KLINIKA E KIRURGJISË PLASTIKE

Drejtor i Klinikës Prof.dr. Hysni Arifi
Shërbimi i Kirurgjisë Plastike si njësi në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë është themeluar në vitin 1978 me udhëheqës dr. Adnan Shabani.  Në vitin 1988 ky shërbim u avancua në Repart në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë. Atë  kohë shef ishte Dr. Adnan Shabani dhe kryeinfermiere Znj. Lirije Beqiri, me personel të avancuar  në kuadër të së cilit isht enjë kirurg i ri dy specializantë dhe 10 infermiere.

Në kohën e okupimit nga vitit 1990 -1999 ky repart mbyllet dhe personeli përjashtohet nga puna dhe hiqen edhe pacientët shqiptarë të cilët privohen të marrin shërbime. Gjatë kësaj kohe pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

Në vitin 1999 pas kthimit në punë të punëtorëve shëndetësorë rifillon puna në Repartin e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë. Fillimisht kishte staf të reduktuar me dy kirurgë, por shpejtë filloj edukimi i vazhdueshëm specialistik(4) mjekë dhe stafi infermierisë. Në periudhën e pasluftës përballen me shumë sfida, por ka histori progresi dhe në vitin 2014 sipas Ligjit të ri për Shëndetësi , kirurgjia plastike shndërrohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive.  Në një të ardhme të afërt planifikohet të formohen 4 njësi. Njësia e djegieve, njësi e kirurgjisë rekonstruktive, njësia e kirurgjisë së shuplakave, njësia e kirurgjisë plastike-estetike.

Personeli:
Prof. Asocc. Hysni Arifi, Drejtor i Klinikës
Dr. Hasime Terziqi, mr.sci
Dr. Violeta Zatriqi, dr.sci
Dr. Zejn Buja, dr.sci
Dr. Agim Berisha,mr.sci
Dr. Adem Kllokoqi
Dr. Enever Hoxhaj
Ass.dr. Ylber Zejnullahu

Shërbimet emergjente ofrohen 24-orë
Llojet e shërbimeve:
Djegie dhe pasojat e djegieve
Rekonstruksioni i defekteve të lëkurës dhe indeve të buta
Trajtimi kirurgjik i tumoreve të lëkurës dhe indeve të buta
Trajtimi i patologjive  të shuplakës
Trajtimi i infeksioneve të lëkurës dhe indeve të buta