KLINIKA E ENDOKRINOLOGJISË

Reparti  Endokrinologjik është formuar në vitet  70-ta, si pjesë e Klinikës Interne, në hapësirën që ka edhe sot.
Shefi i parë i Repartit Endokrinologjik  ka qenë Prof.dr. Hysen Ukmata. Mjekë të angazhuar prej fillimit të shërbimit  kanë qenë: Prof.dr. Hysri Tafarshiku, Prof.dr. Bosiljka Lleshi  dhe  Dr. Agron Dobroshi. Më 1985 pranohet si mjek në specializim Dr. Drita Mekuli.
Më shtator 1990, Prof.dr.Hysen Ukmata, Dr. Agron Dobroshi , Dr. Drita Mekuli  dhe një numër të infermiereve suspendohen nga puna nga shkaqe politike,  me Vendimin e Organit të Dhunshëm  të emëruar nga organet e larta të shtetit serb.
Më qershor 1999, punëtorë të suspenduar kthehen në punë, punëtorët serb e lëshojnë punën, dhe Reparti Endokrinologjik vazhdon punën në përbërje të njëjtë si para luftës, me një mjek më shumë – Dr. Bardhyl Gashi , i cili pranohet në Repartin Endokrinologjik më 1997.

Gjendja e tanishme:
Klinika  Endokrinologjike është e ndarë në dy reparte: Reparti për Diabet dhe Reparti për Endokrinologji dhe Sëmundje të Metabolizmit.
Në Klinikë janë të punësuar 10 mjekë dhe 15 infermiere.
Në kuadër të Klinikës Endokrinologjike funksionon Ambulanca për Diabet, Sëmundje Endokrinologjike dhe Sëmundje të Metabolizmit, ku shërbimet ofrohen pacientave jashtëspitalorë.
Diagnostikimi  dhe tretmani i pacientave bëhet sipas udhërëfyesve ndërkombëtarë, përpos kur rrethana reale i përkufizojnë ato.
Numri i pacientave që kanë nevojë për  mjekim jashtë vendit është minimal.
Klinika Endokrinologjike ka 38 shtretër për pacienta për të dyja reparte.
Për një vit mesatarisht hospitalizohen rreth  800 pacienta, shfrytëzimi i kapaciteteve është 85-90%.
Në Ambulancën Specialistike kontrollohen rreth  7 000  pacienta.
Në Qendrën Emergjente dhe në klinika të tjera të QKUK  bëhen rreth 1 500 konsulta profesionale për një vit.

Kuadri profesional i Klinikës Endokrinologjike
Mjekë me kontrata pune në Klinikën Endokrinologjike,  numri i përgjithshëm:  10
Dr. Drita Mekuli, endokrinolog;  KO-00234-01-04, Drejtor i Klinikës Endokrinologjike
Dr. Bardhyl Gashi, endokrinolog; KO-00036-01-04, Shef i Repartit për Diabet
Dr.Iliriana Goranci, endokrinolog;  KO-02126-01-04, Shef i Repartit për Endokrinologji dhe Sëmundje të Metabolizmit
Dr. Arbëresha Haxhibeqiri, internist, në përfundim të subspecializimit nga endokrinologjia
Ass.dr. Merita Emini, endokrinolog,  me kontratë punë prej 01.11.2013
Ass.dr.Venera Berisha, endokrinolog, me kontratë pune prej 01.11.2013
|Dr.Vjollca Dedushaj, internist, subspecializant i endokrinologjisë, me kontratë punë prej 01.11.2013
Dr.Nadije Morina, endokrinolog,  me kontratë pune prej 01.11.2013
Dr.Rozafa Olloni, specializant i endokrinologjisë, me kontratë pune prej marsit 2014
Dr. Adem Rama, endokrinolog, me kontratë pune prej marsit 2014

Stafi i mesëm me kontratë pune në Klinikën Endokrinologjike, numri i përgjithshëm:  15  (1 prej tyre në ambulancën specialistike)
Afërdita Kukaj – kryeinfermiere e Klinikës,
Sanije Godanci – kryeinfermiere e Repartit Endokrinologjik dhe të Sëmundjeve të Metabolizmit,
Naser Miftari – kryeinfermier i Repartit për Diabet
Infermieret: Rukije Mustafa,  Fatime Dobërdolani, Shefkije Gashi, Bahrije Neziri, Hamide Islami, Fatmire Hajdari, Shpresa Gashi, Ylfete Rexhepi, Turkane Beqiri,  Kaltrina Gashi,  Merita Sfishta, Nafije Bërbatovci – ambulanca specialistike. Katër  infermiere janë studente të Fakultetit të Infermierisë. Aferdita Kukaj dhe kaltrina Gashi janë infermiere me bachelor.

Rëndësia:
Zhvillimi i shërbimit për sëmundjet endokrinologjike, në rend të pare për diabet, do të duhej të jetë i rëndësisë parësore për Republikën e Kosovës. Diabeti, një sëmundje kronike masovike, invaliduese dhe shpesh vdekjeprurëse, është objekt i rezolutave të shumta të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Shëndetësore Botërore, me të cilët bëhen thirrje shteteve të botës për përkujdesje të veçantë ndaj diabetikëve.Në botë jetojnë  382 milion njerëz me diabet,  prej tyre 56 milion në Europë (me prevalence prej 6,4% për moshat 20-79 vjeç), që do të thotë se Kosova ka  rreth 115 000  njerëz me  diabet (gjysma e të cilëve nuk e din këtë).
Pasojat e përkujdesit të pamjaftueshëm ndaj diabetikëve në suaza të një shteti janë katastrofike për pacientin, familjen, shoqërinë dhe shtetin   për shkak të invaliditetit dhe vdekjeve të parakohshme, pastaj  harxhimeve enorme, direkte dhe indirekte, të buxhetit për shëndetësi në  pasojat e komplikimeve kronike të diabetit (verbëria, dializa, by-passi, stentat, amputimet e tj).  Fokusi duhet të jetë  parandalimi i sëmundjes dhe komplikimeve të saj, siç është rasti në vendet e zhvilluara, e jo vetëm sanimi i pasojave. 

Shërbimet që oforhen në Klinikën Endokrinologjike:
Strirja (hospitalizimi) i pacientave , marrja e anamnezës, egzaminimi objektiv internistik
Egzaminimi me EKG
Marrja e gjakut dhe dorëzimi i gjakut për analiza  në Klinikën Biokimike , Laboratorin Endokrinologjik, IKSHP, Transfuziologjinë
Matja e sheqerit në gjak me anë të glukometrit, 2 deri 10 herë në ditë
Marrja e urines dhe dorëzimi në Klinikën Biokimike dhe IKSHP (Mikrobiologji) për analiza të ndryshme të urines
Marrja e strishove dhe dërgimi i materialit në IKSHP (Mikrobiologji)
Vendosja e indikacioneve dhe  dërgimi i pacientave në Klinikën Radiologjike për inçizime  të ndryshme radiologjike dhe ultrasonografike,  në Shërbimin Nuklear për analiza radionukleare, në Klinikën Neurologjike për analiza elektromioneurologjike
Vendosja e indikacioneve dhe  dërgimi i pacientit për vizita kontrolluese dhe tretmane  te oftalmologu, neurologu, kirurgu vaskular, kardiologu, nefrologu, fiziatri, psikiatri e tj
Diagnostifikimi i sëmundjeve dhe komplikimeve të tyre: diabetes mellitus, komplikimet e  tij akute (ketoacidoza dhe komat) dhe kronike (retinopati, nefropati, polineuropati, makroangiopati), insulinomat, dislipidemit dhe sëmundje të tjera metabolike, sëmundjet e hipofizës dhe të hipotalamusit, sëmundjet e gjëndrës tiroide, sëmundjet e gjëndrave paratiroide, sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore, sëmundjet e gjëndrave seksuale e tj.
Përpilimi i planit terapeutik për sëmundjet në fjalë
Trajtimi intenziv i gjendjeve të rënda si koma diabetike dhe ketoacidoza, koma hiperosmolare dhe koma hipoglikemike
Dhënia e terapisë perorale, terapisë parenterale (injeksionet, infusionet), transfusioni i  gjakut
Trajtimi i rasteve jo të komplikuara të shputës diabetike( debridman, toaleta, lidhje)
Tretmani perioperativ të pacientave me diabet dhe sëmundje të tjera endokrinologjike
Përcjellja dhe tretmani i pacientave me operacione të gjëndrave  endokrinologjike
Edukimi individual dhe grupor  i pacientave  me diabet
Përpilimi i broshurave informuese dhe edukative për diabetikët  dhe shpërndarja e tyre
Mbajtja e dokumentacionit, përpilimi i  raporteve tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore
Puna në ambulancen specialistike endokrinologjike me pacientët jashtëspitalorë
Kryerja e konsultave specialistike endokrinologjike në Klinikën Emergjente dhe klinika të tjera të QKUK
Edukimi i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
Edukimi i specializantëve nga mjekësia interne, endokrinologjia dhe degëve të tjera
Mbajtja e kolokviumeve për specializantët nga endokrinologjia
Edukimi i studentëve të Fakultetit të Infermierisë
Edukimi i nxenësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë
Kujdesi për higjienën e pacientave