Shërbimet që ofrohen në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë:

  • Shërbimet shëndetësore të nivelit primar-ambulantor përfshirë edhe planifikimin familjar (abortet artificiale legale)
  • Shërbimet shëndetësore për gratë shtatzëna të cilat nuk kanë komplikime të gjendjes shëndetësore (përcjellje e shtatzënisë normale, kryerja e ekzaminimeve dhe analizave, kryerja e lindjeve normale, lindjeve instrumentale, kryerja e prerjeve cezariane)
  • Shërbimet shëndetësorë për gratë shtatzëna me shtatzëni të komplikuar të cilat kërkojnë kujdes të veçantë profesional (kërcënimi për abort, shtatzënia anembrionale, kërcënimi për lindje të parakohshme, shtatzënia me binjakë, shtatzënia e komplikuar me diabet, çrregullimet hipertenzive gjatë shtatzënisë et).
  • Shërbimet shëndetësore këshilldhënëse pas lindjes (ushqimi me gji, kontracepcioni, problemet e mundshme gjatë puerperiumit etj).
  • Problemet shëndetësore të gruas jogravide: gjakderdhja e zgjatur dhe e çrregullt nga mitra (procedurat diagnostikuese dhe terapeutike), trajtimi i problemeve shëndetësore me natyrë beninje dhe malinje (psh fibromat, polipet, kondilomat, sëmundjet prekanceroze-trajtimi i tyrë dhe trajtimi operator i sëmundjeve malinje gjinekologjike)
  • Procedurat diagnostikuese dhe terapeutike për të zgjidhur problemet me sterilitetin bashkëshortor.

 

Numri i të punësuarve:
Në KOGj puna është e organizuar dhe e distribuuar në 13 reparte të cilat kanë shefin e repartit dhe motrën kryesore. Në KOGj janë të punësuar 46 mjekë specialistë dhe 201 infermiere me kuadër të mesëm mjekësor dhe tri infermiere me gradën bachelor. Poashtu, duke marrë parasysh se KOGj shërben si qendër për edukimin specialistik këtu punojnë edhe 36 mjekë në specializim.

Drejtoreshë e Klinikës, Prof.dr. Myrvete Paçarada
Kryeinfermiere, Znj. Elmaze Vela

Numri i kontaktit:
038 500 600 3763 – Drejtoria
038 500 600 3745 – Zyra e Pranimit
038 500 600 3789 – Salla e Lindjes