Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor në Gjilan

Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 7 Prill të vitit 2003 (objekti është ndërtuar nga donacioni i Qeverisë Zvicerane) në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë:2 psikiatër, 14 infermier/e, administratori financiar dhe 7 punëtor ndihmës.
Qendra për shëndet mendor zhvillon aktivitete në kuadër të institucionit duke ofruar : konsultime psikiatrike, aktivitete ditore dhe jashtë tij në formë të vizitave shtëpiake, ekskursioneve, vizitave të qendrave tjera të shëndetit mendor etj.
Në kuadër të qëndrimit ditor organizohen këto aktivitete: terapi individuale, terapi grupore, terapi okupuese, program social, art terapi, aktivitete sportive dhe muziko terapi
Një rëndësi e veçante i kushtohet edhe psikoedukimit familjar që organizohet që nga viti 2004 dhe deri më tani kemi 5 grupe familjarësh që marrin pjesë në takime të rregullta.
Deri më tani janë realizuar disa ekspozita me punimet e klientëve nga arti figurative si dhe punëdore të ndryshme si dhe programe të klientëve që përfshijnë recitime, valle, këngë, psikodramë e që janë ekspozuar edhe në Spitalin dhe QKMF në Gjilan .
Vizitat shtëpiake realizohen në formë ekipore në bazë të nevojave të klientëve dhe atë; mjekë psikiatër, infermier, punëtor social dhe klientit i ofrohet trajtim në shtëpi, këshillim familjar dhe përkrahje sociale sipas nevojës.
Gjithashtu në kuadër të këtyre shërbimeve në Gjilan ekziston edhe Shtëpia për integrim në bashkësi, që ka filluar punën më 07.04.2003, dhe ka një staf pre j; 7 Infermier/e,1 bashkëpunëtor i jashtëm dhe 1 kuzhiniere.
Shërbimi ka një bashkëpunim shumë të mirë me repartin psikiatrik në kuadër të SRGJ si dhe me qendrat tjera si motra në regjione  dhe me organizatat e ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitetet që shkojnë në favor të trajtimit më efikas të klientëve.
Referimi i klientëve bëhet nga ana e familjarëve, mjekut familjar, punëtorëve social, Shërbimi Policor, OJQ-të e ndryshme etj.
Pjesëtarë të stafit   me punimet e tyre kanë mare pjesë në Konferenca të ndryshme të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar .
Poashtu në revistën lokale të botuar nga SRGJ-Gjilan në vazhdimësi ka punime që realizohen nga mjekët psikiatër të qendrës.
Objektivi i punës është ofrimi i mundësisë së trajtimit të klientëve në komunitet dhe në familje që mundëson një resocializimin dhe rehabilitim më të mirë në komunitet.

Kontakt adresa:
Rr.Xhorxh Vashington, p.n
6000 Gjilan
Tel&fax
0280 323-801,327-274,327-474
0280 320-219(Shtëpia për integrim në bashkësi)
Orari i punës qdo ditë pune prej 7.00 – 15.00