SHËRBIMI EMERGJENT

Shërbimi emergjent merret me trajtimin e gjendjeve emergjente: sëmundjeve, lëndimeve dhe helmimeve, të sëmurët të cilët e kanë jetën në rrezik. Qendra Emergjente – veprimtarinë e shërbimit emergjent shëndetësorë e realizon në kuadër të QKUK-ës e cila merret :

  • triazhim,
  • monitorim,
  • ekzaminim,
  • observim,
  • diagnostifikim laboratorik dhe radiologjik…

Shërbimi klinik emergjent ofron ndihmë emergjente mjekësore profesionale për të sëmurët, lënduarit dhe të helmuarve (gjendjeve aksidentale), jeta e të cilëve është në rrezik. Duke pasur parasysh zhvillimin dinamik të jetës, shpesh ngjajnë lëndime në punë, aksidente në komunikacion, vrasje, plagosje, goditje me mjete të ftohta, rënia nga katet e larta të ndërtesave, lëndime nga rryma elektrike, mbytjet në ujë, lëndimet e kokës, boshtit kurrizor, barkut dhe gjymtyrëve, incidenteve multipe, lëndimet nga mjetet fizike, kimike, biologjike, sulmet në zemër dhe gjendje tjera emergjente. Qendra Emergjente duhet të zbatojë parimet themelore të dhënies së ndihmës emergjente mjekësore dhe ta konsiderojë atë si obligim human dhe ligjor ndaj të gjithë atyre, të cilët në momentin e caktuar e kanë jetën në rrezik. 

 Shërbimet emergjente mjekësore në Qendrën Emergjente 

  • Pulti i informacioni;
  • Dhoma e pritjes;
  • Dhoma e reanimacionit për të sëmurët kritik;
  • Dhoma e observimit për të sëmurët internistik;
  • Dhoma e observimit për të sëmurët kirurgjik;
  • Dhoma e observimit për të sëmurët dhe të lënduarit ortopedik;
  • Salla e vogël për intervenime kirurgjike;
  • Salla operative për ndërhyrjet madhore traumatologjike – kirurgjike;
  • Kabineti i ultrasonografisë;
  • Kabineti radiologjisë emergjente konvencionale, CT;
  • Laboratori emergjent;
  • Shërbimi i autoambulancës .

Kapaciteti hapësinor ekzistues i Qendrës emergjente ka vetëm 570 metra katrorë, ku as për së afërmi nuk i plotëson kushtet elementare për ofrimin e ndihmës emergjente mjekësore për shkak, duke ditur fluksin e madh të të sëmurëve të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore.

Drejtor:  Dr.sci. Basri Lenjani
Kryeinfermiere : Mexhide Belegu
038500600-2336
038500600-2371