KLINIKA E ONKOLOGJISË MJEKËSORE

Historiku: Onkologjia si shërbim ka filluar shumë më përpara, por nuk ka pase Klinikë apo Institut Onkologjik dhe këto shërbime janë kryer të shpërndara dhe pa një sistem unik të shërbimeve. Stafi ishte në mënyre ekstreme i pamjaftueshëm.
Kirurgjia Onkologjike ka qenë dhe është e shpërndarë nëpër klinikat kirurgjike sipas lokacionit anatomik të tumorit (Klinika e neurokirurgjisë, kirurgjisë torakale, abdominale, urologjisë, kirurgjisë ortopedike , ORL, oftalmologji, k. Maxilofaciale, gjinekologji etj. )
Kimioterapia: Është dhënë kimioterapi në Klinikën e Pulmologjisë, Gjinekologjisë, Interno (gastroenterologji),  etj. Në vitin 2010 fillon centralizimi, proces ky që vazhdon deri në vitin 2012 kur edhe centralizohet komplet dhe kalon në Institutin e Onkologjisë.
Radioterapia: është shërbim që nuk ka qenë deri në vitin 2013. Në këtë vit fillon mjekimi i parë me radioterapi kurative.
Me datë 28 dhjetor 2010 fillon punën Instituti i Onkologjisë. Në vitin 2013 nga Instituti i Onkologjisë i ndërrohet statuti në Klinikën e Onkologjisë, emërtim që vazhdo.
Drejtori i parë i Institutit të Onkologjisë (më vonë ne vitin 2014-Klinika e Onkologjisë) i zgjedhur me konkurs publik, ka qenë Prof Dr. Behxhet Osmani. Gjatë kohës së drejtimit të Institutit e më vonë Klinikës së Onkologjisë nga Prof Osmani, u vunë themelet e një institucioni të mirëfilltë onkologjik, ku vlen të ceket se gjatë kësaj kohe përveç të tjerave është funksionalizuar dhe realizuar për herë të parë radioterapia kurative.
Nuk kemi të dhëna se kush e ka realizuar kirurgjinë e parë onkologjike apo kimioterapinë e parë në Kosovë.

Radioterapia: Radioterapia kurative është realizuar për herë të parë nga mjekët onkologë së bashku: Dr. Ekrem Hyseni, Dr. Dafina Ademi, Dr. Ardian Millaku, Dr. Sonja Blakaj dhe Dr. Emine Disha

Orari i punës: Klinika e Onkologjisë punon nga ora 700h deri 1900h. Ky orar pune mbulohet me dy ndërrime. Kimioterapia përshkruhet nga ora 8 deri në orën 10 00. Nga ora 11 00 deri në ora 13  është koha e mjekimit  tabletarë dhe kontrollet pa terapi (follow up).
Gjatë ndërrimit të dytë nuk përshkruhen terapi por vetëm përcjellën rastet që janë duke marrë mjekim me terapi sistemike-kimioterapi dhe radioterapi.

Shërbimet: Klinika e Onkologjisë ofron shërbimet e :

  • Kimioterapisë
  • Radioterapisë
  • Mjekimi invaziv me kimiotarapi (terapia intravezikale, intrapleurale)
  • Laboratorin (shërbime bazike)
  • Përgatitjen e citostatikëve
  • Barnatoren dhe depon e citostatikëve

Stafi:

  • Mjekë specialistë 15
  • Infermiere 13
  • Teknike të radioterapisë 8
  • Laborant 3

Me stafin dhe shërbimet e mësipërme klinika e onkologjisë jep shërbime për 150 deri 300 pacientë në ditë.