Klinika e Kirurgjisë Torakale është klinika e vetme në Kosovë e cila kirurgjikisht trajton sëmundjet e kraharorit. E themeluar si njësi repartit të kirurgjisë torakale në kuadër të kirurgjisë së përgjithshme që nga viti 1974. Të gjitha shërbimet torakale janë kryer në nivel vendi nga ekspertë tanë të cilët kanë kontribuar që kirurgjia torakale të rritet , zhvillohet në një nivel dhe standard të lartë profesional.
Ne klinikën e kirurgjisë torakale të SHSKUK së bënë përkujdesjen për të gjithë pacientët me sëmundje kirurgjike të mushkrive, pleures, trashëse, dhe bronkeve, mediastinumit, diafragmes karcinomes së gjirit dhe murit te kraharorit.
Ofrimi i këtyre shërbimeve subspecialistike të larta bëhet në klinikë,ambulanten specialistike dhe Qendrën Emergjente.

Struktura organizative e Klinikës se Kirurgjisë Torakale
• Ambulanta specilistike-konsultative e klinikës Torakale
-Lidhtorja dhe salla e vogël e kirurgjisë torakale.
-Ambulantë për pranim,triazha
• Hospitalizimi në Klinikën Torakale
-Njesia e kirurgjisë së gjirit.
-Njësia e kirurgjisë së mushkrish,mediastinumit,diafragmes.
-Njësia e kirurgjisë së pleurës dhe murit torakal.
-Njësia e mjekimit gjysme intensiv.

• Blloku operatorë
-Kabineti i bronkoskopisë
-Njësia e sterilizimit
-Salla operative me sallën e VATS-it.
-Njësia e zgjimit postoperatore.
• Shërbimi teknik-administrativ dhe punëve tjera
Struktura e të punësuarve në klinikë:
-Specialistë të kirurgjisë së përgjithshme torakale
-Specialistë të anesteziologjisë,
-Infermieret,instrumentaret dhe teknikët e anesteziologjisë,
-Personeli tjetër administrativ.

• Llojet e shërbimeve medicinale
• Procedurat diagnostike invasive dhe diagnostike-terapuotike:
A-Standarde
-Endoskopia-trakeoskopia dhe bronkoskopia fleksibile dhe rigide,
-Torakoskopia dhe pleuroskopia,
-Biopsia kirurgjike e noduseve periferike ne qafe, axille, murin e kraharorit,biopsia perkutane me gjilpëre e lezioneve në murë të kraharorit, mediastinum dhe mushkëri.
-Mediastinoskopia,mediastinotomia parasternale.
-Biopsia kirurgjike e hapur e pleurës, mushkërisë ,medsiastinumit dhe diafragmes.
-Torakocenteza,drenazha torakale,

B-Të posaçme
-Ekstrakcioni i trupave te huaj ne trahe dhe bronke ne anestezion te përgjithshëm,
-Trajtimi endoskopik i hemoptizive masive,
• Procedurat torakokirurgjike operative
-Bëhen të gjitha ndërhyrjet toraks-kirurgjike operative në mushkëri, trahe,pleure,mediastinum,murin e kraharorit dhe diafragmes si dhe ndërhyrjet kirurgjike te karcinoma e gjirit. Përkujdesja e të gjitha llojeve të traumës së kraharorit si dhe komplikimeve te traumës torakale.
• Aktiviteti në konziliumin specialistik

-Konsiliumi i përhershëm torakal si formë e përditshme organizative e punës me qëllim të zgjedhjes së problemeve mjekësore më të mëdha dhe me komplekse në diagnostikimin dhe terapi te sëmundjeve dhe gjendjeve në fushën e kirurgjisë torakale. Konsiliumi organizohet si ekip me profesionale për diagnostikim dhe trajtim terapeutik e cila merr vendime për aplikimin e metodave me të ndërlikuara diagnostike dhe toraks-kirurgjike në mjekimin e sëmundjeve të mushkërisë,pleures,parietit të kraharorit,karcinomës së gjirit. Po ashtu përcaktohet lloji dhe rëndësia e lëndimeve torakale. Ne kuadër të konsiliumit mund të angazhohen edhe ekspertë të profileve te ndryshme mjekësore.
• Puna në ekip

Kirurgët torakalë janë të integruar në ekip multi-disiplinare të cilin e përbejnë:
-Specialistet ne fushën diagnostike;radiologet,ultrasonografistët,kardiologët etj.
-Patologu
-Pulmologu onkolog
-Pulmolog, specialist të funksionit respiratorë
– Specialisti i mjekësisë fizikale
-Specialist anesteziolog.

Menaxhmenti i Klinikës Torakale
Drejtori i Klinikes
Ass.dr.Saudin Maliqi, mr.sci
Kirurg torakal
Tel:+37744148951, 038/5006003118
saudinmaliqi@gmail.com

Kryeinfermierja e Klinikes Torakale
Nafije Rexhepi
Tel:+37744141440, 038/5006003119

Kirurget torakal te punësuar ne Kliniken e kirurgjisë Torakale:
Ass.dr.sci Shqiptar Demaçi
Kirurg torakal
Tel:+377307585
shqipid@yahoo.com

Dr.mr.sci Fitim Selimi
Kirurg torakal
Tel:+37744124946
fitim_selimi@hotmail.com

Dr.Frederik Çuperijani
Kirurg torakal
Tel:+37744124168
frederikcuperjani@hotmail.com

Dr.mr.sci Avni Behluli
Kirurg torakal
Tel:+37744345387
avnibehluli@hotmail.com

Dr.Selajdin Bajrami
Kirurg torakal
Tel:+37744292704|
selajdinbajrami@gmail.com

Dr.Nazmi Kolgeci
Kirurg torakal
Tel:049292704
nkolgeci@hotmail.com

Dr.Agron Poniku
Kirurg torakal
Tel:+37744274783

Dr.Eliza Kastrati
Kirurge torakale
Tel:+37744287282
kastratieliza@hotmail.com

Infermierët e punësuar në Kliniken e Kirurgjisë Torakale
Hatixhe Kelmendi –kryeinfermiere e repartit
Sanimete Hyseni
Nexhmije Kolshi
Shyhrete Rama
Emine Vllasaliu
Sadbere Mehmet
Zyrafete Hoxha
Zarife Vitija
Drita Terrnava
Sakibe Hoxha
Makfire Gashi
Sevdije Rama
Suzana Jupolli
Arjeta Vitija
Vjollca Hyseni
Ajshe Gjoka
Saranda Podrimqaku
Lumturie Bytyqi
Elbasane Elshani
Fatime Gashi
Mihrije Bajrami
Sanije Bajqinovci
Sabrije Aliu
Shpresa Hasani