KLINIKA E KIRURGJISË

Klinika e Kirurgjisë Abdominale është pjesë përbërëse e QKUK-së, në kuadër të SHSKUK-së, ku organizimi dhe funksionimi realizohet në vartësi nga udhëheqja e kësaj klinike.

Kjo Klinikë ka funksionuar si repart i Kirurgjisë së Përgjithshme në fillim si Spital i përgjithshëm nga viti 1957, i cili është transferuar në objektin e ri nga i vjetri që ka qenë pranë hekurudhës, pastaj avancohet në Klinikë të Kirurgjisë Abdominale nga 01.06.2014

Me formimin e fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht me 1969, repartet e spitaleve të përgjithshme avancohen në Klinika, siç ka qenë Klinika e Kirurgjisë me repartet e veta të cilat janë avancuar. Sherbimi administrativ ende është i përbashkët me QKUK

Menaxhmenti i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale përbëhet nga;
Drejtori Klinikës-Ass.Dr.Sci.Rifat Bajarami dr.med
tel   +37745-518-702
zyrtar 038-500-600-23-48
dr.rifatb@gmail.com

Kryeinfermierja e Klinikes –BsC- Fëllënza Spahiu,
nr.tel   +37745-582-584
zyre- 038-500-600-32-38
fllanzaspahiu@gmail.com
administratorit- Feriha Ramadani
038-500-600-32-52

Klinika e Kirurgjisë Abdominale disponon me këtë numër të personelit kirurgë 33, infermiere 66, instrumentare 12, specializantë 14 , total 126 të punësuar
Për momentin Klinika posedon me 70 shtretër që kemi kërkesë të rritet numri i tyre deri në 80 sa ishte para renovimit.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale përbëhet nga këto njësi përbërëse të saj si
Repartet Klinike-
1.Laparaskopi
2.Kirurgjia Esofago-gastrike,
3.Kirurgjia e Parietit dhe Endokrine
4.Kirurgjia Hepato pancreatito biliare-HPB
5.Kirurgjia Kolorektare
6.  Shërbimi ambulantore me sallën e vogël

Blloku operatore – me dhomën e zgjimit, sterilizimin

Kabineti endoskspik(gastroskopi, rektoskopi,kolonoskopi, biopsi, trupat e huaj, dilatim i ezofagut, polipektomi,

ERCP papillotomia,sfinkterotomia,stentim i rrugëve biliar

Fushë-veprimtaria e Klinikes së Kirurgjisë Abdominale është diagnostikimi dhe trajtimi  kirurgjik i patologjive të abdomenit dhe të traumës abdominale. Merret me mjekimin e sëmundjeve të ezofagut, mjekimi i sëmundjeve të lukthit, zorrëve të holla, kollonit dhe rektumit.

Sëmundjeve të mëlçisë, të rrugve biliare, sëmundjet e pankreasit si dhe patologjia komplet e paretit abdominale dhe retroperitoneumit duke përjashtuar traktin urinar, gjandrat endokrine suprarenales, tiroides.

Punohen edhe reseksionet e ezofagut – ahallasioni, reksesionet e lukthit suptotale dhe totale, reseksionet e duodenit, zorrëve të holla, hemikolektomit e anes te djatht, transferzit ,desendentit, reseksionit e sigmes, reseksionet te ulta dhe te larta te rektumit, reseksionet segmentare te mëlqis dhe semundjet tjera operative të melqis, operacionet e rrugve biliare me derivacionet e nevojshme, operacionet e pankreasit duodenopakreaektomia cefalike(Wipl-i, Traveso-Longmire), reseksionet e trupit dhe bishtit të pankreasit, splenektomit, spelorafit, gjithashtu punohen të gjitha hernitë e fituara ose post incizionale me rrjet ose pa të sipas rastit.

Merret edhe me mjekimin e traumës së diafragmës në urgjence.
Të gjitha veprimtaritë tjera që i lejohet kirurgut të përgjithshëm brenda aftësive profesionale.