Sektori i Pronë

Në kuadër të QKUK-së, funksionon edhe Sektori i Pronës i cili është formuar me fillim të vitit 2013. Pas formimit,sektori i pronës ka përpiluar organogramin e shërbimit ku sipas skemës organizative është bërë përshkrimi i detyrave të punës për çdo zyrtar të pronës si dhe numri i ekzekutuesve. Sektori i pronës i kryen punët të cilat i janë përcaktuar me Rregulloren Financiare nr XX/2013 – Menaxhimi i pasurisë jo financiare në Organizatat buxhetore e cila Rregullore është hartuar sipas  ligjit mbi Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit Nr.03/L-048

Sipas kësaj rregullore QKUK ka për detyrë që të bëjë

  1. Procedurat standarde dhe gjurmët e auditimit për dokumentacionin,ruajtjen dhe tjetërsimin e pasurisë jo financiare
  2. Mbajtjen e saktë e të dhënave mbi pasuritë jo financiare përmes mirëmbajtjes sistematike të regjistrimit të pasurisë jo financiare kapitale si pjesë integrale e SIMFK-së dhe regjistrimit të pasurisë jo financiare kapitale me qëllim të vlerësimit dhe raportimit të vlerës së tyre
  3. Procedurat adekuate,efikase,efektive dhe transparente të tjetërsimit të pasurive jo financiare:

Sektori i Pronës për të kryer punën si duhet formon komisionet adekuate në bazë të kësaj rregullore dhe atë:

  1. Komisioni për vlerësimin e pasurive, ky komision formohet nga Zyrtari kryesor administrativ i SHSKUK-së me qëllim të vlerësimit të pasurive jo financiare
  2. Komisioni për invenarizimin të pasurive edhe ky komision formohet nga Zyrtari kryesor administrativ i SHSKUK-së, e që ka për detyrë të bëjë inventarizimin vjetor apo periodik të pasurisë jo financiare

Më pastaj sektori i pronës këtyre komisioneve ju afron të dhënat e duhura në lidhje me asetet,  dmth duhet të angazhohet dhe të jetë mbështetës  i komisionit për pranimin e paisjeve dhe inventarit .

Sektorit i pronës duhet të interesohet që çdo aset të pajiset me barkodet dhe të kujdeset për to që dmth të kujdeset për të njejtat që Klinikat të pajisen me barkode dhe të kontrollohen numrat serial të pajisjeve

Klinikat dhe Institutet duhet ta informojnë me shkrim sektorin e pronës në lidhje me qitjen e aseteve apo inventarin e imët jashtë përdorimit, me qëllim që më pastaj Komisioni për vlerësim duhet të bëjë vlerësimin adekuat, të hartoj procesverbalin dhe ti plotësoj formularët adekuat të nënshkruara dhe të protokolluara dhe ti dorëzohen Sektorit të pronës, më pastaj duhet të ndërmerr veprimet tjera rreth tjetërsimit të asetit sipas Rregullores financiareXX/2013 mbi menaxhimin e pasurisë jo financiare në organet buxhetore

Sektori i pronës i QKUK-së është përgjegjës për mbajtjen e saktë të evidencës   e regjistrimit të pronës me vlerë mbi 1,000.00 Euro dhe atë nën 1,000.00 Euro. Sektori i pronës është i obliguar  që evidencën e aseteve ose të pasurisë jo financiare,kapitale. Dokumentacionin për regjistrimin e asetave duhet ta siguroj nga sektori i financave të QKUK-së  që dmth

  • Raportin e pranimit të aseteve nga komisioni I Sektorit Biomedikal për pranimin e aseteve
  • Raporton nga  shërbimi  i Klinikave në lidhje me pranimin e aseteve në depo dhe nga

ky Komision duhet të vihen barkodet dhe të shënohen numrat serik të aseteve.Të saktësohen se në cilën klinikë ka shkuar ai aparat dhe kush është i ngarkuar me atë aset.

Sektori i Prones numëron 5 punëtorë :
Shefi i Sektorit te Pronë
Zyrtar i lartw i Sektorit te Prones
Zyrtar për regjistrimin e Pasurisë
Zyrtar i Pronës
Zyrtar I Logjistikes

Numri I kontaktit për Sektorin e Pronës është 038/500600- 3766
Raporti financiar I regjistruar në SIMFK për vitin 2014 është

Nr. Emërtimi i Aseteve Viti 2013 Viti 2014
1. Toka ndërtimore 80,441,110.00 80,439,890.00
2. Ndërtesat 52.268.211,85 50,928,001.28
Totali 145.266.145,00 131,367,891.28

Raporti i Aseteve:

Nr. Emërtimi i Aseteve Viti 2013 Viti 2014
1. Donacionet 665.335,60 1,391,206.58
2. Asetet 905.305,45 3,284,971.08
Totali 1.570.641,00 4,676,177.66