KLINIKA E KIRURGJISË MAKSILOFACIALE

Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale është hapur me 21 Mars 1983. Veprimtaria e Klinikës zhvillohet në tri lëmi : arsimore, shëndetësore dhe kërkimoro-shkencore. Në këtë Klinikë zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Degës së Stomatologjisë dhe të Degës së Mjekësisë. Mësimi zhvillohet nga stafi akademik i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë- Dega Stomatologji. Është qendër ku kryhet specializimi i Kirurgjisë Maksillofaciale si dhe turnuset për specializim nga lëmitë e stomatologjisë dhe mjekësisë së përgjtishme (Kirurgjia Orale, Protetika, Ortodoncia, , Sëmundjet e Gojës, Orl, Oftalmologji, Kirurgji Plastike etj.)
Në këtë Klinikë mjekohen pacientë me këto patologji: tumorët, traumat, anomalitë kongjenitale, disgnatitë, infeksionet etj.. Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike. Ambulanca punon cdo ditë pune dhe nëpër të kalojnë rreth 10.000 pacientë branda vitit.  Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 700 pacientë.Operohen rreth 1100 raste brenda vitit qoftë ne anestezion lokal apo të përgjithshëm.
Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intenzive me qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali, Irlande, Turqi) si dhe SHBA të cilët edhe kanë organizuar simpoziume se dhe trajnime të stafit.
Klinika ne mënurë të vazhduar organizon ngjarje shkencore si,  kongrese, simpoziume dhe konferenca me pjesëmarrje vendore dhe ndërkombëtare.

Shërbimet që ofrohen në Klinikën tonë janë:
-Trajtimi i lëndimeve të gojës, nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi i tumoreve të gojës, nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi i infeksioneve dentogjene dhe jodentogjene
-Trajtimi i disgnative, gjegjësisht crregullimeve të raporteve ndërnofullore
-Trajtimi i anomalive të lindura  të gojës, nofullave dhe fytyrës dhe i sëmundjeve tjera të rralla të këtij regjioni.

Sipas organogramit Klinika është e ndarë në:
1.Ambulanca Specialistike dhe zyra e pranimit te pacientëve.
2.Reparti i Traumatologjisë.
3.Reparti i Onkologjisë.
4.Reparti për Deformitete Orofaciale dhe Ortognatike.
5.Blloku Operativ.
6.Njësia Gjysëmintensive dhe Reanimimi.

Gjithsej jane 28 punëtorë, prej aty 10 mjekë specialistë, 17 infermiere dhe një administrator,  nga të cilët një  profesor i asocuar dhe një asistent të cilët janë të angazhuar në Katedrën e Stomatologjisë, lënda Kirurgji Maksillofaciale, Universiteti i Prishtinës.
Nr.tel të klinikës: ++381 38 500 600 30 06

 

Dr. Agron Bytyqi-
UD. Drejtor i Klinikës
Specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale

Prof.ass. Sami Salihu, 03.04.1955
Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale, Profesor asistent i UP
samisalihu@yahoo.com
++381 38 500 600 20 70

Ass.dr.Fëllanza Gjinolli, 08.03.1959, Shefe e Klinikës
Specialiste e Kirurgjisë Maksillofaciale
fellanzargj@yahoo.com
++ 381 38 500 600 20 72

Ass.dr.sci. Mergime Prekazi Loxha, 01.09 1973, asistente e rregullt në UP
Specialiste e Kirurgjisë Maksillofaciale, Koordinator për Cilësi
mergimeloxha@gmail.com
++381 38 500 600 20 72

Dr.Nijazi Heta,1960,  Shef i Sallës operative
Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale
+381 38 500 600 20 70

Dr.Arsim Kelmendi , 1963,
Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale+
381 38 500 600 20 71

Bedrije Rizani Cakolli,
Drejtoreshë e motrave
+381 500 600 30 06

Mejreme Vatovci
Kryemotër e Repartit
+381 38 500 600 23 83