Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima”në Holandë do të mbështesë QKUK

Sep 04, 2018
Shpend Fazliu

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur në takim  pune profesor Gert- Jan Kaspers nga Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, bashkë me stafin tjetër mbështetës, i  cili shoqërohej  nga kryesuesja  e fondacionit Care For Kosova Kids ( CFKK) znj. Anke Gerrits dhe përfaqësueset e tjera të fondacionit nga Holanda dhe Kosova.

Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë e përkrahjes që ka profesor Kaspers dhe ekipi mjekësor nga Holanda për  Repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike në QKUK, me theks të veçantë për edukimin e stafit mjekësor dhe ndihma të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët  që janë të diagnostikuar me sëmundje hemato-onkologjike.

 

Drejtori Sejdiu, pasi falënderoi mysafirët për kontributin që po japin  për shëndetësinë e Kosovës, në veçanti për QKUK,  u shpjegoi mysafirëve gjendjen aktuale  dhe shërbimet që ofrohen në Repartin e Hemato-Onkologjisë Pediatrike, ku falë edhe donatorëve të ndryshëm, por edhe investimeve nga  buxheti është arritur që ky repart të ketë mjekë  dhe stafin tjetër shëndetësorë që kryejnë shërbime për këta fëmijë.

Prof. Kaspers tha se Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, bashkë me Fondacionin Care for Kosovo Kids, kanë mundësi të mbështesin stafin shëndetësorë ne edukim dhe subspecializim në mënyrë që pas trajnimit ato njohur t’i aplikojnë tek fëmijët e Kosovës.

Poashtu, ai tha se do të shikojnë edhe format e tjera të ndihmesës në mënyrë që shërbimi për fëmijët e diagnostikuar të jetë sa më i kompletuar.

Kryesuesja  e fondacionit Care For Kosova Kids ( CFKK) znj. Anke Gerrits,  tregoj për organizimet e deritanishme dhe ndihmat konkrete që kanë dhënë për Repartin e Hemato-Onkologjisë, qoftë në furnizim me barna dhe citostaikë për fëmijët e sëmurë, apo edhe formave të tjera të organizimeve që kanë pasur përmes fushatave bëmirës për të ndihmuar këtë Repart.

Në fund të takimit, dy palët u pajtuan që konform marrëveshjes së lidhur më herët ndërmjet Qendrës për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe QKUK dhe Care for Kosovo Kids,  të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetjen për Repartin e Hemato-Onkologjisë dhe për fëmijët e diagnostikuar me sëmundje hemato-onkologjike.

 

Me respekt,