Klinika e Pulomologjisë aktualisht disponon me 68 shtretër për të sëmurë. Në këtë Klinikë funksionon Shërbimi i pranimit-ambulanca specialistike në të njëjtat hapësira,ku kryhen vizitat e pacientëve ambulantorë si dhe bëhet identifikimi i rasteve për pranim dhe kryhet pranimi i pacientëve të rinj. Në kuadër të Shërbimit të pranimit funkcionon edhe Laboratoriumi Hematologjik ku kryhen ekzamnimet bazike si Sedimentimi,Hemogrami,Urina si dhe laboratoriumi i diagnostikës bakteriologjike të këlbazës-Baciloskopia direkte.

Klinika e ka edhe shërbimin e Diagnostikës funkcionale,ku bëhen Spirometritë e pacientëve hospitalorë dhe ambulantorë,si dhe bëhen ECG për pacientët e shtrirë. Në shërbimin e Diagnostikës funkcionale bëhet edhe PPD testimi i pacientëve të hospitalizuar ne Kliniken Pulmologjike si dhe te semureve te hospitalizuar ne klinikat tjera.

Shërbimi i Diagnostikës Invazive poashtu funkcionon si shërbim për pacientët e shtrirë dhe ambulantorë.Këtu ofrohen këto shërbime: Bronkoskopitë me anestezion lokal ,si dhe punkcionet pleurale. Klinika disponon edhe me Rentgen kabinetin ku punojnë një Rëntgen teknik, Këtu realizohen ekzaminimet radiologjike si Radiografia e mushkërive dhe tomografitë klasike.  Për të gjitha ekzaminimet e tjera laboratorike të nevojshme si dhe ekzaminimet klinike të tjera të domosdoshme,kryhen në Institutin e Biokimisë si dhe Institutin e Radiologjisë të Qendrës diagnostike të QKUK. Një pjesë e materialit,për diagnostike bakteriologjike dërgohet në IKSHP të Kosovës gjegjësisht në shërbimet e specializuara të këtij Institucioni.
Klinika e Pulmologjise poashtu ka bashkëpunim reciprok me Qendren Kombëtare re Transfuzionit te Gjakut – QKTGJ .

Stafi i Klinikës:
Në Klinikën Pulmologjike punojnë gjithsejtë 64 punëtorë,prej tyre 49 punëtorë mjekësorë:14mjek specialist, 1 fizioterapeut ,31 infermier/e,2 laborant,1 rentgen teknik . Prej stafit jomjekësorë 15 dhe ate: 2 punëtorë administrativ,një puntor per financa,një depoist,një shtëpiak,një garderobier,4 punëtore të kuzhinës (servire),5 higjienist (pastrues).

Shërbimi i Diagnostikes funksionale:
Aktualisht në këtë shërbim punojnë tre mjek Pneumoftiziolog,dhe nje infermiere.

Shërbimi i diagnostikës invazive
Në këtë shërbim punojnë 3 mjek specialist dhe dy infermiere

Klinika e Pulmologjise ka katër reparte:
– Reparti A me 22 shtretër – Reparti C me 16 shtretër
– Reparti B me 18 shtretër – Reparti D me 12 shtretër

Drejtor Klinikës Pulmologjisë
Dr.sc. Ilirjane Raça Bunjaku -Pulmologe
____________________
Email: lanerb2000@yahoo.com
Tel zyrt.038-500600-4130
Tel Mob: 044-123246,045-507593