Qendra  Integruese  Rehabilituese e të sëmurëve Kronik-Psikiatrik

Qendra  Integruese  Rehabilituese e të sëmurëve Kronik-Psikiatrik në Shtime ka filluar punën me datë 01.09.2006 me një numër shumë të vogël të stafit punues.

Këtë institucion e ka përcjelle me vite të tëra mungesa e stafit e në veçanti stafit Profesional siç është mungesa e Psikologut, punëtorit social, mjekut të përgjithshëm, fizioterapeutit etj.

Në këtë institucion janë të punësuar 39 punëtorë, prej të cilëve: Drejtori , Psikiatër një, Administrator  një, Shef i personelit një, Kryeinfermier një, Zyrtare të pasurisë një, Zyrtare te pranimit të mallit një, Shef te shërbimit teknik një,  Shef i kuzhinës një, Koordinatore një,  Infermier  tetë, Ndihmës mjekësor katërmbëdhjetë, Kuzhinier një, Elektricist një, Ujë instalues një, Punëtorë i nxehjes një, Sigurim tre.

 

Qendra integruese rehabilituese e të sëmurëve kronik- psikiatrik në Shtime ofron shërbime 24 orësh.

Në kuadër të shërbimeve pos tjerash ofrohen këto shërbime:

Dhënia e terapisë, kujdesi për higjienën personale, veshmbathja, higjiena orale, këshillim, mësimi i aftësive sociale, terapi okupuese, terapi e punës, terapi individuale, aktivitete rekreative siç janë lojëra si shah, domina, ping-pong, bilardo, instrumente të ndryshme muzikore, eskurzione të ndryshme etj.

 

Ambulanca specialistike psikiatri

Vizitat kontrolluese specialistike psikiatrike,

Institucioni ynë është i tipit të hapur:

Bazuar në rregullat e brendshme dhe me leje përkatëse QIRSKP-Shtime lejon vizita familjare, vizita studentore, reportazhe televizive gjithnjë në përputhje edhe me ligjet në fuqi.

 

Vizitat shtëpiake

Ne si institucion lejojmë shkuarjen në vizita familjare ditore, javore apo edhe më gjate varësisht nga marrëveshja me palën që e merr ne vizitë klientin.

 

 

Mbështetja Sociale

Jemi në procedim të rregullimit te dokumentacionit për sa i përket rregullimit të pensioneve për klientët që kane arritur moshën mbi 65 vjeç.

 

Bashkëpunimi me organizatat tjera

Kemi bashkëpunim të mirë me QKMF-Shtime,me të gjitha klinikat e SHSKUK-së ,Qendrat për punë sociale kudo në Kosovë, Policinë në Shtime ,Caritas Kosova,QKMRT-ën etj.

Kontakt adresa:

Adresa :Rr “Tahir Sinani” PN Shtime

Tel: 0290/389 034