QKUK furnizohet me kontingjentin e parë të pajisjeve mjekësore

Sep 03, 2018
Shpend Fazliu

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), sot është pajisur me kontingjentin e parë të paisjeve mjekësore në të cilën përfshihen dhjetëra paisje mjekësore që do të shërbejnë për ambulancat specialistike dhe klinikat e QKUK-së. Ky është kontingjenti i parë i pajisjeve mjekësore në kuadër të vlerës prej 3.5 milionë të parapara për këtë vit për blerje të pajisjeve mjekësore.

Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, tha se ka filluar të bëhet modernizimi i shërbimeve e që do të mundësohet edhe përmes paisjve të reja mjekësore e që kanë munguar për kohë për kohë të gjatë .

“Sa herë që është përballë qytetari me shërbime shëndetësore, mjekët nuk kanë mundur të japin shërbimin kualitativ në mungesë të pajisjeve, pacientët është dashur të paguajnë vetë.Duke marrë pajisje të reja, po mundeni të ofrojmë shërbime që nuk i kemi pasur, të përmirësojmë shëndetin e pacientëve dhe ekonomive familjare, pacientët nuk shpenzojnë dhe nuk enden vërdallë, kjo është faza e parë e dorëzimit të paisjeve në vlerë 3.5 milionë euro” theksoi Ministri Ismaili.

Sipas tij, do vazhdohet me fazën dytë, do të ngriten niveli i shërbimeve. Ministri Ismali, mes tjerash tha se ka pasur paisje endoskopike që përkundër që për 3 vjet ishin bërë kërkesat nga klinikat, nuk ka pasur blerje dhe tashmë ato tani janë blerë. Ai shpjegoi se në muajt në vijim do të ketë edhe blerje të tjera të paisjeve, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimet në QKUK dhe mos kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Dr. Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, tha se me këto pajisje puna është më lehtë, pacienti fiton shërbime kualitative dhe profesionale, kursehet xhepi i pacienti dhe buxheti Ministrisë dhe SHSKUK.

“ Me këto pajisje bëhet e mundur që patologjitë të trajtohen brenda institucione tona, kjo është politikë e jona, gjitha nevojat e pacientëve të trajtojnë brenda institucioneve publike, jemi në rrugë të mirë të furnizohemi me pajisje kualitative “ përfundoi drejtori Sejdiu.

Me respekt,