KLINIKA E RADIOLOGJISË

Klinika e Radiologjisë veprimtarinë shëndetsorë e realizon në kuadër të SHSKUK-së dhe merret me Radiologjinë Diagnostike, Radiologjinë Invazive dhe me Radiologjinë Intervente në kuadër të së cilave bënë: triazhim, monitorim, ekzaminim, observim, diagnostikim radiologjik, intervenim radiologjik dhe  konsulenca specialistike.

HISTORIKU I RADIOLOGJISË
Me 8 nëntor të vitit 1985 fizikani gjerman  Wilhelm Conrad Rontgeni rastësisht zbulon rrezet X (iks), të cilat më vonë për nder të tij u quajtur rrezet rëntgen. W.C.Rontgeni për zbulimin e vet epokal në vitin 1901 merr çmimin Nobel. Në viti n 1896 Bekereli zbulon radioaktivitetin natyral. Zbulohen rrezet alfa, beta dhe gama. Grumbullohen njohuritë për strukturën e materies dhe të atomit. Për zbulimet nga lëmia  a radioaktivitetit Bekereli dhe bashkëshortët Maria dhe Pjerë Kiri në vitin 1913 fitojnë çmimin Nobel për fizikë. Maria Kiri është fituese e dyfisht e çmimit Nobel. Ë.C.Rëntgeni  ka zbuluar efektin fluoreshent dhe aftësinë dëpertuese të rrezeve X. Së shpejti pas zbulimit, në një karton të lyer me kristale fluorshente, vet Rontgeni ka mujt me pa skeletin e njeriut në lëvizje pasi që rrezet kanë kaluar trupin e tij. Këshut ka filluar radioskopia. Rotngeni ka vërejt  se rrezet rëntgen lejnë gjurmë në pllakën fotografike (efekti fotokimik) dhe bën radiografinë e parë në Botë, dorën e gruas së vet. Kështu fillon radiografia (incizim më rrezet e rëntgenit).

HISTORIKU  I RADIOLOGJISË NË KOSOVË
Rëntgen aparatet e parë në Kosovë kanë arritur pasi që ka arritur rryma elektrike, kjo ka ndodh pas Luftës së dytë Botërore. Para Luftës së dytë Botërore vetëm të pasurit nga Kosova kanë shkuar për tu shikuar në rëntgen në Vjenë, Romë,Trieste, Bukuresht, Selanik, Shkup e gjetiu.

Tuberkulozi i mushëkrivë në Kosovë ka qenë problem i madh. Pas Luftës së Dytë Botërore fillojnë të arrijnë roentgen aparatet e para të asaj kohe, të thjeshta dhe të dobëta për kuptimet e sotme.

Radiologët e parë shqiptarë në Kosovë arrijnë pas vitit 1967 (Dr.Eshref Biçaku në Prizren).

Radioterapeuti i parë në Kosovë është Doc.Dr. Xhavit Bicaj.

Mjekësia nuklearë në Kosovë ka filluar në vitin 1976  në Prishtinë. Pionier i mjekësisë nuklearë në Kosovë është Prof. Dr. Behxhet Canhasi.  Gamakamera  e parë në Prishtinë ka arritur në fillim të vitit 1997. Duhet të përmendet  edhe fizikani Prof. Dr. Tahir Imami  autor i dy vellimeve të “Biofizikës” i cili tërë karierën e  vet  dedikoj radiologjisë së Kosovës.

Rëntgenteknikët e parë të shkolluar  në Zagreb vijnë në Kosovë pas vitit 1954.

Në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, në vitet 1982-1984 janë shkolluar 3 gjeneratat e para të rëntgenteknikëve.

Provimi i parë specialisik për radiolog në Kosovë është dhënë në vitin 1987.

Shërbimi i Radiologjisë ngritet në nivelin e Klinikës së Radiologjisë në vitin 2013 me Statutin e ri të QKUK-së

Struktura organizative e Klinikës së Radiologjisë
Klinika e Radiologjisë është e organizuar në profile si:

  • Neuroradiologji
  • Radiologjia intervente
  • Radiologjia Torakale
  • Radiologjia Abdominale
  • Radiologjia oseomuskulare
  • Radiologjia e gjirit

Shërbimet që kryhen në Klinike e Radiologjisë 

  • Radiologjia konvencionale (radiografike dhe radioskopike) e të gjitha sistemeve.
  • Tomografia e Kompjuterizuar (TK) 64 shtresore, 6 shtresore dhe 1 shtresore e të gjitha sistemeve.
  • Rezonanca Magnetike (1.5T) e të gjitha sistemeve.
  • Ultrasonografia e të gjitha sistemeve.
  • Mamografia
  • Angjiografia e të gjitha sistemeve
  • Radiologjia intervente dhe me invazitet minimal
Në diagnostikën e radiologjisë intervente:
          Kemi bërë formular për caktimin e rasteve për planifikimin e orarit të shërbimeve që punohen me kërkesat e pregaditjes paraprake e adekuate të pacientit, e cila mundëson krijimin e arkivës së detajizuar dhe atë imazherike. Për çdo rast të punuar arkivojmë CD e inçizimeve paraprake dhe ato të vet procedurës.
          Kemi bërë formularin për rexhistrimin e rasteve dhe materialit të shpenzuar.
          Kemi bërë formularin për informim pranimin e procedurës me nënshkrim nga ana e pacientit.
          Bashkë me radiologët pjesë e ekipit të radiologjisë intervente, kemi vizituar dhe takuar drejtorët e:
          Klinikës së gjinekologjisë – të interesuar për embolizimin preoperativ të tumoreve, fibromave dhe të gjakderdhjeve akute në miter për të parandaluar histerektominë urgjente.
          Klinikës së gastroenterologjisë – të interesuar për biopsi të pankreasit dhe organeve tjera, në të ardhmen PTC me drenim apo stentim, për TIPS, drenime të ndryshme
          Klinikës së kirurgjisë vaskulare – të tejkalohen vështërsitë e deritanishme, jemi dakorduar që mjeku udhëzues vaskular të jetë i kyqur në vendimmarrjen për vendosjen e stentit të mundshëm nga ana e radiologut tek pacienti i referuar nga kirurgu vaskular).
          Kirurgjisë abdominale – kanë ofruar përkrahje 24 orëshe nga ekipi kujdestar për çfarëdo komplikimi të mundshëm që radiologët intervent mund të hasin. Janë shumë të interesuar për mbulueshmëri 24 orëshe nga radiologët intervent për embolizimin e gjakderdhjes akute intra abdominale, për embolizimin preoperative të tumoreve, për PTC me drenim apo stentim, biopsitë dhe drenimet intra abdominale.
          Kirurgjinë torakale – të shtohet bashkëpunimi dhe qasja konziliare me shkëmbim të përvojave.
          Është vendosur bashkëpunim institucional me institution e patologjisë dhe të gjitha biopsitë që janë realizuar në diagnostikën e radiologjisë intervente në klinikën e radiologjisë QKUK janë dërguar vetëm në insitutin e patologjisë QKUK.
Kemi përpiluar kërkesat për vitin 2016 bazuar në nevojat dhe mungesat e materialeve që kemi nga lista esenciale:
          Parashtrim i kërkesave për material jashtë listës esenciale (tromboliza – trombektomia mekanike e arterieve intrakraniale të okluduara akut, tromboliza dhe embolizimi i arterieve në trup (trajtimi i gjakderdhjeve dhe trombozimit të AMS, AIC, AFC, AFC, AP, ATA, ATD), stentimi i aortës me diseksion, stentimi i arterieve renale, stentimi i arterieve periferike, sklerotizimi i disqeve, embolizimi intra arterial i tumoreve në mëlçi, ablacioni i tumoreve në abdomen dhe toraks, biopsi të kockave, vertebroplasti, për procedurat që janë mund të realizohen në të ardhmen.
          Parashtrim për kërkesë për dy aparate të ultratingullit.
          Parashtrim për kërkesë për një aparat të ri të angjiografisë. Aparati ekzistues i angjiografisë nuk është digjital, nuk ka mundësi të inçizimi në CD të procedurave të realizuara, nuk ka papuqe udhëheqëse të fluoroskopisë pranë tavolinës, nuk ka mundësi të realizimit të roadmap, nuk ka mundësi të kryrjes së inçizimit rotativ, nuk ka mundësi të inçizimit adekuat të procedurave me 7 e më shumë imazhe në sekond, nuk ka mundësi të monitorimit të funksioneve vitale të pacientit, nuk ka mbrojtje nga rrezatimi pranë tavolinës e as të mbrojtjes mobile nga rrezatimi.
 
          Duhet porositur edhe shiringa për injektor për TKA për aparatin e TK 64, për injektorin në angjiosallë, gypa vazhdues dhe stopkok me presion të lartë për angjiografi, materialin që mungon për procedurat radiologjike intevente intravaskulare, gjilpëra për biopsi dhe ato për biopsi të kockave.
·         Gjatë kësaj periudhe të shkurtër nga marrja e detyrës, kemi pasur mungesë të materialeve, të kontrastit dhe aparati i TK nuk ka funksionuar për një periudhë. Fundvitin e pritëm me prishje edhe të aparatit të angjiosallës e cila deri në ditën e sotme nuk është rregulluar akoma.
·         Caktimin e pacientëve e kemi tranferuar tek radiologët, të cilët së pari duhet të njoftohen me rastin dhe të vlerësojnë metodën e realizimit.
·Ekipi i radiologjisë intervente i udhëhequr nga shefi i diagnostikës Dr Bujar Gjikolli, me radiologët e rinjë Dr. Bujar Imeri, Dr. Murat Murati, Dr. Jeton Shatri, Dr. Ilir Bejta dhe Dr. Muharrem Sadiku ka qenë aktiv në të gjitha fazat e planifikimit e të realizimit të procedurave radiologjike minimale invasive të kryera gjatë kësaj periudhe të shkurtër, 
Janë realizuar:
biopsi të mushkërive
biopsi e pankreasit
biopsi të mëçisë
biopsi e veshkëve
biopsi të kockave
fine needle aspiration të gjëndrës tiroide
drenim i abscesit intra abdominal
angjiografi të arterieve intrakraniale.

 

Menaxhmenti i Klinikës
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë
Prof Dr Serbeze Kabashi-Muqaj (neuroradiologji)
Tel/+37744257554
e-mail: sebikabashi@gmailo.com 

Shef i Radiologjisë së gjirit
Dr sc Hysni Gerguri – radiolog
Tel/+37744 804 444
e-mail: 

Shef i Radiologjisë Abdominale
Dr . Agim Bregaj – radiolog
Tel/+37745 250025
e-mail:

Shef i Radiologjisë Osteoimuskuklare
Dr Gazmend Hasbahta – radiolog
Tel/+37744 137 341
e-mail: gazbahta@hotmail.com

Shef i Neuroradiologjisë
Dr sc Ilir Ahmetgjekaj – radiolog
Tel/+38649 858 333
e-mail: drilir@hotmail.com

Shef i Radiologjisë Torakale
Dr Rifat Rabushaj – radiolog
Tel/+37744 308 459
e-mail:

Shef i Radiologjisë Intervente
Dr Bujar Gjikolli – radiolog
Tel/+3774 140878
e-mail:

Kryetekniku i Klinikës së Radiologjisë
Sezair Rudhani – tek. i Ro
Tel/
e-mail:

Radiologët e punësuar në Klinikën e Radiologjisë

Arben Kutllovci
Martin Marniku
Hakif Thaqi
Halit Ymeri
Ilir Ahmetxhekaj
Ilaz Bunjaku
Hysni Gërguri
Naser Gjonbalaj
Sadik Kelmendi
Agron Arifi
Gazmend Hazbata
Aferdita Koshi
Serbeze Muqaj
Ilir Ukimeraj
Rifat Rabushaj
Mirvete Gashi
Lirije Gashi
Bujar Gjikolli
Agim Bregaj
Kreshinke Dedushaj
Antigona Kabashi
Gani morina
Shkendije Nuza
Ardian Bicaku

Teknikët e punësuar në Klinikën e Radiologjisë

Xhejrane Kuqi
Shefki Bytyqi
Isa Maloku
Servete Shoshi
Naim Makolli
Zoja Berisha
Shukrije Shala
Xhevat Bashota
Shaban Saraqi
Ismet Asllani
Selvete Haxholli
Zejnepe Paci
Driton Bytyqi
Alban Mustafa
Arjeta Mustafa
Feride Makolli
Ganimete Hoxha
Mejreme Gashi
Shqipe Nazifi
Ali Krasniqi
Zyhrije Jashari
Fatime Sadiku
Ariana Neziri
Sela Osmani
Hajriz Pacolli
Nadire Metolli
Shpresa Bekteshi
Rexhep Gashi
Haxhere Prebreza
Bedri Rrukiqi
Kosovare Selmanaj
Ajshe Bucolli
Mimoza Sadikaj
Sadije Bllacaku
Naim Ajvazi
Selman Rexhepi
Ramiz Ukaj
Hajrullah Brati
Agron Kryeziu
Sezair Ruhani
Albulena Shala
Ganimete Canolli
Fisnik Thaqi
Agron Preteni
Kemajl Murtezi
Emine Pacolli
Aferdita Gashi
Adifete Bllaca
Sevdije Krasniqi