Sektori  i Personelit

Sektori i Personelit në kuadër të QKUK-së është i organizuar me shtatë ( 7 ) Zyrtarë të Personelit dhe Udhëheqësin e Sektorit.
Ne sektorin e Personelit zhvillohen këto procedura:

Emri Mbiemri                             Pozita                                        Detyrat dhe Përgjegjësitë
Havushe Rexhepi Ud.Shefe e Sektorit të Personelit Organizimi  dhe menaxhimi i punëve të Sektorit të Personelit.Këshillimi profesional i autoritetit të punësimit mbi planifikimin, praktikat e drejta në baza ligjore, lëvizshmërinë apo transferimin e punëtorëve. Shqyrtimi I kërkesave nga të gjitha njësitë e QKUK-së, për procedurat e rekrutimit.Nënshkruan Vendimet e Lehonisë, pushimeve pa pagese dhe vendimeve të pensionimit.
Mimoza Fusha Zyrtar Personeli ( Dosjet Personale) Pregatitja e kontratave të punës për të punësuarit në QKUK-së.Pregatitja dhe mirëmbajtja e  dosjeve personale për të punësuarit dhe ata të cilët kanë ndërpre marrëdhënien e punës në QKUK-së.Pranimi, verifikimin e formularëve për ndryshime administrative nga Administratoret e Klinikave dhe dorëzimin pas miratimit në Sektorin e Pagave në Ministrin e Administratës Publike.Pregatitja e vendimeve të pushimeve vjetore për të punësuarit në Shërbimet Administrative të QKUK-së.Futjen e të dhënave në programin e SISH-it, për stafin e QKUK-së.Përgatitja e raporteve të punës.
Hasan Ajeti
Suzana Bunjaku
Afrim Gashi Zyrtar Personeli Procedurat Disiplinore dhe të Ankesave Mbështet dhe mbikëqyrë procedurat disiplinore dhe të ankesave.Siguron që të gjithë të punësuarit të cilët I nënshtrohen procedurave displinore ti kenë të qarta të drejtat dhe detyrat.Siguron konfidencialitet të plotë të dosjeve (disiplinore dhe ankesave) Në procedurat paraprake dëgjon dëshminë lidhur me shkeljen e Kodit të sjelljës.Vendos nëse ka arsye legjitime për të pranuar një fletëparaqitje apo një ankesë.Heton shkeljen e supozuar për të vendosur se një shkelje e tillë a është kryer me të vërtetë dhe a është ajo e pa rëndësishme apo serioze, një kualifikim i tillë duhet të përfshijë intervistat me kundërvajtësin e supozuar dhe personin i cili ka deklaruar për këtë çështje.Mbikëqyrë situatën kur ndonjë anëtar I komisionit mund të ketë konflikt interesi në ndonjë rast.Përkrahë dhe mbron standartet e larta të disiplinës në vendin e punës.
Gëzime Shala Zyrtar Personeli Procedurat e ndërprerjës së marrdhënjes së Punës, Pushimeve Mjekësore dhe trajnimeve si dhe procedurat e orarit dhe vijueshmërisë në punë Përgaditja e Vendimeve mbi Ndërprerjen e marrëdhenjes së punës për të gjithë punëtorët e QKUK-së,  të cilët e ndërprejn marrëdhënjen e punës  me Vetëdëshirë, Pension,skadim të  kontratës  dhe me  rastin e Vdekjes. Mban evidencën e ardhje-dalje për të punësuarit administrativ të QKUK-së.Mban evidencën e Pushimeve Mjekësore. Mban evidencen e të gjithe të punesuarve të QKUK-së  të cilet kryejn trajnime si mbrenda ashtu edhe jasht shtetit Si dhe është Zyrtare  Kontaktuese e QKUK-së me Agjencionin Anti Korrupsion  të  Kosovës.
Ismet Berisha Zyrtar Personeli (Procedurat e rekrutimit) Mbështet procedurat e Rekrutimit, nga shpallja e konkursit e deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, dhe i kompleton dosjet e konkursit dhe i dorëzon në dosjet personale.Përgaditë Vendimet e themelimit të marrdhënies së punës, Vendimet për transfere, avansime dhe lëvizshmëri, po ashtu përgaditë Vendimet për pushime të Lehonisë dhe pushimeve pa pagesë të aprovuara nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së. Bashkëpunon ngushtë rreth pushimeve më Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Koordinatoren e Infermierisë së SHSKUK-ës dhe Shefin e Sektorit të Personelit të QKUK-së e tij.
Astrije Bajgora Zyrtar e Mundësive të barabarta, drejtat e njeriut dhe barazis gjinore Mbështetja e parimit të barazisë, jodiskriminimit dhe gjithpërfshirjes sipas legjislacionit në fuqi.Siguron që në panelet e rekrutimit dhe selektimit të jenë të përfaqësuara komuniteti I Kosovës.Siguron që mundësitë për ngritje në karrierë dhe aplikimet për ngritje në pozitë të jenë në dispozicion për të gjithë punonjësit.Kontribon në zbatimin e Ligjit për barazi gjinore, krijon kushte dhe mundësi për BGJ përmes politikave që mbështesin zhvillimin e gjithëanshëm dhe përmirësimit, sidomos të pozitës së femrës në mënyrë që ato të jenë të vlerësuara dhe të gëzojnë autoritet në Institucione.Kontribon në garantimin e të drejtave të barabarta dhe mënjanimin e pengesave në realizimin e Barazis Gjinore