Sektori i Shërbimeve Teknike

Sektori i Shërbimeve Teknike ka një staf prej 200 vetash me profile të ndryshme teknike. Është  i oganizuar në Shërbime organizative, të cilat përmes Njësive punuese i kryejn aktivitetet e veta për nevojat e QKUK-së.

Fushveprimi i Sektorit të Shërbimeve teknike përfshin këto aktivitete:

Operimin dhe mirëmbajtjen e kaldatores vetanake për prodhimin dhe furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar dhe avullit i cili avulli perdorët për nevojat e kuzhinës për përgaditjen e ushqimit për pacient dhe lavatorës qendrore. Operimin dhe mirëmbajtja e pajisjes  të  sistemit  për furnizim me ngrohje qëndrore të klinikave të QKUK-së

Operimin  dhe Mirëmbajtja e pajisjes së  sistemit  elektrik të klinikave të QKUK-së përfshi edhe gjeneratorët  të cilët shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike me rastin e ndërprerjes  së rrymës nga rrjeti i qytetit. Gjithashtu, këtu përfshihet edhe operimi dhe mirëmbajtja e centralit telefonik (i cili ka kapacitetin  prej 1000 numrave)  dhe  e rrjetit shpërndarës nëpër klinika.

Operimin dhe mirëmbajtja e pajisjeve  të sistemit për furnizim me  gazra  medicinale për nevojat e klinikave të QKUK-së. Furnizimi bëhet përmes sistemit qëndror dhe përmes bombolave.

  • Lavatorja qendrore në të cilën kryhen punët e larjes terjes hekurosjes dhe qepjes së petkave si dhe bartja e tyre për personelin mjeksor dhe për nevjat e pacientëve  të QKUK-së.
  • Servisi i cili kryen punët në mirëmbajtjen e sistemit të ujësjëllësit dhe kanalizimit  të brendshëm, kryen punët e muratimit, ngjyrosjes, bravarisë, adaptimet e hapsirave sipas kërkesave të klinikave dhe shërbimet zejtaro shërbyese si nënqethjen dhe rrojen e pacientëve, bartjen e gjësendeve të ndryshme, mirëmbajten parkut dhe gjelbërimit si dhe punë të tjera sipas kërkesave të klinikave të QKUK- së
  • Autoparku, bënë mirëmbajtjen e automjeteve në kuadër të njësisë, transportin ushqimit për pacient, tansportin e pacienteve nga Emergjenca në klinika brenda QKUK-së, transportin e personelit zyrtar dhe mallrave të ndryshme, transportin e mbetjeve medicinale nga klinikat deri te impianti etj.
  • Trajtimin me sterilizim  i  mbetjeve medicinale.
  • Menagjimin i hyrje daljeve dhe parkingjeve brenda QKUK-së.