QENDRA E SHËNDETIT MENDOR DHE SHTËPIA PËR INTEGRIM NË BASHKËSI
PRIZREN
Stafi menaxhues:
Drejtor: Dr. Naim Fanaj, psikiatër
Zyrtar administrativ: Besnik Loshaj
Kryeinfermierë i QSHM: Afrim Roshi
Kryeinfermierë i SHIB: Afife Maqkaj
QENDRA E SHËNDETIT MENDOR PRIZREN
Shërbimi profesional i shëndetit mendor të Prizrenit përbehët nga tri njësi Qendra e shëndetit mendor, Shtëpia për Integrim në Bashkësi dhe reparti psikiatrik i cili është në kuadër të Spitalit regjional të Prizrenit.
Qendra e shëndetit mendor në bashkësi ka filluar punën me 8 korrik të vitit 2002 dhe ofron shërbime te shëndetit mendor për qytetin dhe zonën përfshirëse të komunës së Prizrenit, shërbimet e shëndetit mendor në këtë institucion i ofrojnë një psikiater, një psikolog, kryeinfermieri, nëntë infermier/e, punëtori social,një këshilltarë psiko-social, punëtori administrativ,vozitësi dhe katër punëtor ndihmës (3 roje nate dhe 1 pastruese).
Qendra e shëndetit mendor
SHËRBIMET DHE AKTIVITETET TË QENDRËS SË SHËNDETIT MENDOR
Qëndrimi ditor : aktivitete rekreative,aktivitete grupore,sigurim te terapisë psikofarmakologjike dhe sigurim te mardhenjeve miqësore.
Vizitat specialistike; Vizita e parë,vizita e përsëritur,intervistime,psikoterapi e shkurtë sipërfaqësore,kontrolli i terapive psiko farmakologjike dhe raporte specialistike dhe vërtetime mjekësore.
Vizita shtëpiake;Vlerësimi I kushteve të jetesës së klientit,inter reakcionet në situatat të krizës,dhjënja e terapisë psiko farmakologjike,dhënja e depo preparateve dhe verifikimi dhe sigurimi i marrjes së terapisë psiko farmakologjike.
Puna terapeutike me familje;takime me anëtarët e familjes së klientit, psikoedukimi shumëfamiljar.
Puna individuale ;Takimet e caktuara dhe të përsëritura për diskutim të probleme të ndryshme ; personale,kushteve të jetesës dhe ofrimit të mundësive për të mësuar për rrethanat aktuale.
Para nisjes në ekskurzion
Rehabilitimi ; Intervenime direkte dhe indirekte,programe rehabilituese të punës dhe integrim ne punë,aktivitete rekreative dhe sportive.
Intervenime sociale dhe medicinave :Përkrahje klientit ne entet sociale,ne gjykatë,fond pensional etj.
Këshillime:Këshilla tjera mjekësore për klientët,vendosja e mardhenjeve me repartet tjera mjekësore për ofrim të këshillave,këshillime urgjente në rast nevoje,caktim të takimeve me telefon.
Puna grupore terapeutike ; Diskutime grupore për çështje të caktuara dhe të ndryshme,forcim personaliteti,organizim të kohës së lirë,ngritje të mardhënjeve shoqërore.
Vetëkujdesi psikologjik dhe terapia ;teknikat e relaksimit ; teknika Mendje – trup, treningu autogjen, meditimi.
Terapia okupuese
Kursi për kompjuter
QSHM bashkëpunon me institucionet shëndetësore,Qendren për punë sociale, Policinë e komunitetit dhe sistemin gjyqësor, OJQ –të dhe gjitha institucionet relevante.
Adresa:
QSHM Rr.Xhevat Berisha P.N
Tel 029/623-760 623-931
Tel/fax-029623931
Orari i punës :e Hëne- e Premte7.00-15.00
Trajnimet e stafit pjesë e rëndësishme e aktiviteteve
Shtëpia për Integrim në Bashkësi
Misioni i shtëpisë për integrim është që të ofroj strehim , shërbime rehabilituese për klientët më çrregullime mendore me qëllim të rifitimit të aftësive të humbura dhe kthimin në rrethin shoqëror.
Shtepia Integruese ka hapësire prej 340 m2,ka dhomen e dites dhe te aktiviteteve,kuzhinen,dhomen e personelit-kujdestarisë,nyjet sanitare,sallen e fituesit dhe pesë dhomat per klienta ( një me tre shtreter, tri dhoma me ka dy shtretër dhe nje dhome me nje shtrat ).Kapaciteti i shtëpisë per integrim eshte dhjete shtretër.
Stafi :Kryeinfermieri dhe gjashtë infermier ofrojnë shërbime 24 orë.
Shtëpia për integrim në bashkësi
Aktivitetet ;
Zhvillimi i programit rehabilitues Individual :
Zhvillimi i programit rehabilitues grupor :
Vizitat e rregullta mjekësore
Ofrimi i shërbimit social ;
Klientet ne kuadër te Shtepis per Integrim iu ofrohen edhe aktivitete rekreative si lojra te ndryshme,vizatim, vallzim,kendim
përcjellja e televizionit dhe shtypit ditor dhe periodik,
biseda me stafin dhe banoret e tjere të shtepise,
aktivitete sportive dhe fitnes ne sallen e fitnesit.
Kremtim i ditëlindjeve dhe festave te shënuara.
Shetitje dhe eskurzione te perbashketa edhe me Qendren e shëndetit mendor dhe repartin psikiatrik.
Në ekskurzion
Kontakt adresa
Shtëpia për Integrim në Bashkësi
Fshati Petrovë
Tel:044627-130
NJËSIA E SHËNDETIT MENDOR PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË
Është duke zhvilluar aktivitetet që nga viti 2014. Ajo është e vendosur në lokalet e QMF 1 në Prizren. Aty punon një psikiatër për fëmijë.
Aktivitetet:
– Vlerësimi psikiatrik i fëmijëve të referuar.
– Psikoterapia individuale me fëmijë dhe adoleshentë.
– Terapia me barëra.
– Këshillime për rastet e adoleshentëve me vepra kundërvajtëse.
Kontakt adresa
QMF 1 PRIZREN
Rr. Ismet Jashari Kumanova, pn
Tel. 045420344