Sektori i Mirëmbajtje së paisjeve mjekësore

HISTORIATI I FORMIMIT TË SEKTORIT

1.1 RËNDËSIA
Sistemi shëndetësorë  në Kosovë pas luftës së fundit ishte në një gjendje të mjerueshme. Përveç nevojes së krijimit të infrastrukturës fizike të mjaftueshme, po edhe ajo që ishte në dispozicion nuk plotësonte standardet dhe nevojat minimale për zhvillimin e veprimtarisë mjekësore dhe plotësimin e kërkesave dhe nevojave të pacientëve, furnizimit me pajisje biomjekësore adekuate, poashtu ishte i një rëndësie të veçantë edhe krijimi i shërbimit me kuadër të përgatitur për mirëmbajtjen dhe servisimin e këtyre pajisjeve, si një hallkë e domosdoshme dhe e rëndësishme për funksionimin e sistemit shëndetësorë në Republikën e Kosovës.

1.2 FORMIMI
Formimi i këtij shërbimi të mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve biomjekësore u realizua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me organizatat “International Aid” dhe “SIDA”-Agjension Suedez. Planprogrami dhe trajnimi ishte i një niveli të shkelqyeshëm edhe pse me një vellim voluminoz dhe intenziv, mirëpo rezultatet e aftësimit të pjesëmarrësve ishin solide dhe poashtu nuk mungonte përkrahja e menaxhmentit dhe puna brilante e trajnerëve. Kohëzgjatja e trajnimit ishte dy vite, pra që nga viti 2002 gjerë në vitin 2003. Ky trajnim është zhvilluar në VI Module dhe pjesëmarrës kan qenë 30(tridhjetë) vijues nga të gjitha Regjionet e Kosovës. Me përfundimin e trajnimit jan çertifikuar 28(njëzetetetë) nga ata. Poashtu jan zhvilluar edhe trajnime shtesë të personelit të mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve biomjekësore si në vijim:

Tetor 2002-Tiranë, “Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve biomjekësore në spitale”, organizuar nga  Swedish Health Care, University of Lund.

Nga data 11 deri më 15 tetor 2004-Prishtinë, seminar mbi teknologjinë e avancuar të kujdesit shëndetësorë, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe “ACCE”-American College Of Clinical Engienering   International Aid, donator “SIDA”.

Nëntor 2005 dhe shkurt 2006 – Trajnim rreth formimit të një Programi DATA BASE për futjen e të dhënave për pajisje biomjekësore.

Prill 2006-trajnim rreth mprehjes dhe ripunimit të instrumenteve kirurgjike. Për regjionin e Prishtinës dhe Gjakovës ky trajnim është organizuar nga IOM-i.

Me marrëveshjen e bashkëpunimit janar 2005, personeli i mirëmbajtjes dhe servisimit është trajnuar nga teknikët profesional nga kampi ushtarak i BONDSTEEL-it, USA.

Trajnimi i të punësuarve shtesë në shërbimin përkatës është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me “International Aid”, Qendra Edukative Sociale “Don Bosko”- Prishtinë, implementuar nga SHPBM – Prishtinë, donator “SIDA”. Kohëzgjatja e këtij trajnimi intenziv ka qenë 8(tetë) muaj dhe trajnimin e kan ndjekur 14(katërmbëdhjetë) pjesëmarrës nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës ku dhe njëkohësisht e kanë kryer me sukses këtë trajnim dhe janë çertifikuar.

Një numër i vogël i personelit të sektorit ka vijuar kurse të trajnimit në Japoni dhe Suedi, dhe poashtu kurse të shkurtëra të kohë pas kohëshme jan ndjekur edhe brënda shtetit të Kosovës të organizuara nga agjensionet e ndryshme.

1.3 ORGANIZIMI
Në kuadër të SHSKUK-së/QKUK-së-Prishtinë, operon njësia organizative si Sektor i Mirëmbajtjes së Pajisjeve Mjekësore. Ndërsa në kuadër të Spitaleve Regjionale të Kosovës operojnë shërbimet përkatëse në mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve biomjekësore. Marrë në tërësi niveli i bashkëpunimit në mes këtyre shërbimeve dhe sektorit përkatës është i kënaqshëm edhe pse ky bashkëpunim dita ditës duhet zhvilluar dhe thelluar sa më shumë. Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi është në nivelin e duhur me të gjitha njësitë tjera organizative të cilat funksionojnë në kuadër të sistemit shëndetësorë nacional.

PERSONELI I SEKTORIT -FUSHËVEPRIMTARIA
Në kuadër të sektorit janë të punësuar 18 persona. Tre nga ata janë inxhinier të diplomuar dhe ate shefi i sektorit me një përvojë profesionale dhe menaxheriale prej disa viteve pune, zyrtari i lartë i pajisjeve mjekësore me një përvojë solide profesionale, menaxheriale si dhe njohës i mire i destinimit të çdo pajisjeje biomjekësore dhe karakteristikave teknike përkatëse për secilën, përgjegjësi i mirëmbajtjes së pajisjeve biomjekësore me një përvojë të mirë të organizimit operativ të mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve biomjekësore si dhe përkrahje direkte e teknikëve profesional nga ana e tij në identifikimin dhe eliminimin e defekteve në pajisjet biomjekësore. Nga ekipi operativ 15(pesëmbëdhjetë) sish, të angazhuar direkt në mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve biomjekësore, 6(gjashtë) nga ata janë teknik të pajisjeve mjekësore, ku 4(katër) prej tyre në mënyrë të vazhdueshme, me ndërrime, përkujdesen për pajisjet e dializës në dy qendrat përkatëse të cilat operojnë në kuadër të Klinikes së Nefrologjisë, si në përgatitjen e atyre pajisjeve për punë, përcjelljen dhe mbikqyrjen e funksionimit të tyre gjatë punës si dhe eliminimin e mangësive, në mënyrë që vazhdimisht ato pajisje të jan në dispozicionin e pacientëve të nevojshëm për këtë shërbim mjekësorë. 11(njëmbëdhjetë) të tjerët, 2(dy) nga ta teknik të pajisjeve biomjekësore dhe 9(nëntë) teknik profesional të pajisjeve biomjekësore operojnë nga selia e sektorit në mirëmbajtjen dhe servisimin e shumicës dërmuese të pajisjeve biomjekësore në posedim të të gjitha klinikave, instituteve dhe shërbimeve që funksionojnë në kuadër të QKUK-së. Poashtu, përveç kësaj 2(dy) teknik profesional vazhdimisht jan të angazhuar në veprimtarinë e përgaditjes dhe përcjelljes së procesit të punës së pajisjeve të dializës në repartin përkatës të Klinikes së Pediatrisë. Përveç mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve biomjekësore, ripunimit të instrumenteve kirurgjike dhe laparoskopike,  veprimtaria e personelit të sektorit zgjerohet edhe në parandalimin e pasojave të padëshirueshme të punës së pajisjeve si goditja elektrike, rrezatimi jonizues, lëndimet, përkrahja e personelit mjekësorë në përdorimin e drejtë të pajisjeve biomjekësore, përmbushja e kritereve teknike(funksionalitetit optimal), menaxhimin e kontratave të shërbimit(mirëmbajtje dhe servisim), përpunimi i të dhënave të mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve mjekësore, evidentimi i çdo intervenimi për secilën pajisje biomjekësore, inventarizimi dhe rifreskimi i rregullt i regjistrit gjeneral i disponueshmërisë me pajisje biomjekësore. Përkrahja e personelit mjekësorë në hartimin e karakteristikave teknike dhe sigurimi që pajisjet biomjekësore rishtazi të furnizuara ti plotësojnë nevojat e praktikës mjekësore e të së nesërmes e tutje. Bashkëpunimi me ekipet mjekësore dhe profesionistet tjerë rreth vlerësimit të pajisjeve të reja(niveli i përformances)  si dhe atyre të vjetra, në mënyrë që në rast të mos përmbushjes së kritereve për përdorim nga po të njëjtat në asnjë mënyrë mos ti ekspozohen rrezikut pacientet jo vetëm nga lëndimet por edhe të mbrohen nga konstatimi i diagnozës së gabuar ose terapia e pasuksesshme. E gjithë veprimtaria e personelit të sektorit përqendrohet në krijimin e kushteve sa më të favorshme në ofrimin e shërbimeve të nevojshme  për pacientët, duke u përpjekur që sa më shumë të racionalizohet koha dhe shpenzimet përgjat procesit të mirëmbajtjes dhe servisimit të këtyre pajisjeve.

VIZIONI-QËLLIM I  SEKTORIT
Qëllimi i përgjithshëm i sektorit është ngritja e vazhdueshme profesionale e personelit edhe pse përvoja shumë vjeçare në këtë lëmi, pavarësisht trajnimeve jo të mjaftueshme, ka ndikuar pozitivisht në formimin profesional tek shumica e të punësuarve. Mirëpo zhvillimet e shpejta teknologjike dhe metodat e reja shëruese kërkojnë ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale vetanake për secilin si dhe rriten nevojat që përveç resurseve të reja fizike, po ashtu janë të domosdoshme edhe të plotësohen nevojat me resurse shtesë humane. E tëra kjo shpie në plotësimin e objektivit kryesorë, ofrimi sa më efikas i shërbimeve mjekësore për të gjithë ata që kan nevojë tu ofrohet ky shërbim.