SHËRBIMI I ORTOPROTETIKËS

Prezentimi
Sherbimi  Orto-Protetike është qendër e vetme operacionale ortoprotetike në Kosovë dhe referencë nacionale për prodhimin dhe vendosjen e ndihmesave orto-protetike.

Historiku
Qendra Ortoprotetike është themeluar më 1974, si punëtori  “RUDO” e centralizuar në Beograd. Në Korrik të vitit 1999  riemërohet në SHKOP dhe administrativisht integrohet  në QKUK.
Në Kosovën e pas- luftës, doli në pah nevoja për ndryshime rrënjësore në kontekstin politik dhe administrativ shëndetësor si dhe nevoja e madhe për prodhimin dhe vendosjen e mjeteve orto-protetike.
Handicap International (Francë), ishte present në Kosovë që nga viti 1994. Pas luftës më 1999 , UNMIK-u dhe WHO  e caktuan si kordinues të aktiviteteve të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Kosovë. Që nga atëherë, kjo organizatë e ndihmoi riaktivizimin e QOP-së duke e mbështetur atë në aspektin prodhues, material, organizativ, menagjues dhe krijimin e kuadrave kosovare në lëminë e orto-protetikës.
Më pastaj objektivat dhe aktivitetet e Handicap International janë precizuar mire në Memorandumin e Marveshjes  me Departmentin e Shëndetësisë  të nënshkruar më 2001 me rastin e aprovimit të “ Polisës Gjithpërfshirëse  të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Kosovë” të propozuar nga Handicap International dhe me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në Prill të viti 2002.
Përveq Handicap International si donator permanent nga Korriku 1999, SHKOP është përkrahur edhe nga donator tjerë ndërkombëtarë, si: Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, JRS(Itali), Batzzoni ( Itali).

Shërbimet që ofrohen në SHKOP

Situata e tanishme
Duke u bazuar në të dhëna statistikore në përputhshmëri me Kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(WHO), në Kosovë ekzistojnë mase 150 000 persona me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevojë specifike gjithëpërfshirëse duke u nisur prej kujdesit shëndetsor e gjer te integrimi dhe reintegrimi i tyre në shoqëri. Sipas të dhënave nga Ministria për Mirëqenje Sociale dhe Shoqata e Invalidëve të UÇK-së, mase 4000 persona rezultojnë me pasoja nga lufta dhe njëherit janë shfrytëzues të asistencës sociale. Në mesin e tyre, viktimat të cilët kanë pësuar lëndime të rënda dhe kanë nevojë të përhershme per rehabilitim mjekësor dhe orto-protetik, kapin numrin 456.
Në Kosovë ka me më shumë se 1000 persona me amputime, dhe atë të gjymtyrëve të siperme (245) dhe atyre të poshtme (760).
Gjer në vitin 1999 Kosova nuk kishte ortoprotezist të kualifikuar perveq disa zejtarëve të trajnuar për qëllime orto-protetike. Sipas vlersimeve të bëra duke marrur parasysh nevojën dhe numrin e banorëve, Kosova ka nevoj per 20 orto-protezist të lartë dhe teknik orto-protetik.
Me qëllim që të arihet një funksionim afatgjatë, SHOP është përkrahur për krijimin e kapaciteteve vendore menagjuese dhe ortoprotetike (trajnimet profesionale në Kosovë dhe jasht saj, sigurimi i ortoprotezistëve të huaj, paisja me makina, renovimi i ndertesës etj) .
Sot SHOP ka të punësuar 20 punëtorë, duke i llogaritur ata që miren drejtpërdrejtë me prodhim si dhe ata në administratë. (Anex 1- Organigrami)

Shërbimet në SHKOP
SHKOP  ofron konsultime dhe sherbime mjeksore per indikacione  orto-protetike dhe rehabilituese për  mase 2000 pacientë në vit.
Shërbimet dhe prodhimet që ofrohen në SHOP janë falas.(Anex 2Lista e prodhimeve në SHOP ).
Orto-Protetizimi është një proces kompleks i cili dallohet per nga kohëzgjatja varsisht nga problemi,  niveli i amputimit apo deformimit, gjendja e cungelit, mosha, motivacioni i pacientit dhe gjendja e pergjithëshme shëndetësore. Në këtë proces hyjnë :

  • konsultimet me mjekun mbi indikacionet apo kunderindikacionet për orto-protetizim;
  • marrja e masës, formimi i pozitivit , provat, adaptimet, riparimet
  • kontrolli i kualitetit
  • dorzimi dhe percjellja e pacientit etj
  • Departamenti mjekësor

Shërbimi konsultues mjekësor ofron mase 3500 – 4000 konsultime në vit. Mekanizmi i konsultimevenë SHOP siguron  trajtim adekuat, cilësi të prodhimeve dhe përcjellje kontinuele të pacientëve.

  • Departamenti I orto-protetikës

Protezat janë ndihmesa ortopedike që e zëvendësojnë gjymtyrën e humbur apo një pjesë të saj.
Protetizimi fillon me protezë të përkohëshme ndërsa paisja me protezë definitive bëhet në afatin  kohor prej 3-8 muajsh kur cungeli merr formën definitive. Riprotetizimi bëhet çdo 2-3 vjet.
Protetizimi I fëmijëve është çështje në vete kur dihet se ata rriten dhe kanë nevojë per riprotetizim çdo 6 deri 12 muaj.

Ortozat janë ndihmesa ortopedike të cilat aplikohen për t’i siguruar: korrigjimin e deformimeve,imobilizimin dhe mbështetje funksionit të humbur të muskujve apo gjymtyrës në tërësi
Një kategori mjaft specifike është prodhimi i korsetëve, për qëllime shkarkuese, imobilizuese dhe korrigjuese per nevojat e  pacientëve me probleme të boshtit kurrizor (skoliozat, kifozat, spondilolistezat, luksacionet dhe frakturat kompresive të vertebrave)

  • Departamenti I këpuctarisë ortopedike

Këpucët ortopedike janë ndihmesa që prodhohen për  pacientët me deformime të shputave aposhkurtesë të gjymtyrëve të poshtme me çrast nuk mund të shërbehen me  këpucë të prodhimit serik.
Të rriturit kanë të drejtë për 1 parë këpucë ortopedike në vit derisa fëmijët 2 parë (çdo 6 muaj).

  • Departamenti I Bandazhës

Si teknologji plotësuese per prodhime orto-protetike ( rrypat, brezat dhe pjesë tjera nga lëkura).

  • Departamenti I fizioterapisë
  • rehabilitimi postoperativ I pacientëve
  • rehabilitimi preprotetik
  • rehabilitimi protetik,
  • rehabilitimi postprotetik
  • Riparimet e protezave dhe ndihmesave tjera orto-protetike
  • Distribuimi I produkteve orto-protetike të gatshme ( stabilizator/fiksator të nyjeve, longeta të gatshme etj)

Statusi institucional i SHOP-së
Përvojat e Qendrave si motra në regjion dhe më gjerë, na bëjnë të kuptojmë specifikat organizative dhe menagjuese për resurset humane dhe per ato financiare të një qendre ortoprotrtike, si: buxheti specifik, çasja pluridiciplinare, menaxhimi i të mirave materiale (depot), mirëmbajtja e makinave, mirvajtja e prodhimit të ndihmesave ortoprotetike, edukimi dhe ngritja profesionale.
Sigurimi i lëndës së parë dhe komponentave të  nevojshme për ortoprotetikë ( Ott-Bock, Proteor,etj.) është i mundur vetëm jasht Kosovës dhe kjo kerkon njohje të mirë të ofertave dhe tregut orto-protetik. Transporti dhe doganimi i materialit dhe paisjeve të nevojshme për prodhimin e ndihmesave ortoprotetike është problem tjetër në vete.
Të gjitha këto specifika kërkojnë një menagjim autonom, gjë që nuk është kompatibile me situatën e tashme në SHKOP ku mënyra e menagjimit është e centralizuar.

Buxheti I SHKOP-së
Me qëllim të llogaritjes së një buxheti të mirëfillët për të ardhmen, u definua lista e çmimeve për të gjitha ndihmesat ortoprotetike që prodhohen në SHKOP.Ky buxhet duhet t’i mbuloj edhe nevojat për të cilat SHKOP sot per sot ngel e kufizuar ndaj kërkesave (amputimet e gjymtyrëve të siperme, syve, veshëve apo pjesëve tjera të trupit si dhe aplikimi i teknologjisë së silikonit). Ndryshimet e çmimeve të lëndës së parë dhe komponentave ortoprotetike, çmimit të punës, inflacionit dhe tatimeve, duhet të miren gjithashtu parasyshë.