SHËRBIMI I MJEKËSISË NUKLEARE

Historiku i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare 

Shërbimi i Mjekësisë Nukleare është themeluar me 09 maj të vitit 1974 si Njësi e Mjekësisë Nukleare e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Themelues i Njësisë së Mjekësisë Nukleare ishte Prof.Dr. Bexhet Canhasi të cilit më vonë iu bashkuan edhe Dr. Ismail Dreshaj mjekë, Tahir Imami fizicient, Mentor Disha farmacist, Dr.Neshet Rizvanolli  dhe Dr.Faton Agani mjekë, ndërsa si teknik fillmisht ishte i punësuar Fehmi Mustafa e më vonë Rabishe Belegu, Svetllana Maloku, Shukrije Hajdari dhe si administratore Sadete Aliu. Në vitin 1986 në Njësisnë e Mjekësisë Nukleare punesohet Dr.Ramë Miftari dhe dy laborantë Vebi Demolli dhe Rexhep Reçica ndërsa në vtin 1987 në Mjekësi Nukleare punësohen Dr.Idriz Gerqari dhe Dr.Muharrem Saliu.

Njësia e Mjekësisë Nukleare fillimisht filloi organizimin e punës në katin përdhesë të ndërtesës që lidhte ndërtesën e Klinikës Interne dhe Qendrës Diagnostike. Në ate kohë Mjekësia Nukleare kishte në shërbim Skanerin Linear, Renaltronin, aparatin për fiksim dhe Gama numruesin.Për herë të parë në Kosovë filluan të realizohen scintigrafia e gjëndrës tiroide, scintigrafia e mëlçisë dhe shpretkës, radiorenografia e veshkave si dhe ekzaminimi i gjëndrës tiroide dhe përcaktimi i përqëndrimit të hormonit TSH, T3 dhe T4. Njësia e Mjekësisë Nukleare me kohë u shndërrua në Qendër referente për gjëndrën tiroide në Kosovë.

Në vitin 1991 pas hyrjes së masave të dhunëshme nga Serbia më 01.10.1991 me një vendim u larguan nga puna Prof.Dr.Bexhet Canhasi, Ass.Dr.Neshet Rizvanolli, Dr.Ramë Miftari,Dr.Idriz Gerqari dhe Dr.Muharrem Saliu.

Pas luftës në vitin 1999, Mjekësia Nukleare filloi funksionimin si repart në kuadër të Qendrës Diagnostike të QKUK. Menaxher i parë i pasluftës ishte Ass.Dr. Neshet Rizvanolli e më vonë Dr.Idriz Gërqari dhe Prof.Ass.Ramë Miftari. Menjëherë pas lufte për herë të parë kryen provimin specialistik nga Mjekësia Nukleare Dr.Idriz Gerqari dhe Mr. sci. Dr. Ramë Miftari. Në  vitin 2000 lënda e Mjekësisë Nukleare fillon të organizohet si lëndë zgjedhore për here të pare  në Fakultetin e Mjekësisë me ligjërues Mr.sci.Dr. Ramë Miftari. Në vitin 2005 Mjekësia nukleare pranon një Gamma Camera si donacion nga miqtë Francez nga Universiteti i Lillit.

Në vitin 2010 me Ligjin për Shëndetësi dhe Statutin e QKUK-së, Mjekësia Nukleare avancohet në Shërbim Klinik i Mjekësisë Nukleare. Drejtor i shërbimit për here të parë ishte Prof.Ass.Ramë Miftari. Prej vitit 2000-2015 janë graduar edhe 4 specialist të Mjekësisë Nukleare: Dr. Luljeta Mushla-Abdullahu, Dr. Afërdita Bajçinca-Paqarizi, Dr. Fakir Spahiu dhe Dr. Ismet Bajrami.

Sot SHKMN shërben si qender e sherbimeve klinike dhe edukative për nivelin universitar dhe pasuniversitar dhe specialistik.

Në vitin  2008 si projekt i Ministrisë së Shëndetësisë jemi paisur me aparaturën e re të komplet sistemit të  Gamma Camera dhe deri më sot kjo aparatur vazhdon punën me disa problem teknike për shkak te mos servisimit të rregullt të aparaturës.

Në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare janë momentalisht 16 të punësuar dhe prej tyre 6  Specialist të Mjekësisë Nukleare, 9 teknik laburant dhe 1 puntore administrate.

Kuadri profesional mjekësor është i përbër nga 6 specialist:

  1. Dr. Ramë Miftari – Specialist i Mjekësisë Nukleare
  2. Idriz Gërqari – Specialist i Mjekësisë Nukleare
  3. Luljeta Abdullahu – Specialiste e Mjekësisë Nukleare
  4. Afërdita Bajqinca-Paqarizi – Specialiste e Mjekësisë Nukleare
  5. Fakir Spahiu – Specialist i Mjekësisë Nukleare
  6. Ismet Bajrami – Specialist i Mjekësisë Nukleare

Kuadri i mesëm është i përbër nga 9 teknik laburant:

  1. Rexhep Reqica – Kryeteknik
  2. Vehbi Demolli – Teknik laburant
  3. Nexhmije Doqi – Teknike laburante
  4. Zylihaje Koci – Teknike laburante
  5. Sevdije Canolli – Teknike laburante
  6. Afërdita Xhelili – Teknike laburante
  7. Dafina Kulingja – Infermiere e Pergjithëshme
  8. Sadik Gjonbalaj – Teknik laburant
  9. Musli Muqolli – Teknik laburant

Në administrat kemi vetëm një punëtore të angazhuar për momentin:

  1. Sadete Aliu – punëtore administrative.

Në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare ofrohen këto shërbime:

  1. Scintigrafia e skeletit
  2. Scintigrafia e gj. Tiroide
  3. Scintigrafia e gj. Patrathyroide
  4. Scintigrafia e gj. Peshtymore
  5. Scintigrafia  dinamike me DTPA dhe Statike me DMSA e veshkave
  6. Scintigrafia e rrugëve biliare (Hepatobiliare)
  7. Scintigrafia statike e melqise
  8. Scintigrafia e gjakderdhjeve gastrointestinal (DivertikulitteMekelit)
  9. Scintigrafia e perfuzionit të mushkërive

10.Scintigrafina e zemrës (perfuzionine miokardit)

11.Limfscintigrafia

  1. Zbrazja e lukthit

Pastaj planifikojmë te aktivizojmë repartin për terapinë me Radiojod 131 te Hyperthyreozat dhe Carcinomat e gj. Tiroide ne Institutin e Onkologjisë ku dhe janë të përcaktuara më herët.

Plotësimin e nevojave për ekzaminimin e gjëndrrës Tiroide me Ultërazë (USG me doopler) i cili është shumë i nevojshëm për diagnostifikimin e pacientëve (në shërbim kemi një aparat të ulëtërazërit shumë i vjetër, i cili është donacion i një shoqate humanitare nga Suedia) si dhe me Gamma Caunter (RIA-metoda) për shërbimet laboratorike pran Mjekësisë Nukleare që mund ti punojmë hormonet:T3,T4,TSH,Anti TPO,AntiTg dhe Tumor markeret:CA 15-3,CA-125,CA19-9,CEA,  T-PSA,BHCG,AFP, etj.

Nevojat e Shërbimit të Mjekësisë Nukleare janë edhe për Denzitometri (DAXA) e cila i mungon shërbimit dhe nuk ka fare ne QKUK-SHSKUK e cila do të ishte e mirëseardhur për diagnostifikimin e Osteoporozës te pacientët të cilët kan problem me këtë sëmundje.

Me  interes për pacientët do të ishte zgjërmi i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare edhe  me një aparat të Gamma Camera e cila do të zvogëlonte listën e pritjes në shërbimin tonë.

Interes Kombëtar në të ardhmën është që  të punohet në drejtim të realizimit të projektit për  PET/CT e cila do të ofronte diagnostifikimin e shumë sëmundjeve tumorale.