka kapacitet prej 26 shtretër të ndarë në pjesën e meshkujve dhe femrave me nga 10 shtretër dhe njësia e kujdesit intenziv psikiatrik me 6 shtretër,ka barnatoren doracake, kuzhinën, dhomën e aktiviteteve për klientë dhe dhomat e përsonelit mjekësor.
Në repartin psikiatrik shërbimet ofrohen nga : 2 Psikiatër,15 infermier/e

Aktivitetet në repartin psikiatrik :
Ofrohet përkujdesje dhe trajtim spitalor
Ofrohen vizita psikiatrike në kuadër të ambulancës specialistike psikiatrike
Ofrohen konsulta psikiatrike për njësitë dhe departamentet tjera të Spitalit të Pëgjithshëm
Bashkëupnim i ngushtë profesional me Qendrën e Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë për integrim.
Zhvillohen aktivitetet rekreative dhe okupuse.
Pas pëmirësimit dhe lëshimit të rasteve nga departamenti, ata udhëzohen për aktivitete të tjera rehabilituese në Qendrën e Shëndetit mendor.

Kontakt adresa
Spitali i Përgjithshëm  Gjakovë
Tel- centrali 0390 321 144,lokali 01 dhe 33.