KLINIKA E FIZIATRISË ME REHABILITIM FIZIKAL

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe  Rehabilitim, ёshtё strukturë e vetme e kujdesit terciar shёndetёsor nё Kosovё, e cila ofron diagnostifikim dhe trajtim tё specializuar pёr patologji tё ndryshme. Kjo Klinikë ofron shërbime të diagnostifikimit, terapisë fizikale dhe rehabilitimit edhe në nivelin primar dhe sekondar për regjionin e Prishtinës. Ky nivel i Mjekёsisё Fizikale dhe Rehabilitimit (MFR-sё) ofron edhe mundёsi edukative dhe profesionale pёr specializantёt e rinjё, studentёt e fakultetit tё Mjekёsisё dhe Degёs sё Fizioterapisё.

Reparti i Fiziatrisё ёshtё themeluar nё vitin 1977 si pjesё e Klinikisё sё Kirurgjisё,  nё kuadёr tё Klinikёs sё Ortopedisё, pranё Qendrёs Klinike Universitare tё Kosovёs.  Me statutin e riformuluar te QKUK, nga viti 2007, ky Repart u avancua në Klinikën e Mjekesise Fizikale me Rehabilitim.

Bazuar nё kriteret e Organizatёs Botёror tё Shёndetёsisё (WHO), nё çdo popullat ekzistojnё sё paku 4% tё personave mё aftёsi tё kufizuar. Duke u nisur nga kёto kritere dhe numrit tё pёrafёrt tё banorёve, mund tё llogarisim se perafersisht 80.000 njerzё me aftёsi tё kufizuar nё Kosovё, kanё nevojё permanente pёr rehabilitim të mirёfillt. Nga ana tjetёr, sipas statistikave me tё cilat disponojmё, 2 milion banorё sa ka Kosova, shumica  prej tyre sё paku njё herё i ёshtё nёnshtruar tratmanit nga Mjekёsia Fizikale dhe Rehabilitimi (MFR-sё). 

Klinika e MFR-së ka dy reparte
Reparti per hospitalizim, i cili ka në dispozicion 14 shtretёr dhe sallën per terapi fizikale
Reparti i terapisё fizikale, per pacientët ambulantor, me shërbimet pёr kineziterapi, elektroterapi,  termoterapi, magnetoterapi dhe fototerapi.

Stafi ne Klinikën e MFR-së
Numri i pergjithshem i stafit eshte 63, prej tyre:
–  17 Mjekë specialist te Mjekesise Fizikale me Rehabilitim gjegjesisht Fiziatra,
–  10 fizioterapeutë me master
–  14 fizioterapeut bachelor
–  12 teknikë te fizioterapisë
–  10 infermiere

Stafi udhëheqës i Klinikës së MFR-së
– Drejtori i Klinikes – Prof. Dr. Hajrije Hundozi-Hysenaj
– Shef i Repartit te Hospitalizimit – Mr Sci Valbona Krasniqi
– Shef iRepartit te terapise fizikale dhe ambulantes specialistike –  Dr. Zyrafete Koka – Mustafa
Shef I sherbimit të EMNG-së – Dr. Besnik Berisha
Koordinator për cilësi – Mr.Sci. Dr. Ilirjana Boshnjaku Dallku
– Kryefizioterapeuti i Klinikes –  Fejzulla Ahmeti , fizioterapeut master
Kryefizioterapeut I Terapisë Fizikale –  Feim Gashi, fizioterapeut master
– Kryeinfermierja e Repartit – Sebija Noberda, infermiere

 

Shërbimet të cilat ofrohen në Klinikën e MFR-së
Në Klinikën e MFR-së ofrohen shёrbime intenzive, kualitative dhe te specializuar pёr patologjitё ndryshme si: Lendimet e Sistemi Nervor Qendror dhe Periferik, Politraumat, Problemet Kardiovaskulare-Respiratore, Patologjite Pediatrike Rheumatizmale Degjerative dhe Inflematore, si dhe Kujdesi intenziv dhe gjysëm intenziv:

Shërbimet konsultative në Klinikat tjera të QKUK-së

  • Shërbimet ambulantore specialistike – Çdo ditë pune , nga ora 9:00 – 14:00.
  • Shërbimet ambulantore per terapi fizikale – Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 14:30.
  • Shërbimet e hospitalizimit – Klinika ka në dispozicion 14 shtretër dhe sallën e terapisë fizikale me paisje të nevojshme për trajtimin e pacientëve të hospitalizuar
  • Sherbimi i EMNG-së
  • Shërbimet ambulantore specialistike ne  QNOP – Qendra Kombëtare Ortoprotetike – 2 herë në javë, çdo të martë dhe të enjtë nga ora 10:00
  • Shërbimet edukative arsimore per specializantet e rinje te MFR-së dhe studentet e Fakultetit te Mjekesisë, Stomatologjisë dhe Degës se Fizioterapisë .

Patologjitë më të shpeshta që kërkojnë tretman nga Klinika e MFR-së janë:

Neurologji
1)Insultet Cerebro Vaskulare (ishemik dhe hemoragjik), 2)Paraplegjite dhe Tetraplegjite (etiologjia e ndryshme), 3) Hemiparezat dhe Hemiplegjitë, 4) Dystrophia Musculare, 5) Paraliza Cerebrale 6)Skleroza Multiplex, 7) Polineuropatite, 8) Paralizat e n.periferik   dhe paraliza e fascialisit (periferike dhe qëndrore), 9) Paresis Plexus Brachialis (Erbe Duchanne, Klumpke Dejerine), 10) Poliomieliti, 11) Radikulopatitë,12) Lumboiscialgia

Ortopedi – Traumatologji
1)Amputime, 2) Frakturat, Distorsionet, Distensionet, Rupturat, 3) Tortikollisi,  4) Luksacionet  traumatike, 5)Implantimet e endoprotezës totale dhe subtotale, 6) Politraumat, 7)Kontrakturat posttraumatike 8) Lëndimet Spinale

Ortopedi
 1)Scoliozat, 2) Kyphozat, 3) Pectus infundibule), 4) Pectus Carinatus, 5) Pes Equinovarus, Excavatus, 6) Pes plana dhe planotransversa, 7)Luksacionet kongjenitale te kerdhokullave, 8)Artrogripoza

Kirurgji e Fëmijëve dhe Pediatri
 1)Politraumat 2) Amputimet 3) Gjendjet post operative 4) Febris Reumatika,4) Mono,Oligo dhe Polyartheriti Juvenil, 6) Veset kongjenitale të zemres 7) Retardimet psikomotorike 8) Paraliza Cerebrale

Neurokirurgji
1)Gjendjet pas komocio dhe kontuzio cerebri, 2)Gjendja post operative te Hernia Discale, 3) Gjendjet post operative në nervat periferik

Kirurgji Vaskulare
1) Amputimet te diabeti 2) Sëmundjet okluzive vascular

 Reumatologji
Reumatizmi degjenerativ , inflamator dhe periartikular
1)Spondyloza, 2)Syndroma Cervicale, Cervico-Cephalea, Cervico-Brachiale, 3)Syndroma Thorakale dhe Lumbale, 4) Spondiliti Ankilosant, 5)Artriti Reumatoid, 6) Febris Reumatika,

Kardiovaskulare
1)Gjendjet pas infarktit të miokardit, 2)Cregullimet vaskulare periferike, 3)Angina Pectoris, 4)Morbus Raynoud

Pulmologji
1)Astma Bronchiale, 2) Bronchiti, 3) Bronchoectasia 4)Smundjet tjera të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes

Intensive dhe Post kirurgjikale
1) Eliminohen pasojat e inaktivitetit , 2) pozicionimi,3) kondicionimi fizik , 4) përshpejtimi i konsolidimit  5)  dhembja,  6)edema, 7)ushqyeshmëria, 8) regjenerimi, 9)metabolizmi, 10) qarkullimi

 Qendra Orto-Protetike (QOP)
 1)Amputimet (Protezat ), 2) Scoiliozat, Kyphozat (TLSO), 3) Deformimet e Shputave, 4) Luksacionet e kërdhokullave (aparate të ndryshme dhe rripa të Pavlikut), 5) Postpolio(Ortozat), 6) Parezat, contracturat, (longeta dhe orteza dinamike  dhe statike, 7) problemet e boshtit kurrizor (Miderët shkarkues)

 

5) Adresa e kontakti
Hyrije Krasniqi, Administratore
Tel- 038 500 600 2735