Historiku i Klinikës se Gastroenterologjisë me Hepatologji
Shërbimi i Gastroenterologjisë dhe Hematologjisë ka filluar punën dhe veprimtarinë shëndetësore në kuadër te Spitalit të Prishtinës në Dhjetor të vitit 1958 deri ne vitin 1973, kur u bashkua me Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Prishtinës si organizate e punës se bashkuar. Nga 29 Dhjetor1977 deri me 1991 zhvilloj veprimtarinë si organizatë punuese e FM të UP me Klinikat perbërëse, në rastin tonë Klinika Interne me shërbimet në kuadër të saj si shërbim i Gastroenterohepatologjisë. Nga Qershori i vitit 1999 ka zhvilluar veprimtarinë në kuadër te QKUK-së.
QKUK e themeluar nga Ministria e Shëndetësisë duke u shndërruar ne SHSKUK ku përfshinë edhe Spitalet dhe organizatat tjera
Nga QKUK formohen Klinika te veçanta ne vitin 2012 kur dhe aprovohet statuti i QKUK-se nga Ministria e Shëndetësisë duke u avancuar në Klinikë – KLINIKA E GASTROENTEROLOGJISË ME HEPATOLOGJI.

Pasi që Kl. e Gastroenterologjisë me Hepatologji në bazë të Nenit 12 të Statutit ta SHSKUK/së i plotëson kushtet dhe u avancua në Klinikë: si kriteri kadrovik, specialistë të licencuar,profesorë dhe doktor shkence për të zhvilluar veprimtarinë profesionale Gastroenterohepatologjike arsimore te arsimit të lartë universitar dhe pasuniversitar si dhe teknologjia bashkëkohore e diagnostikimit, hulumtimit dhe trajtimit tw tw swmurve terciar dhe sekondar, si dhe hapësirat e nevojshme për të ushtruar këtë veprimtari.
Kësaj kronologjie të zhvillimit të QKUK/se i bashkëngjisim organogramin e Klinikes se Gastroenterologjisë me Hepatologji me njësite organizative të saj te cilat janë aprovuar nga bordi i SHSKUK/së.
Klinika e Gastroenterologjisë
Klinika e gastroenterologjisë është njësi organizative e QKUK-së e dalë nga Klinika e sëmundjeve të brendshme në bazë te nenit te 12 pika 6.11 te Statutit të QKUK-së, të aprovuar nga themeluesi-Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
7. Në kuadër të Klinikës të Gastroenterologjisë organizohen veprimtari shëndetësore, arsimore dhe shkencore në QKUK nëpërmjet këtyre njësive:
1. – Njësia e Gastroenterologjisë (20 shtretër, 5 mjekë, 6 infermier/e),
2. – Njësia e Hepatologjisë ( 18 shtretër, 5 mjekë, 6 infermier/e),
3. – Njësia e Endoskopisë dhe ultrasonografisë diagnostike ( 2 shtretër, 2 mjek, 6 infermier/e)
4. – Njësia gjysmë intensive (4 shtretër, 1 mjek, 5 infermier/e).
1. Njësia Gastroenterologjike- merret me diagnostikimin ekstensiv të sëmundjeve gastroenterologjike, duke përfshirë sëmundjet malinje të tubit digjestiv, me theks të veçantë sëmundjet kronike inflamatore dhe trajtimin e tyre si qendër referente e shërbimit klinik për sëmundjet inflamatore të zorrëve për tërë territorin e Kosovës.
2. Njësia Hepatobiliare- paraqet qendrën referente për diagnostifikimin e sëmundjeve virale, kronike, parazitare, metabolike, alkoolike dhe sëmundjeve malinje dhe sëmundje tjera të etiologjive të ndryshme të Mëlçisë dhe sëmundjet me dëmtim ireversibil të mëlçisë si cirroza e mëlçisë dhe komplikimet e saj duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e të sëmurëve për transplatim eventual të mëlçisë
3. Njësia e mjekimit gjysëmintensiv- Paraqet kujdesjen intensive dhe mjekimin me infuzione transfuzione oksigjenoterapi të gjendjeve prekomatoze dhe komatoze të shkaktuara nga sëmundjet gastroenterohepatologjike.
4. Njësia e Endoskopisë dhe Ultrasonografisë diagnostike- paraqet qendrën referente për endoskopi të sëmundjeve inflamatore të zorrëve, është kabinet diagnostik i kompletuar për diagnostifikim dhe trajtim terapeutik në rastet intervente si endoskopia proksimale dhe distale, ultratingulli perkutan abdominal në të ardhmen dhe ultratingulli endoskopik me biopsi të mëlçisë. Ligatura dhe sklerozimi i varikseve ezofageale, nyjeve hemorroidale, polipektomive, PEG, ekstraksioni i konkrementeve dhe trupave të huaj, si dhe ERCP.
5. Në ambulancen specialistike të gastronterologjisë -kryhen vizitat ambulantore specialistike dhe përcjellja e të sëmurëve për mjekim të vazhdueshëm si dhe diagnostifikimi me ultratingull transabdominal dhe endoskopik.
6. Në çdo njësi parashihet që të ketë shefin-en e Njësisë i cili i përgjigjet drejtorit-es të klinikës së Gastroenterologjisë, poashtu çdo Njësi duhet të ketë motrat përgjegjëse që i përgjigjen kryeinfermierit-es të klinikës.
Në rastet emergjente kryhen edhe punët e përmendura sipas organizimit në klinikë.
ORGANOGRAMI I KLINIKËS GASTROENTEROLOGJI me HEPATOLOGJI
Drejtoria e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji:
1. Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji
Dr.Zaim Gashi, mr.sci Specialist, Internist dhe Gastroenterohepatolog
2. Shefi i Njesise se Gastroenterologjise
Ass.dr.Drita Berisha, dr.sci Specialist, Interniste dhe Gastroenterohepatologe
1. Shefi i Njësisë s Hepatologjisë
Prof.dr.Sadik Zekaj mr.sci.dr.sci Specialist,Iinternist dhe Gastroenterohepatolog
4. Shefi i Njësisë se Endoskopise
Dr.Arber Veliu Specialist, Gastroenterolog dhe Hepatolog
1. Shefi i Njësisë se mjekimit gjysme intensive dhe ultrasonografise diagnostike,
Dr. Aida Polloshka mr.sc specialist, interniste-gastroenterologe
1. Kryeinfermierja e Klinikes se Gastroenterologjisë
Shukrane Zhubi
1. Prof.dr Sadik Zekaj Internist dhe Gastroenterohepatolog
2. Ass.dr Drita Berisha Internist dhe Gastroenterohepatolog
3. Ass.dr Adem Haziri Internist dhe Gastroenterohepatolog
4. Dr.Skender Telaku mr.sci Internist dhe Gastroenterohepatolog
5. Dr.Arber Veliu Gastroenterolog dhe Hepatolog
6. Dr.Bahri Gashi Gastroenterolog dhe Hepatolog
7. Dr.Visar Zekaj Internist, internist-subspecializant ne Gastroenterologji
8. Kryeinfermierja e njësisë Zoja Maloku.
1. Njësia e Hepatologjisë (18 shtretër, 5 mjekë 5 infermier-e).
1. Prof.dr.Sadik Zekaj mr.sci.dr.sci Specialist,Iinternist dhe Gastroenterohepatolog
2. Ass.dr Fadil Sherifi mr.sci Specialist Internist
3. Dr.Luljeta Luzha Sadriu Specialist Internist
4. Dr.Fitore Komoni Specialist Internist
5. Ass.dr.Argjira Juniku-Shkolloli mr.sc. Specialist Internist
6. Kryeinfermierja e njësisë -Nexhmije Xhemajli
1. Njësia gjysëm intensive, dhe ultrasonografisë diagnostike (4 shtretër, 1 mjek, 5 infermier-e).
Dr. Aida Polloshka mr.sc, internist-Gastroenterolog (shefe e Njësisë).
Te gjithë mjekët e klinikës sipas orarit te njësisë.
1. Njësia endoskopisë (1 mjek, 6 infermier-e, 2 shtretër).
Dr. Arber Veliu Specialist Gastroenterolog (shef i njësisë).
Dhe gjithë mjekët tjerë të klinikës se gastroenterologjise sipas orarit te punes ne njesi.
Kryeinfermierja e Njësisë- Feime Ahmeti.
1. Ambulanca specialistike e Klinikës së Gastroenterologjisë (2 infermier-e dhe mjekwt e klinikes).
2. Shërbimi higjieno-teknik i Klinikës së Gastroenterologjisë (punëtorët higjieno-teknik menaxhohen nga kompania kontraktuar nga ana e QKUK-se).
1. Në Klinikën e Gastroenterologjisë infermierija menagjohet:
1. 1-Kryeinfermier-e e Klinikës se gastroenterologjisë Shukrane Zhubi
1. 1-Infermier-e kryesor-e i-e Njësisë së gastroenterologjisë
2. 1-Infermier-e kryesor-e i-e Njësisë së hepatologjisë
3. 1-Infermier-e kryesor-e i-e Njësisë së endoskopisë dhe ultrasonografisë diagnostike.
1. Hapësirat e Klinikës:
Klinika e Gastroenterologjisë shfrytëzon hapësirat e tanishme të repartit të Gastroenterologjisë në kuadër të Kliniks Interne në katin e III-të, me dhomat e pacientëve, nyjet sanitare sipas standarteve, zyrat e personelit shëndetësor si dhe kabineti endoskopik dhe ultrasonografik si dhe ambulanca specialistike në katin perdhese nr 5 dhe tri dhoma podrum endoskopi ambulantore dhe ultrasonografi diagnostike të cilat për momentin janë në renovim dhe mund të jenë funksionale në përfundim të renovimit.
1. Kujdestaria e Klinikës së Gastroenterologjisë:
Kujdestaria e Klinikës së Gastroenterologjisë organizohet nga mjekët specialist-gastroenterolog të punësuar nga QKUK me orar 24 orësh dhe nga stafi i mesëm poashtu të punësuar nga QKUK.
VII. Punët dhe detyrat e punës: Njësitë organizative të klinikës së Gastroenterologjisë kryhen nga mjekët specialist të Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosoves dhe kryejnë të gjitha punët që nga vizita e thjeshte e deri te metodat diagnostike endoskopike, intervente, ultrasonografike perkutane dhe intervente diagnostike, ultraze endoskopik dhe ERCP ne kushte të siguruara nga Klinika dhe aparaturat adekuate. Ndersa pershkrimi puneve te puntoreve te mesem behet nga kryeinfermieri-ja duke u bazuar ne programin e shkollimit te mesem dhe te larte te Infermierise si dhe ne vendet ku kerkohen trajnime specifike duhet te kene dhe certifikate per trajnimin e kryer.
VIII. Gjithsej numri i stafit: Në Klinikën e Gastroenterologjisë punojnë 14 mjekë dhe 21 infermier/e, por ky numër mund te rritet në baze të dinamikes së planit vjetor të punës në klinikë.

 

NJOFTIM PËR PUNËN NË TRE MUJORIN E PARË TË VITI 2017, NË KLINIKËN E GASTROENTEROLOGJISË ME HEPATOLOGJI

Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji në kuadër të QKUK-SHSKUK kryen shërbime shëndetësore terciare dhe sekondare. Shërbimet e shtrimit të pacientëve, diagnostikimit dhe trajtimit me sëmundje gastrointestinale dhe hepatologjike janë të nivelit bashkëkohorë dhe të mbështetur në udhërrëfyesit evropian dhe amerikanë për problemet e traktit tretës.

Krejt këto janë realizuar edhe në tremujorin e këtij fillim viti, me përkushtimin maksimal të stafit profesional të Klinikës edhe përkundër sfidave të mëdha në aspektin teknik.

Klinika e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë që nga marsi i viti 2016 nuk e ka në disponim aparaturën për endoskopi të sipërme pasi e njëjta ka kaluar jetëgjatësinë e sajë teknike dhe është në defekt të pa riparueshëm. Kjo ka paraqitur dhe vazhdon të paraqes nje hendikep të madh dhe të pa kapërcyeshëm në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve akute dhe të rënda të traktit të sipërm gastrointestinal (hemorragjitë dhe tumorët). Puna në Shërbimin endoskopik ka vazhduar me aparaturë të huazuar dhe e cila nuk plotëson kushtet minimale teknike për një punë korrekte dhe profesionale.

Gjithësesi,në këtë tremujor janë kryer 119 gastroskopi me fibrogastroduodenoskop, për pacientët të shtrirë ne Klinikë, 25 prej të cilëve u është marrur biopsi, njërit i janë bërë bandligacionet e varikseve ezofagiale. Kolonoskopi të realizuara janë 251, 42 prej tyre u është marrur biopsi kurse prej 24 kanë kaluar procedurën e polipektomisë.

Eko të abdomenit të realizuara kalojnë numrin 250. Punksionet terapeutike dhe diagnostike të lëngut ascitik arrijnë numrin 26.

Klinika jonë ka 33 shtretër për shtrimin e pacientëve dhe gjatë këtij tremujore në total kemi pasur 211 të sëmurë të hospitalizuar në Klinikën tonë. Kurse numri i pacinentëve të trajtuar në ambulancën specialistike gastrohepatologjie, për këta tre muaj shkon në 884.

Me një fjalë, edhe përkundër kushteve jo të volitshme të punës dhe mungesës së aparaturës bazë për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, Klinka jonë ka arritur ofroj shërbime kredibile për pacientët e sëmurë nga sëmndje që prekin traktin tretës.