Pas operacionit në ortopedi, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

Aug 11, 2018
Shpend Fazliu

Pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica,  për shkak të tumorit  i kishin mbetur këmbët e palëvizshëm dhe nuk arrinte që të lëvizte me këmbët e tija.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale  L2 dhe L1.

Ekipi operator,  pasi mori rezultatet diagnstike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte. Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe  bëhet fiksimi i pasëm me vida  dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija.

Ekipin mjekësore  e ka  udhëhequr  nga Dr. Xhavid Gashi , Dr.Nexhmedin Duriqi, dr. Luan Kuqi , anesteziologu dr. Islam Krasniqi dhe  instrumentare Fexhrije Jonuzi, poashtu ekipi tjetër mbështetës.

Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte.

Pacienti për 1 javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore.

 

Me respekt,