Programi i Telemjekësisë së  Kosoves

 

Të dhënat e plota tek   www.telemedks.org

 

Telemjekësia   është ofrimi shërbimit mjekësor nga distanca, përmes përdorimit tw teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik që mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetësore të dobishme për diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, për kërkim dhe punë shkencore, si dhe për edukim të vazhdueshëm të personelit mjekësor, e gjithë kjo në interes të përmirësimit dhe zhvillimit të plotë të shëndetit të individëve dhe komuniteteve (OBSH, 1997).

Metoda në kohë reale e telemjekësisë mundëson interaksionin e drejtpërdrejt ndërmjet pacientit dhe ofruesit të shërbimit shëndetësorë përmes teknologjisë informative elektronike dhe telekomunikative

Metoda ruaj-dhe-dërgo e  telemjekësisë ireferohet përdorimit jo të drejtpërdrejt të komunikimit ndërmjet pacientit dhe ofruesit të konsultës, apo ndërmjet ofruesit referues të kujdesit shëndetësor dhe specialistit mjekësorë.

Monitorimi në distancë i pacientëve është metodë e kujdesit shëndetësorë  me anë të së cilës pacientët përdorin pajisjet mjekësore mobile për të dërguar të dhënat e gjendjes së tyre shëndetësore tek ofruesi i kujdesit shëndetësorë.

Terminali Lokal është hapësirë e pajisur për zhvillimin e një telekonsulte. Këto pajisje mund të jenë kompjuter, apo kamerë specifike për shërbimet e telemjekësisë.

Telekonsulta dhe teleprezenca është përdorimi i teknologjisësë Telemjekësisë për të mundësuar mjekun të vlerësojë në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit, të ndihmojë në trajtimin e tyre dhe sipas rastit të drejtojë përpjekjet e personelit e një institucioni të largët të kujdesit shëndetësor në procesin e ofrimit të kujdesit për pacientin.

Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor (EVM) në distancë përfshin të gjithë ato veprimtari të tipit të EVM të cilat realizohen në kushtet kur ligjëruesi dhe pjesëmarrësit ndodhen në distancë dhe informacioni transmetohet nëpërmjet teknologjive të informimit dhe telekomunikimit.

Biblioteka elektronike grumbullon dhe ruan materiale në format elektronik në vend të formateve klasike në letër, mikrofilmose media të ndryshme. Këto materiale mund të ruhen lokalist ose në rrjete kompjuterike në distancë dhe janë të aksesueshme në kompjuter.

Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës (QKTK) funksionon në mjediset e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). QKTK drejtohet nga Drejtori i Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës dhe kanë përbërje një staf të kualifikua të përbërë nga mjekë,specialistë të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit si dhe staf tjetër mbështetës. QKTK është e lidhur me Qendrat Rajonale të Telemjekësisë (QRT) nëpërmjet lidhjes me internet me brez të gjerë dhe siguri lidhje 99.9%.

Qendrat Rajonale të Telemjekësisë funksionojnë, për momentin, në Spitalet e Pwrgjithshme nw Gjakovë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe QKMF Skenderaj. QRT drejtohet nga Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë (një mjeki emëruar nga Drejtorit i Spitalit Rajonal) dhe nga Ndihmës Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë (një infermier i emëruar nga Drejtori i Spitalit Rajonal). Koordinatori Rajonal i Telemjekësisë i kryen angazhimet në kuadrin e veprimtarisë së vet profesionale, edukuese dhe kërkimore. Procedura standarde e punës së ndihmëskoordinatorit përfshin asistencë të plotë teknike për mjekët që kërkojnë shërbim të telekonsultës (gjatë orarit zyrtar të punës), transferim të përgjegjësive përmbajtjen operacionale të QRT.

Historiku          

Ideja për themelimin dhe zbatimin e Telemjekësisë në Kosovë është prezantuar për herë të parë në takimin G-8 të Telemjekësisë, në Berlin, më 5 maj, 2000, nga autori Prof. Dr.   Rifat Latifi.

Synimi ishte dizajnimi dhe zbatimi i QKTK si një portal i qëndrueshëm dhe funksional për informim brenda dhe jashtë regjionit me një qendër trajnimi për telemjekësi. Sistemi do të ofronte arsimim modern mjekësor, konsultime dhe transmetime të të dhënave klinike mjekësore ndërmjet QKUK-së dhe spitaleve regjionale të Kosovës si dhe ndërmjet Kosovës dhe komunitetit mjekësor ndërkombëtar.

Për këtë qellim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) nga institucionet relevante te kohës.

Ne vitin 2001, Prof. Dr. Rifat Latifi prezanton Projekt-Propozimin para Agjencionit Evropian për Rindërtim i cili vendose ta jetësojë (lexo-financoje) këtë program, përmes projektit “Activating Health Systems” te implementuar nga BBI.

Ishte kjo faza e Pare (I) e Programitt eTelemjekësisë sw Kosovës e cila përfshinte:

Renovimin/adaptimin e hapësirave te katit te 5 te ndërtesës se Qendrës Emergjente ne Qendrën e Telemjekësisë se Kosovës;
Pajisjen me teknologji te domosdoshme informative, komunikuese dhe logjistike
Trajnimi i resurseve humane;
Ekspertiza e domosdoshme ndërkombëtare;
Organizimi i Seminarit te Pare Ballkanik për Telemjekësi ne Kosove.

Te gjitha pikat e lartpërmendura realizohen me përpikëri dhe me kohe.

Mungesa e burimit kryesor te financimit për periudhën pas përmbylljes se Fazës se Pare (e Donatoreve) dhe buxheti shume i vogël nga MESH shënon një ngecje ne zhvillimin e Fazës se Dyte te Programit- Ndërtimi i QendraveRajonale te Telemjekësisë ne Kosove .

Ne Shtator te vitit 2006, International Virtual e-Hospital (IVeH), bene mrekullinë e radhës dhe siguron grantin nga State Departmenti Amerikan pjesa me e madhe e te cilit dedikohet ndërtimin dhe kompletimit teFazës se Dyte (II) te Programit tw Telemjekësisë se Kosovës

Me 18.10.2007 behet Inaugurimi i Fazës se Dyte te Programit teTelemjekësisë ne Kosove qe konsistoi nw  funksionalizimin e plotw te QKTK dhe 6 Qendrave Rajonale teTelemjekësisë ne Kosove

Ne vitin 2012 International Virtual e-Hospital (e-Spitali Ndërkombetar Virtual), behet Laureati ÇmimitPrestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program” Washington USA! Në radhë të parë, ky shpërblim është shpërblim për programin e telemjekësisë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe suksesin e IVEH në Balkan që tashmë është bërë model për vendet tjera në botë.

Stafi

Qendra Kombetare e Telemjekesisise se Kosoves kagjithsejt 13 te punesuar dhe udhëhiqet nga DrejtoriEkzekutiv, Dr. Ismet Lecaj dhe ka këto departamente;
Departamenti i Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit;
Departamenti Klinik;
Departamenti i Bibliotekës Elektronike dhe Edukimit te Vazhduar Profesional ne Distance
Departamenti i shërbimeve mbështetëse.

Kontakt:  +38138512420
Dr. Ismet Lecaj          Prof.
Drejtor i Qendrës së Telemjekësisë së Kosovës

Arben Imeri
Ekspert për telemjekësi dhe e-shëndetësi
arben.imeri@telemedks.org

Flamur Bekteshi
Ekspert për telemjekësi dhe e-shëndetësi
flamur.bekteshi@telemedks.org

Luljeta Krekaj
Shefe administrativo-teknike
luljeta.krekaj@telemedks.org

Fatmir Hajdari
Koordinator klinik për telemjekësi
fatmir.hajdari@telemedks.org

Blerim Berisha
Bibliotekist në bibliotekën elektronike
blerim.berisha@telemedks.org

Kadri Noberdaliu
Bibliotekist në bibliotekën elektronike
kadri.noberdaliu@telemedks.org