Klinika e Neonatologjisë 

Klinika e Neonatologjisë është qendër referente që ofron shërbime të nivelit primar, sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor për foshnjet e porsalindura. Aty trajtohen të gjitha foshnjet që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe foshnjet me rrezik të lartë të cilat vijnë nga spitalet rajonale dhe maternitetet tjera anë e kënd Kosovës.
Filosofi e Klinikës tonë është që të ofrojë kujdes me pacientin dhe familjen në qendër.
Misioni ynë është që të shpëtojmë jetëra të foshnjeve të porsalindura duke ofruar shërbim sa më cilësor të bazuar në evidencën mjekësore.

 

MORTALITETI NEONATAL
Në bazë të analizave statistikore të cilat i kemi bërë për këtë vit shihet se kemi ulje të shkallës së mortalitetit neonatale për 6.6 promil krahasuar me vitin paraprak, nga 15.7 ‰ në 9.1 ‰ për fëmijët e lindur në KOGJ. Këtë e konsiderojmë si të arritur mjaft të mirë sepse jemi shumë afër statistikave të regjionit. Është rritë mbijetesa e foshnjeve premature që janë trajtuar me surfaktant prej 70 % në 82 %.
Shërbimet që oforhen në klinikën tonë

  • Kujdesi për të porsalindurin e shëndoshë që nga lindja
  • Kujdesi intenziv
  • Kujdesi repirator
  • Kujdesi për foshnjen e lindur para terminit: përkrahja me CPAP dhe surfaktant
  • Diagnostikimi dhe trajtimi postoperativ i rasteve kirurgjike
  • ECHO e SNQ
  • ECHO e Zemrës
  • Eksanguinotransfuzioni
  • Balonatrioseptotomia sipas Ruschkind
  • Kujdesi special për foshnjet e lindura para kohe
  • Kujdesi për foshnjet që referohen nga spitalet rajonale
  • Këshillimet për gjidhënie
  • Kujdesi për fëmijët e braktisur
  • Ambulanta specialistike dhe e pranimit të foshnjeve.

Paisjet mjekësore të disponueshme
Inkubatorë -36
Respirator – 13
Fotollampa – 12
Pompa infuzive – 38
ltraze –2
CPAP Infant Flow – 10
Bubble CPAP – 10
Pulsoksimetra – 54
Tensiometra- 3
Aparat i Rtg – 1
Analizatori i gazrave në gjak -1
Aparati i CRP-1