Historiku

Spitali i qytetit ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur Spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftëss vendosen në njerin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali.
Punën e fillon me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia.
Fillimisht  ka qenë  110 punëtorë, prej tyre:
– 11 mjekë specialistë,
–  7 mjekë në specializim,dhe
– pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo -mjekësor.

Fillimisht Spitali Rajonal qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra klinike Universitare e Kosovës).
Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizaj-it.
Me ligjin e ri për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.
Si staf menaxhues janë;
Dr.Bejtush Jaha, UD. Drejtor Ekzekutiv
Dr.Sevdije Bajraliu, Drejtoreshë Klinike
z.Selim Hyseni, Drejtor Administratës
z.Imer Llabjani, Drejtor Infermierik
Kontakti;
Tel: 0290/ 321 – 262

Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt ofrohen shërbime me këto reparte:

  1. Reparti i Emergjencës me reanimacion
  2. Reparti i Interno-s
  3. Reparti i Hemodializes
  4. Reparti Kirurgjisë
  5. Blloku operativ
  6. Reparti i Ortopedisë
  7. Reparti i Urologjisë
  8. Reparti Gjinekologjisë
  9. Reparti Pediatrise-neonatologjise
  10. Reparti i Transfuzionit
  11. Radiologjia
  12. Laboratori
  13. Ambulanca Specialsitike