Me krijimin e Fabrikës së Tekstilit në vitin 1958, ishte e nevojshme edhe themelimi i Ambulantës që do të ishte në shërbim të punëtorëve të kësaj fabrike gje e cila themelohet në vitin 1961.
Gjatë viteve në ketë ambulantë punojnë mjekë të specialiteteve të ndryshme gjerë me 02.05.1982 kur edhe ndërtohet objekti i ri ekzistues në sip.prej 2000m2 dhe njihet si DISPANZER I MJEKËSISË SË PUNËS. Meritë të veçantë kanë drejtori i Industrisë ” Emin Duraku” Zt. Fatmir Rexha dhe Drejtori i Dispanzerit të Mjekësisë së Punës Dr. Rifat Lila.
Gjatë gjithë kësaj kohe Dispanzeri ka qenë në shërbim të punëtorëve dhe të mbarë popullatës me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Të gjitha Kabinetet kanë qënë të pajisura me aparaturë me moderne të asaj kohe. Si i tillë ka funksionuar gjerë në vitin 1999 kur pas luftës e gjitha aparatura ekzistuese është marrë nga pushteti i atëhershëm serb.
Menjëherë pas luftës i gjithë stafi fillon punën pa mjete themelore ( aparatura), por duke ju falenderuar vullnetit dhe përkushtimit të Ministrisë së Shëndetësisë me 04.10.2000 emërtohemi INSTITUTI I MJEKËSISË SË PUNËS SË KOSOVËS-GJAKOVË dhe gradualisht jemi pajisur me aparatura më të sofistikuara të kohës për të gjitha kabinetet që edhe sot e kësaj ditë janë në funksion të plotë në shërbim të popullatës së gjerë.
Me Ligjin e Shëndetësisë Ligji Nr. 04/L-125 Institucioni ynë emërtohet Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës –Gjakovë , nivel terciar, si njësi organizative dhe funksionale e SHSKUK-së

SHËRBIMET QË OFROHEN
Kabinetet:

1.Mjekësi e Punës

Dermatologji

  • Neurologji
  • Gjinekologji
  • Laboratori Biokimik Hematologjik
  • Diabetologji
  • Pulmologji
  • Oftalmologji
  • ORL
  • Kardiologjia
  • Radiologjia
  • STAFI MENAXHUES
    Dr. Luan Nagavci
    – Drejtor Ekzekutiv
    Zana KëpuskaZyrtare Kryesore Financiare
    Lendita Jetishi– Zyrtare e Personelit/ Çertifikuese
    Shpejtim Skivjani– Zyrtar i Prokurimit
    Blerta Rudi– Zyrtare e Lartë Ligjore

    KONTAKT ADRESA:
    Email adresa: impk_gjakove@hotmail.com, luannagavci@hotmail.com
    Tel. 0390327787, 0390327061, 0390321988
    http://www.impk-gjakova.org/