SHËRBIMI FARMACEUTIK, QKUK/ SHSKUK

Roli i Shërbimit Farmaceutik -QKUK/SHSKUK

  • Planifikimi, procedimi i kërkesave, administrimi, menaxhimi dhe përcaktimi i prioriteteve të furnizimit me produkte medicinale dhe material medicinal të Listës Esenciale dhe jashtë LE, të nevojshëm për kryerjen e të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët që trajtohen në Klinikat-repartet e QKUK/SHSKUK-së.
  • Shqyrtimi i planifikimeve nga ISH-të tjera nën varësi të SHSKUK-së dhe koordinimi i të gjitha punëve. aktiviteteve, detyrave dhe përgjegjësive të të gjitha sektorëve/njësive farmaceutike në kuadër të SHSKUK-së.

Miratimi i kërkesave konform Planit të Veprimit dhe bashkëpunimi i ndërsjell me të gjitha njësitë e sektorit farmaceutik të niveleve të Kujdesit Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor të ShSKUK-së për përdorim racional të barnave, si dhe shërbime farmaceutike cilësore e eciçente

 

Kordinatore Nacionale për Farmaci dhe çështjet Farmaceutike-QKUK/ShSKUK: *Arijeta (Nijazi) STANOVCI*

Farmacistët Përgjegjës të ​sektorëve të Barnatores Qendrore dhe barnatoreve klinike, QKUK/SHSKUK​

Besa Ramnabaja

Erblin Elezi

Fatbardha Rexhaj

Gëzime Pllana

Krenare Shehu

Kujtim Parduzi

Mëgime Mehmeti

Njomza Zhitija

Qëndrim Dakaj

Sulote Aliu

Visar Emini

Farmacist në Barnatore Qendrore dhe barnatore klinike të QKUK-së:

Agon Shala

Besnik Stavileci

Elvane Skenderi-Demiri

Enkelejda Gjonbalaj

Kaltrina Vokshi

Shpetim Fazliu

Shqipe Fetahu

Vlora Mehmeti

 

Kryeteknik i Barnatores Qendrore: Faik Berisha

Zyrtare për SMSF/SISH dhe për pranim të produkteve farmaceutike-mjekësore: Ardelina Delijaj

Zyrtar i SMSF (program Intern&SISH) dhe pranimit të produkteve farmaceutike-mjekësore: Arben Jashari

Zyrtare e pranimit të produkteve farmaceutike-mjekësore:Arijeta Gërxhaliu-Uka

Ud. Kontabilist: MA .Jur.dip. Agron Gashi

Administrator: Ecc.dip.Naser Musliu

 

Teknikët e Farmacisë: Besarta Sinani, Besarta Thaçi, Bukurije Uka, Fidane Gërguri, Lejla Llumnica, Lushe Buzhala, Merita Haziri, Mirlinda Maliqi, Muhamet Tërmkolli, Njomza Mustafa, Olivera Sharku, Sabrije Shala, Samire Kuçi, Sevdije Manaj, Sheribane Alihajdari, Sheribane Latifi, Shkurta Hyseni, Shqiponja Morina, Shukrije Tmava, Vlora Mustafa, Xhevahire Agushi

 

Barnatorja Qendrore e QKUK/ShSKUK është barnatore-respektivisht depo qarkullues farmaceutik, e cila aktualisht përmes Sektorëve në përbërjen e saj dhe Barnatoreve Klinike që funksionojnë në kuadër të saj, bën furnizimin e të gjitha Klinikave, Shërbimeve dhe Instituteve Paraklinike të QKUK-së me Produkte Farmaceutike-Barna dhe Material mjekësor-shpenzues të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Barnatorja Qendrore (BQ) përbëhet nga gjashtë sektorë: Sektori i Produkteve farmaceutike- Barnave Sektori Narkotikëve, Anestetikëve, terapisë specifike dhe Citostatikëve Sektori i Materialit medicinal-shpenzues Sektori i penjve kirurgjik të LE dhe produkteve e materialeve jashtë LE Laboratori Galen me dezinfektuesit Sektori i perfuzioneve (infuzioneve) Poashtu, përveç gjashtë sektorëve, BQ funksionon edhe me nëntë Barnatore Klinike (BKl.) në kuadër të klinikave të QKUK-së (pritet të funksionalizohet BKl për KAMI dhe Sh.Emergjent me VENDIM të Bordit drejtues të SHSKUK-së):

***BKl.Pediatri-furnizon Klinikën e Pediatrisë me Emergjencë pediatrike ***BKl.Pulmologji/Dermatologji-furnizon Klinikat e Pulmologjisë dhe Dermatovenerologjisë ***BKl.Onkologji-që furnizon klinikën e Onkologjisë me Citostatikë,barna material mjekësor ***B. e Klinikave të Sëmundjeve të Brendshme-furnizon Klinikat: Kardiologji,Reumatologji, Gastroenterologji, Endokrinologji, Nefrologji (HD) dhe Hematologji ***B. e Klinikave Kirurgjike- furnizon Klinikat:Kirurgji abdominale, Kirurgji Vaskulare, Kirurgji Torakale, Urologji, Neurokirurgji, Kirurgji Plastike, K.Maksillofaciale dhe Kardiokirurgji. ***BKl.Ortopedi- furnizon Klinikën e Ortopedisë dhe Mjeksinë fizikale me rehabilitim ***BKl.ORL/Oftalmo-furnizon Klinikat: Otorinolaringologji dhe Oftalmologji ***BKl.Neuro/Psikiatri furnizon Klinikat: Neurologji, Psikiatri dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike ***BKl. Infektive-furnizon Klinikën Infektive dhe sëmundjeve ngjitëse

Barnatorja Qendrore është njësi-shërbim shëndetësor ku përveç furnizimeve të rregullta që bëhen me Barna dhe Material mjekësor në Klinika/Shërbime/reparte të QKUK-së, ofrohen edhe këshilla dhe informacione profesionale nga farmacistët të cilët përgatisin edhe Fletëudhëzues dhe raporte të detajuara mbi barnat.

Shërbimit Farmaceutik është njësi Shëndetësore organizative e QKUK/ShSKUK, ku ofrohen shërbime Farmaceutike dhe Profesionale si dhe bëhet furnizimi, ruajtja, përgatitja, dhënia e barit dhe informacionit për përdorimin e tij si dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor, në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi

Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik furnizon të gjitha Barnatoret e Klinikave në kuadër të saj sikurse dhe Institutet paraklinike, Klinikën Emergjente, Kl e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv Qendror, Kl. e Biokimisë Mjekësore si dhe Kl.Obstetrike-Gjinekologjike me Barna dhe Material medicinal-shpenzues, çka tregon se është një nga shtyllat më                                                                                                                                                                                                                                                                                       të rëndësishme organizative të QKUK-së respektivisht ShSKUK-së.

Kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE bëhen sipas planifikimit (Planit të Veprimit) e cila përfundimisht përpilohet nga anëtarët e komisionit për planifikim respektivisht Grupi punues, të përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së. Në BQ të QKUK/ShSKUK-së gjithashtu aprovohen kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE e të gjitha niveleve të kujdesit dytësor dhe tretësor të ShSKUK-së konform Planit të Veprimit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Bordi Drejtues i ShSKUK-së. Kërkesat për blerje të rregulltë apo emergjente bëhen nga përgjegjësit e sektorëve përkatës në BQ të QKUK-së, përgjegjësit e ShPSHM-ve dhe shefat e barnatoreve spitalore të cilat aprovohen nga Koordinatorja për Farmaci dhe firmosen nga DP i ShSKUK-së. Kërkesat pastaj (pas miratimit nga menaxhmnti i ShSKUK-së) procedohen më tutje në FSSH-MSh për realizimin e tyre dhe furnizmin e ISh-ve në kuadër të ShSKUK-së. Tërheqja e barnave /materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore realizohet nga: Barnatoret e Klinikave, Repartet/Klinikat sipas orarit të caktuar (një herë në javë) apo në çdo kohë në rastet urgjente (oraret e furnizimit janë përpiluar në sektorët e BQ-së dhe në të gjitha Barnatoret Klinike). Materialet dhe produktet specifike të dedikuara vetëm për një shërbim të caktuar, p.sh ai për Hemodializë, Kardiologji invazive, Aritmologji,Onkologji, Biokimi mjekësore, Institute paraklinike dhe Mjekësi nukleare, ditën që liferohen në BQ menjëherë i dorëzohen shërbimit përkatës përmes tre anëtarëve profesionist të lëmisë së klinikës/shërbimit përkatës. Tërheqja e barnave dhe materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore bëhet me kërkesë nga Kryeinfermieri-ja e Repartit, Klinikës apo Pëgjegjësi i Barnatores Klinike. Përgjegjësi i Sektorit i merr kërkesat e dorëzuara nga Barnatoret e Klinikave,Repartet apo Klinikat, i verifikon i analizon stoqet,cakton sasinë që mund të japë dhe ia përcjell Teknikëve të Farmacisë për t`i përgatitur. Pas përgatitjes kërkesat kontrollohen nga Përgjegjësi i Sektorit-farmacisti dhe i firmosin bashkë me Teknikun e Farmacisë që i ka përgatitur. Shpenzimet e çdo klinike për barna, material medicinal-shpenzues dhe citostatik për çdo muaj dorëzohen nga Kryeinfermieri/ja e Klinikës apo përgjegjësi i barnatores klinike në Barnatoren Qendrore në fillim të muajit pasardhës.Këto përmblidhen në një raport të vetëm për tu dorëzuar Shefes së BQ-së/Koordinatore për çështje Farmaceutike.

Tani përpilohen raporte mujore obligative nga të gjithë njësitë duke filluar nga Barnatorja Qendrore e barnatoret klinike, Barnatoret spitalore dhe të gjitha klinikat/repartet pa përjashtim, të cilat furnizohen me barna dhe materiale mjekësore; Raportet e barazimeve të gjendjes së stoqeve ku përfshihen: salldo fillestare e muajit, furnizimet gjatë muajit (hyrjet), distribuimi/administrimi (daljet-shpënzueshmëritë mujore) si dhe stoku momental për të gjitha produktet farmaceutike-mjekësore me të cilat disponojnë.

 

Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik ne QKUK ka një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha shërbimet që ofrojnë furnizim me barna në kuadër të ShSKUK-së, në veçanti me Barnatoret e Spitaleve të Përgjithshme: Gjakovë, Prizren, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Vushtrri, respektivisht me udhëheqësit e këtyre barnatoreve.

Shefat/farmacistë përgjegjës në Barnatoret Spitalore: Hilmi Shala- Shef i Barnatores në SP-Gjakovë Muharrem Rama- Shef i Barnatores në SP-Prizren Enver Rexha- Shef i Barnatores në SP-Gjilan Xhevat Sejdiu- Shef i Barnatores në SP-Pejë Hajriz Tahiri – Shef në Barnatoren e SP-Ferizaj Vahide Pervetica – Shefe në Barnatoren e SP-Mitrovicë Ekrem Saraçi – Shef i Barnatores në SP-Vushtrri Skender Radoniqi – farmacist/specialist në barnatoren e SP të Pejës Venera Zahiti – farmaciet përgjegjëse në Barnaoren e SP të Mitrovicës

Vlen të ceket se Barnatorja Qendrore e Shërbimit Farmaceutik QKUK/SHSKUK poashtu koordinon dhe ofron ndihmë lidhur me çështjet farmaceutike –mjekësore edhe me institucionet tjera- njësi organizative të ShSKUK-së: Shërbimet Profesionale të Shëndetit Mendor (shtatët shërbime:QShM/ShIB) dhe Qendra Integrimit e Rehabilitimit të Sëmurëve Kronik Psikiatrik (QIRSKP), Qendra Klinike Stomatologjike Universitare (QKSUK), Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës dhe ajo e Mjekësisë Sportive-Gjakovë (QKMP dhe QKMS)

Në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit-Operimit stoqet e produkteve farmaceutike në dispozicion këmbehen mes ISh-ve të ShSKUK-së në situauatat emergjente (mungesash) si dhe kur ka stoqe të mjaftueshme në mënyrë që të evitohet skadenca

Bashkëpunimi i ndërsjellë mes Barnatores Qendrore të QKUK-së dhe Barnatoreve Spitalore të Spitaleve të Përgjithshme për këmbim të informacioneve  lidhur me Stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atyre me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë, kanë krijuar alternativa të shfryrtëzueshmërisë së produkteve farmaceutike-mjekësore në drejtim të Përdorimit Racional të barnave në  të gjitha institucionet  e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në ShSKUK