Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor – Mitrovicë

Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 10 Tetor të vitet 2002 në kuadër të këtij Institucioni shërbime ofrojnë :1 neuropsikiatër.1 psikiatër,15 infermiere, punetori  social, administratori financiar dhe punetorë ndihmës.

Qendra e shëndetit mendor në bashkësi  ofron këto shërbime:

Shërbimet në qendrim ditor: Aktivitete grupore, sigurimi i marrdhënjeve miqësore, sigurimi i terapisë farmakologjike dhe aktivitete rekreative.
Ambulanca specialistike psikiatrike; Vizita e parë specialistike psikiatrike, vizitat kontrolluese specialistike psikiatrike, intervistime, psikoterapi, kontrolli i terapisë farmakologjike, raporte specialistike dhe vertetime mjekësore.
Vizitat shtëpiake; Percjellja e gjendjes se klientit,dhenja e terapisë farmakologjike, verifikimi dhe sigurimi i marrjës së terapisë, vlersimi i kushteve të jetës së klientit, inter reakcionet në situata të krizës.
Puna terapeutike me Familje; Takimet me anëtaret e familjes së klientit, psikoedukimi familjar
Puna Individuale:Takimet e  caktuara dhe të përseritura për diskutim të problemeve të ndryshme; personale, kushtet e jetës  dhe ofrimi  i mundësive për të mësuar për rrethana aktuale .
Rehabilitimi: Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituse të punës dhe integrimi në pune,aktivitet rekreative dhe sportive.
Intervenimet sociale dhe medicinale ; Përkrahje e klientëve në entin social, në gjykata dhe fond pensional .
Këshillime; Këshilla mjeksore për klientë, vendosja e marrdhenjeve me repartet tjera mjeksore për ofrim të keshillave, këshillime urgjente në rast nevoje dhe caktime të takimeve me telefon.
Puna  grupore terapeutike: Diskutime grupore për cështje të caktuara dhe të ndryshme, forcim personaliteti, organizim të kohës së lirë dhe ngritje të mardhënjeve shoqërore.
Teknikat psikologjike; Teknikat e relaksimit, teknika Mendje-trup dhe meditimi.
Bashkëpunimi me organizatat te tjera: SHPSHM bashkëpunon me Qendrat tjera të shëndetit mendor, Qendrën kryesore  të mjeksise familjare në regjion, OJQ-të të cilat veprojnë në regjionin, profesionistet psikiatrik te Kforit Franqez, SHPK – njësin në komunitet, TMK, bashkësit Islame dhe Katolike, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, Qendren për punë sociale dhe mireqenje sociale, përfaqesuesit e degëve të Hendikosit në regjion.

QSHMB në Mitrovicë ka botuar fletushka për aktivitete që zhvillohen në SHPSHM në Mitrovicë

Kontakt adresa:
Ilirid, Rr.Bedri Hasanaj
Tel: 028/530-834, 028/532-502
Orari i punës :8:00 -16:00
E mail: drgsh93@yahoo.com