Sektori i Buxhetit dhe Financave

Sektori për buxhet dhe financa në QKUK
Kontakti:  038500600-3411

Tërë veprimtaria e këtij sektori ka të bëjë me organizimin,koordinimin dhe menaxhimin e punëve financiare të nevojshme për realizimin e detyrave të caktuara dhe përgjegjësit të cilat kërkohen nga ky sektor.

Veprimtaria e sektorit mbështetët në ligjet ,rregulloret dhe udhëzimet në fuqi të cilat e rregullojnë këtë lëmi.

Detyrat esenciale të sektorit janë  planifikimi i buxhetit,planifikimi dhe realizimi i buxhetit,kryerja e pagesave  dhe realizimi i të hyrave vatanake,analizat e realizimit  dhe të planifikimit buxhetor,përgatitja e raporteve financiare,propozimi dhe sugjerimet lidhur me financat në tërësi.

Buxheti vjetor me të cilin operon ky sektor është i përbërë nga ai i grandeve qeveritare ,donacioneve dhe të hyrave vetanake.

Buxheti vjetor shpenzohet në :
-Paga dhe mëditje.
-mallra dhe shërbime
-Investime kapitale dhe
-Shpenzime komunale.

Ky sektor për realizimin e detyrave të punës ka një staf prej 33 veta dhe ate të organizuar në këto pozita:

  1. Shefi i Sektorit
  2. Zyrtar i shpenzimeve
  3. Zyrtar Administrativ
  4. Zyrtri Zotuese
  5. Zyrtari i pagesave
  6. Zyrtar i pagave
  7. Zyrtar i lart i pagave
  8. Udhëheqëse e Kontabilitetit
  9. Kontabiliste e materialit
  10. Arkatari
  11. Zyrtar i parasë së gatshme
  12. Zyrtar i të hyrave
  13. Inkasantë

Puna e tyre është kryerja e detyrave të punës e bazuar edhe në plan-programet  e hartuara dhe të miratuara për çdo vit dhe periodë vjetore.