Sektori i Administratës

Punet dhe detyrat e punes ne sektorin e administrates
Kryerja e  punëve dhe detyrave të punës  duhet të jenë pjesë e zbatimit të Ligjit të punës, Ligjit për shëndetësi, Ligjit mbi Arkivat si dhe në rregulloret dhe udhëzimet tjera që gjejnë zbatim në këtë lëmi, duke gjetur zbatimin e politikave të pergjithshme për të përmbushur e ushtruar përgjegjësitë  përkatëse të cilat i takojnë këtij sektori,  gjithnjë duke respektuar parimet  e ligjshmërisë lidhur me:

  1. Organizimin dhe funksionimin e Sektorit të Administrates,
  2. Administrimin e dokumenteve të prodhuara apo te krijuara ne adresë të sektorit të administratës  dhe të gjitha dokumenteve tjera të cilat kërkojnë një administrim  të tillë,
  3. Administrimin, arkivimin dhe ruajtjen e dokumenteve sipas rëndësisë dhe afateve kohore.

Struktura  përbërëse e Sektorit të Administratës
Numri i të punësuarve në Sektorin e Administratës  është shtatëdhjetë e një (71).
Sektori i Administratës  është struktura bazë brenda njësive përbërëse të QKUK-së. Fusha  që mbulon ky sektor luan rol të rëndesishëm në hartimin, plotësimin, shpërndarjen, pranimin, arkivimin e dokumenteve dhe shkresave që janë të nevojshme dhe kerkohen në njesite përbërëse të Qkuk-se si dhe kryerjen e punëve dhe  detyrave tjera administrative të mbeshtetura në pershkrim të vendit të punes dhe në suaza të aftesive profesionale .

Strukturën përbërëse  të Sektorit të Administratës  e përbëjnë:
Shefi i Sektorit të Administratës,
Zyrtarët Administrativ,
Zyrtarët për Arkivim dhe regjistrim,
Administratorët e Klinikave,
Asistentët  e Drejtorëve të Klinikave,
Punëtorët  Administrativ,
Punëtorët  Administrativ  për fëmijët e posalindur,
Arkivistë në Arkivin Qëndror,
Arkivistët në Klinika,
Shpërndarësit  e postës  brenda dhe jashtë QKUK-së.     

Punetoret e sektorit të Administrates ne të gjitha njesit perberese te Qkuk-se ,pergatisin  dhe percjellin  te gjitha dokumentet  e nevojshme per ndryshimet, permirësimet apo plotesimet e nevojshme per mirevajtjen e puneve neper Klinika apo Institute.

Bene kerkesa per kontrata  te reja, plotesimin e formulareve per punetore te rinje, plotesimin e formulareve per punetore te larguar nga puna, kerkesa te pushimeve pa pagese, plotesimin e formulareve per kthim nga orari i plote ne pushime pa pages, plotesimin e formulareve per kthim nga pushimet pa pagese ne orar te plote, ndalesa, plotesohen formulare per ulje dhe ngritje te koeficienteve, per ndrrim mbiemri, permiresim datelindjesh, pergatiten dhe jepen   vertetime te natyrave te ndryshme, transfere bankare , kerkesa te natyrave te ndryshme , ne sherbime teknike per defektet e paraqitura , prokurimit per blerje e furnizim , kerkesa drejtorit te pergjitheshem dhe ndihmes drejtorit  te pergjitheshem , kerkesa ministris se shendetesise , institutit kombetar , pergatiten kekesat dhe vendimet  per pushime vjetore e pushime tjera , behen njoftime , raporte mujore ,tre mujore gjasht mujore dhe raporte nje vjetore, pergatiten  vertetime per jashte vendi  e vertetime te tjera sipas nevojes  , dhenja e dokumente  sipas kerkese, fleteleshime dupllikat ,  Pranohen lëndet në arkiv,  rregullohen  ato,  sistemohen ,  perpunohen , arkivohen  në vendin e posaqem dhe  shperdahen  ne vende te caktuara,hartimi i listave te ardhjes dhe shkuarjes nga puna , pershkrimi i kujdestarive  , lista e pagave kontrolla e tyre per gabimet apo ndryshimet eventuale  , regjistrimi i te posa lindurve,  pranimi i ftesave apo matejaleve te sjellura ne klinika pranimi i telefonatave  , caktimi i termimeve te drejtori e shume pune tjera .