KLINIKA E REUMATOLOGJISË

Në historinë e Reumatologjisë Kosovare, Reparti i Reumatologjisë u themelua më 1974 në kuadër të Klinikës Interne të QKUK-së me 8 shtretër, një mjek dhe një infermiere.

Në vitin 1984 themelohet Shërbimi i Reumatologjisë me 24 shtretër, katër mjekë dhe pesë infermierë, me çrast, përveq perkujdesjes së pacientëve, veprimtarinë shkencore e organizon me projektin shkencor: Ethet Reumatike 1986-1989, si dhe organizon 7 simpoziume shkencore dhe profesionale deri në vitin 1990.

Në vitin 2012 themelohet Klinika e Reumatologjisë, Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike. Pastaj në vitin 2014 themelohet Klinika e Reumatologjisë si Klinikë në vehte, e pavarur nga Klinikat tjera e cila ngërthen në vehte  26 shtretër, 12 mjekë dhe 11 infermierë.

Klinika e Reumatologjisë vazhdon punën me përkushtim në mbështetje të pacientëve, organizon veprimtarinë me punë në ambulancën specialistike, në Qendrën Emergjente, permes kujdestarive si dhe përkujdesjes për të sëmurët e hospitalizuar.

Duke u mbështetur në rekomandimet e Kolegjit  të Reumatologëve Amerikan (ACR) si dhe Shoqatës Evropiane kundër Reumatizmit (EULAR), në Klinikën e Reumatologjisë aplikohen kriteret diagnostike dhe udherrëfyesit më bashkëkohor terapeutik për sëmundjet reumatizmale.

Klinika e Reumatologjisë është qëndër e vetme referente në vend ku diagnostikohen, trajtohen dhe monitorohen patologjitë reumatizmale duke përfshirë sëmundjet inflamatore autoimune të indit lidhorë, ato degjenerative, problemet rreth artikulare si dhe ato parareumatike.

Në kuadër të përmirësimit të kushteve diagnostike, ne synojmë në përvetsimin dhe aplikimin e metodave më bashkëkohore si ekzaminimi osteodensitometrik, ultrazëri i nyjeve dhe indeve të buta, kapilaroskopia si dhe aplikimi i biopsisë tek sëmundjet inflamatore autoimmune të indit lidhorë.

Në kuadër të veprimtarisë permanente shkencore dhe profesionale, në Klinikën e Reumatologjisë organizohen seminare nga mjekët e klinikës, mjekët në specializim, bëhet edukimi  praktik i brezit të rinjë nga shkolla e mesme e mjekësisë, i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në drejtimet: Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Infermieri, Fizioterapi, pastaj grumbullohet materiali për projekte shkencore të masterit, magjistraturës dhe doktoraturës.

Për kandidat  në specializim dhe vijuesit e tjer ështtë siguruar literaturë edhe në gjuhen shqipe, teksti Universitar “Reumatologjia” në gjuhen shqipe, 2006, autor: Prof. asoc. dr Sylejman Rexhepi.

Shoqata e Reumatologëve të Kosoves (RKS), organizon simpoziume ( 2001, 2002, 2003 dhe 2006), si dhe dy kongrese kombëtare me pjesëmarrje ndërkombëtare (2012, 2014) të cilat pretendojmë ti bëjmë tradicionale për çdo 2 vite.

Në organogramin e Klinikës janë paraparë 4 shërbime:

  1. Shërbimi i Reumatologjisë “A”
  2. Shërbimi i Reumatologjisë “B”
  3. Shërbimi i ambulancës specialistike
  4. Shërbimi i Kabinetit Diagnostik

Përbërja kadrovike:

  1. Prof.asoc.dr Sylejman Rexhepi, Internist-Reumatolog,

Profesor i lëndës: Mjekësi Interne dhe Reumatologji

  1. Dr Avni Kryeziu, Internist-Reumatolog

UD Drejtor i Klinikës së Reumatologjisë

  1. Dr Afrim A. Gashi, dr sci. Internist-Reumatolog,
  2. Dr Idriz Berisha, dr sci. Internist-Reumatolog
  3. Dr Ali Lahu, Internist-Reumatolog
  4. Dr Arian Brovina, Internist- Reumatolog
  5. Dr Ismet Bajraktari, Internist-Reumatolog
  6. Dr Arta Baftiu, Internist-Reumatolog,
  7. Dr Mjellma Rexhepi, Internist-Reumatolog
  8.  Dr Jehona Ismajli, Internist-Reumatolog
  9. Dr Bastri Durmishi, Internist-Reumatolog
  10. Dr Linda Jerliu, Internist-Reumatolog

Infermieret :

  1. Gezim Krasniqi, kryeinfermier i Klinikës
  2. Vahide Jemini, Infermiere kryesore
  3. Enlirat Duraku, Infermier
  4. Hasime Brahimaj, Infermiere
  5. Sheribane Rexhepi, Infermiere
  6. Selvete Vranja, Infermiere
  7. Synavere Hoxha, Infermiere
  8. Aferdita Pacolli, Infermiere
  9. Alban Selmani, Infermier
  10. Valentina Berisha, Infermiere
  11. Haki Buqaj- Infermer