Sektori i  ushqimit dhe shërbimit

Sektori i Ushqimit dhe Shërbimit është sektor i Drejtorisë  së Shërbimeve të përbashkëta Tekniko-Administrative në kuadër të QKUK-së.

Veprimtaria primare e Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit është:
Prodhimi i ushqimit të rregullt dhe dietal për pacientë dhe personelin kujdestar;
Distribuimi (shpërndarja) dhe servimi i ushqimit në Restorantin Qendror dhe në kuzhinat interne të klinikave të QKUK-së;
Furnizimi me artikuj ushqimor.

Pra roli dhe rëndësia e Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit është shumë I madh në funksion të përmirësimit të mirëqenies shëndetësore të pacientëve të shtruar në klinika t e QKUK-së.

Veprimtaria e Sektorit të Ushqimit dhe Servimit zhvillohet përmes njësive punuese që kanë karakter funksional-prodhues dhe njësive punuese që kanë karakter shërbyes. Njësitë punuese në kuadër të tyre kanë nën- njësitë e veta punuese.

Në kuadër të Sektorit të Ushqimit veprojnë këto njësi punuese:
Kuzhina Qendrore;
Prodhimi i ushqimit;
Servimi i ushqimit në Restorantin Qendror/ kuzhinat interne;
Restoranti;
Depoja e ushqimit.

Nën –njësitë punuese:
Kuzhina e ushqimit standard;
Kuzhina e ushqimit dietal
Ëmbëltorja
Mishtorja
Transporti iushqimit.

Veprimtaria e njësive dhe nën- njësive punuese

Kuzhina Qendrore, është njësi funksionale e Sektorit të Ushqimit dhe Servimit në funksion të QKUK-së.
Veprimtaria primare e saj është prodhimi I ushqimit standard dhe dietal për nevojat e pacientëve dhe personelit kujdestar të QKUK-së. Ushqimi prodhohet në bazë të kërkesave të klinikave e sipas standardeve të caktuara me normativin e ushqimit, rregullave praktike, kritereve të caktuara të punës, dhe gjithmonë duke pasur parasysh prioritetet e caktuara si masat higjenike dhe kontrolla e cilësisë dhe sasisë.

Mishtorja, është nën- njësi punuese e Kuzhinës Qendrore dhe është në funksion të Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit. Veprimtaria primare e saj është: furnizimi me të gjitha llijet e mishit, klasifikimi dhe përpunimi I mishit sipas llojit- për prodhim të ushqimit standard dhe dietal mbi baza të menysë ditore sipas kërkesave të klinikave e konformë normativit të ushqimit.

Ëmbëltorja, është nën- njësi punuese e Kuzhinës Qendrore dhe është në funksion të Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit. Veprimtaria e saj ka karakter prodhues. Aktualisht nuk është në funksion.

Shërbimi i ushqimit, është njësi punuese e Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit dhe ka karakter shërbyes.

Depoja qendrore e artikujve ushqimorë, është njësi punuese e Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit. Veprimtaria kryesore e saj pranimi i kërkesave për furnizim me artikuj ushqimorë, pranimi I artikujve ushqimorë, deponimi I artikujve ushqimorë, etj.

Restoranti, është njësi punuese e Sektorit të Ushqimit dhe ka karakter shërbyes. Veprimtaria kryesore e Restorantit është Shërbimi I ushqimit për personelin kujdestar.

Transporti I ushqimit, është nën- njësi e Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit dhe ka karakter shërbyes. Veprimtaria kryesore është pranimi I ushqimit të gatshëm nga kuzhina qendrore dhe bartja e tij deri në kuzhinat interne të klinikave të QKUK-së.
Në kuadër të Sektorit të Ushqimit dhe Shërbimit punojnë 135 punëtorë.
Sektori I Ushqimit dhe Shërbimit udhëhiqet nga Msc. Fisnik Dobra (shef i Sektorit).