Ministri Ismaili dhe drejtori Sejdiu përcjellin nga afër punimet për Spitalin e ri të Kirurgjisë Pediatrike

Aug 15, 2018
Shpend Fazliu

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Z. Uran Ismaili,  i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i  Shërbimit  Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Uran Ismaili dhe  drejtori i kompanisë Mabetex , z. Valon Lluka, kanë përcjellë nga afër punimet që janë duke u bërë për ndërtimin e Spitalit të Kirurgjisë Pediatrike, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me këtë rast, Ministri Ismaili, tha se gurë themeli për këtë Spital ishte vendosur disa vjet më herët, por që nuk kishin filluar punimet.

“Kemi shtuar përpjekjet tona  të kryejmë të gjitha procedurat, kemi kontaktuar me donatorin kryesor dhe me koncersiumin e tyre që kanë qenë mbikëqyrës gjerman, kompani gjermane dhe kemi arritur të zhbllokojmë procesin. Si e shihni  Spitali Pediatrik ka filluar të marrë formën, që do jetë modern do të ketë paisje moderne me 100 shtretër, 10 mijë metra katrorë,  donacion 20 milionë euro, më së i nevojshëm”, u shpreh  ai.

Ministri tha se ka folur me  punëkryesit  dhe pritet që punimet të marrin hov e  të shihen duke u nisur katet e ardhshme.

Ai shpjegoi se projekti është i paraparë të kryhet për 22 muaj, objekti do jetë me ura lidhëse me klinika, projekt i çmueshëm për fëmijët tanë, me kualitet të lartë si ndërtime dhe paisje  moderne.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu,  mes tjerash tha se nevoja për këtë Spital ka qenë e madhe meqë shumë fëmijë kanë nevojë për trajtim.

“ Përfundimi i punimeve pas 22 muajve, do të mundësoj kushte shumë të mira,  duke llogaritur edhe infrastrukturën tjetër përcjellëse në të gjitha hapësirat e QKUK-së, mendoj se do jetë kompletim  i infrastrukturës  dhe me paisje, fëmijët   do të gjejnë trajtim më të lehtë”, theksoi drejtori Sejdiu.

Sipas tij,  përveç donacioneve po  ndjekim edhe investimet  e ardhur nga qeveria dhe ministria dhe të gjitha së bashku do  të lehtësojnë punën në shëndetësinë kosovare.

Valon Lluka, Drejtor i Mabetex, tha se ka informuar Ministrin dhe drejtorin e SHSKUK në lidhje me punimet që janë duke u kryer, duke i siguruar se të gjitha punët do të kryhen për 22 muaj ashtu si parashihet me kontratë.

 

Me respekt,