Sektori i  Sistemit të Informimit Shëndetësor

Ne mbeshtetje në Ligjin e Punes Nr.03 / L – 212 , pershkrimin e detyrave te punes,  kompetencave  qe jep Statuti i SHSKUK-se dhe Statutit te QKUK –se , Drejtori i Pergjithshem i SHSKUK-se miraton keto : Procedurat  mbi Menaxhimin e brendshëm në Sektorin e SISH-it

Qëllimi i hartimit të këtyre procedurave është  të bëhen metodat   dhe aplikimi  i mënyrave   më të pranueshme ne menyre qe puna te kryhet me efktivitet të plotë, në Sektorin  e sistemit të informimit shëndetësor (SISH).

Kryerja e  punëve dhe detyrave të punës  duhet të jenë pjesë e zbatimit të Ligjit të punës, Ligjit për shëndetësi, Ligjit mbi SISH-in, si dhe në rregulloret dhe udhëzimet tjera që gjejnë zbatim në këtë lëmi, duke gjetur zbatimin e politikave të pergjithshme për të përmbushur e ushtruar përgjegjësitë  përkatëse të cilat i takojnë këtij sektori,  gjithnjë duke respektuar parimet  e ligjshmërisë lidhur me:

  1. Organizimin dhe funksionimin e Sektorit të SISH-it
  2. Administrimin e dokumenteve të operuara apo te krijuara ne adresë të sektorit të SISH-it,  dhe të gjitha dokumenteve tjera të cilat kërkojnë një administrim  të tillë,
  3. Administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve sipas rëndësisë dhe afateve kohore.

Struktura  përbërëse e Sektorit të SISH-it

Numri i të punësuarve në Sektorin e SISH-it  është  19.
Sektori i SISH-it është një degë e veqantë   në sektorin e shëndetësisë,   luan rol të rëndesishëm në hartimin, planifikimin dhe analizat në politikat shëndetësore, që janë më se të nevojshme për M.SH , si dhe shumë punime shkencore bazohen në punën e sektorit të informimit gjegjësisht (statistikat përkatëse).Struktura Punuese në Sektorin e SISH-it është:

  • Shefi i Sektorit të Sistemit të informimit shëndetësor (SISH).
  • Zyrtarët operues të shenimeve.

Në sistemin e informimit shëndetësor të QKUK ka disa forma të shenimeve siq janë:
SISH-001 Fletëza unike që plotësohet për qdo pacientë, ambulantorë apo edhe i spitalizuem.
SISH-002 Fletëza kompjuterike që plotësohet vetëm për nënat që kanë lindë.
SISH-003 Fletëza kompjuterike plotësohen për nënat që kanë lindë
Forma e sëmundjeve malinje,(dërgohen në IKSHP)
Forma e sëmundjeve masovike jongjitëse, (dërgohen në IKPSH).
Forma e Anekseve për pacientët e spitalizuem dhe ambulantor (dërgohet në AKPSH).
Sistemi i (LUX-DEVELOPMENT) është në procedurë e sipër të implementimit, i cili është një sistem voluminoz, dhe priten rezultate të mira nga ky sistem.

Çdo Operator që i përket Sektorit të SISH-it, duhet të respektojë në rend të parë përshkrimin  e detyrave të punës dhe punët e detyrat e punes t’i kryej çdo herë duke u mbështetur në ligj. Të krijojë dhe mirëmbajë një sistem efikas për klasifikimin, mbajtjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të gjitha  Klinikat-departamentet, Institutet në QKUK.

Çdo Klinikë- Departament, duhet të sigurojë për Sektorin e SISH-it, informacione të nevojshme  dhe korrekte , në afatet e pararpara me norma ligjore të ligjit të punës.

Sektori i SISH-it në QKUK, bënë raportimin e shenimeve në menagjmentin e QKUK, njëherit në IKSHP bënë raportimin e smundjeve malinje dhe sëmundjeve masovike  jongjitëse.

Si dhe në AKPSH bënë raportimin për pacientë të shtrirë dhe ambulantorë (aneks-kontrata) ku për qdo pacientë evidentohet: kodi i sëmundjes, mosha, gjinia, nr. i historisë, lloji i sigurimit, prej nga vjenë me rastin e pranimit, ku shkon me rastin e lëshimit,procedura kirurgjikale etj.

Me angazhimin e M.SH, në avancimin e sistemit shendetësor, gjegjësisht reformimit të sistemit, disa procedura të nevojshme përbrenda QKUK kanë ngecur si proces.

Të gjithë punëtorët-operatorët janë të obliguem që të vinë në  punë me kohë dhe dalin në kohën e duhur,
Keto procedura  hyn në fuqi pas aprovimit nga  Zyrtari me i larte Administrativ i QKUK-se.