Mjekësia institucionale në Gjakovë filloi menjëherë pas Luftës së dytë Botërore, respektivisht në vitet 1945-46. Puna filloi në një Ordinancë të improvizuar në shtëpi private, me një mjek të praktikës së përgjithshme të ardhur nga jashtë. Shërimi hospitalor gjithashtu filloi në këto vite. Me kalimin e viteve, fillojnë të ndërtohen objekte të reja, të blehen paisje të reja si dhe kompletimi me kuadro – mjekë specialistë të lëmive të ndryshme. Me hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, mjekësia e qytetit të Gjakovës filloi të kompletohet me mjekë dhe më pas me hapjen e shkallës së tretë edhe me specialistë nga ky fakultet.
Promovimi i Spitalit Rajonal si model i një qendre referente rajonale me menaxhment, shërbime shëndetësore kualitative dhe multidisiplinare, me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standarteve dhe përvojave europiane.

MISIONI

Ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve menaxhuese, profesionale dhe teknologjisë mjekësore për shërbime shëndetësore kualitative dhe me llojlloshmëri duke integruar konceptin e qasjes multidisiplinare dhe konziljare me profilizimin dhe fokusimin e shërbimeve shëndetësore me qëllim të rrumbullaksimit të procesit të trajtimit të pacinetëve me një kualitet të lartë nga diagnostifikimi, trajtimi dhe rehabilitimit i pacientit.

OBJEKTIVAT

Objektivi 1: Fillim i shëndetshëm i jetës
Objektivi 2: Përmirësimi i shëndetit të të rinjve
Objektivi 3: Përmirësimi i statusit të shëndetit mendor
Objektivi 4: Status i përmirësuar i shëndetësisë – Morbiditet dhe mortalitet më të ulët
Objektivi 5: Ngritja e potencialit profesional njerëzor
Objektivi 6: Përmirësimi i efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit shëndetësor qeveritar

-Përcaktimi i objektivave kryesore determinues në planin afatmesëm u bë duke u analizuar gjendja e tanishme dhe mundësitë financare nga këndëvështrimi i infrastrukutrës së objekteve, kapacitetveve të burimeve njërezore dhe nevojat e kërkesat e pacientëve.

Të gjithë këto parametra të ridimensionuar në kohë dhe mundësitë financare, mund të përkufizohen më sa vijon:

– Rritja e shkallës së shfrytzimit të infrastruktures ekzistuese dhe asaj renovuese duke respektuar parimet themelore të kujdesit kualitativ shëndetësor. Mndësi për pune ekipore dhe trajtim human e professional i pacientëve.

-Rritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale përmes integrimit të njohurive dhe përvojave profesionale europiane për punë profesionale kualitative e të profilizuar, duke marrë pjesë aktive në trajnime, CME, konferenca, simpoziuime ,kongrese dhe duke aplikuar ato pastaj në punën e përditshme.

Funksionalizimi i sistemit informativ shëndetsor dhe komunikimi informativ si mekanizma vetëkontrollues, evaluimues, planifikues dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shërbimeve shëndetësore spitalore.

Fuqizimi i partneritetit me spitalet tjera brënda Kosovës dhe jashtë saj ,në funksion të rritjes së numrit dhe kualitetit të shërbimeve shëndetësore për të qenë qendër referente spitalore për patologjinë e caktuar në fushën e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Kirurgji Abdominale me Endoskopi dhe Kardiologjisë.

 

 

STRUKTURA ORGANIZATIVE E SPITALIT

Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, është njëri prej pesë spitaleve rajonale (Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë) dhe dy spitaleve të komunave Ferizaj dhe Vushtri në Kosovë, i cili ofron shërbime shëndetësore të nivelit dytësor.

Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, ka 426 shtretër dhe ka të punësuar 545 punëtorë. Veprimtaria shëndetësore në spital është e organizuar në gjashtë departamente, 17 Reparte dhe 21 Njësi organizative-shërbime.

Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë është i organizuar në bazë të Statutit të Spitalit të aprovuar nga ana e Këshillit Drejtues.

Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë përbëhet prej 7 Departamenteve:

1 .Departamenti për nëna dhe fëmijë:

–          Reparti Obstretik (Salla e lindjes),
–          Reparti Gjinekologjisë,
–          Reparti i Pediatrisë,
–          Reparti i Neonatologjisë,

  1. Departamenti i degëve kirurgjike:

–          Reparti i Kirurgjisë,
–          Reparti i Urologjisë,
–          Reparti Ortopedisë,
–          Reparti i Oftalmologjisë,
–          Reparti i Otorinolaringologjisë,

  1. Departamenti i Anestezionit me mjekësi emergjente:

–          Shërbimi i Anestezionit,
–          Shërbimi i Kujdesit Intenziv,
–          RepartiiEmergjencës,
–          Trakti operativ me dhomën e zgjimit

  1. Departamenti i Sëmundjeve të brendshme:

–          Reparti i Sëmundjeve të brendshme,
–          Reparti Koronarë me kujdesin intenziv,
–          Reparti i Sëmundjeve të krahërorit,
–          Reparti i Sëmundjeve të lëkurës,
–          Reparti i Sëmundjeve ngjitëse,
–          Reparti iHemodializës
–          Reparti i Neurologjik,

 

  1. Departamenti i Psikiatrisë:
  • Reparti i Psikiatrisë së përgjithshme,
  • Reparti i Psikiatrisë së Fëmijëve,
  • Reparti i Psikiatrisë Forenzike,
  • Reparti i Sëmundjeve të Varësisë.

 

  1. Departamenti i diagnostikës:

–         Shërbimii Biokimisë,
–         Shërbimet e Diagnostifikimit Radiologjik,
–         Shërbimet e Terapisë Fizikale,
– Shërbimet për pacientët jashtëspitalor,
– Barnatorja,
–         Patologjia me Morgu.

 

  1. Departamenti i Administratës dhe shërbimeve të përbashkëta:

 

  • Zyra për Cilësi të Shërbimeve,
  • Qendra për Edukim të Vazhdueshëm Profesional,
  • Njësia e Personelit,
  • Njësia për shërbime juridike,
  • Njësia për buxhet dhe financa,
  • Njësia për prokurim,
  • Shërbime teknike,
  • Sterilizimi qëndror,
  • Lavatorja,
  • Shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastërtisë,
  • Transporti dhe Autoparku,
  • Inseneratori,
  • Mirëmbajtja e paisjeve mjekësore,
  • IT-së

STAFI PUNONJËS

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë të punësuar gjithsejt 545 punetorë:

  • Kuadër mjekësor (mjekë specialist) – 86
  • Kuadër medicinal i lartë dhe i mesëm – 338
  • Kuadri jo mjekësor – 121

 

UDHËHEQJA DHE TRUPAT E SPITALIT

KËSHILLI DREJTUES I SPITALIT
Organi më i lartë Qeverisës i Spitalit është Këshilli Drejtues, i cili përbëhet prej 5 anëtarëve

  1. Drejtori Ekzekutiv i Spitalit -Kryesues i Këshillit,
  2. Drejtori Mjekësor i Spitalit,
  3. Drejtori Infermierisë,
  4. Drejtori i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse
  5. Përfaqësuesi i Këshillit profesional

DREJTORIA E SPITALIT PËRBËHET PREJ 5 ANËTARËVE:

  1. Drejtori Ekzekutiv i Spitalit
  2. Drejtori Mjekësor
  3. Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse
  4. Drejtori i Infermjerisë
  5. Asistentët Administrativ

TRUPAT E SPITALIT
Këshilli Professional
Kolegji Profesional
Komisioni Disciplinor i Spitalit
Komisioni për ankesa i spitalit
Komiteti për kontroll të cilësisë
Komiteti për zhvillim të vazhdueshëm profesional
Komiteti etiko-profesional etj

 

INFORMATA PER SPITALIN:
Spitali i Përgjithshëm

“Isa Grezda” Gjakovë
Tel:  0390/320 021
Fax: 0390/326 704
e-mail: 
spitali.gjakove@gmail.com

Stafi menaxhues
Dr Ahmet Asllani – Drejtor Ekzekutiv
Tel: 044/207-324
e-mail: ahmet-asllani@hotmail.com
Dr Afrim Dervishi – Drejtor Shëndetësor
Tel: 044/188-055
e-mail:afrim_dervishi@yahoo.com
Zejnel Morina – Drejtor I DASHN-së (Departamenti i Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse)
Tel: 044/388-042
e-mail: zejnel1@hotmail.com
Dr Burim Sahatqija – Kryetar i Këshillit Profesional
Tel: 044/126-160
e-mail:bsahatciu@yahoo.com
Skender Ndrecaj –Drejtor Infermierisë
Tel: 044/371-783
e-mail: s.ndrecaj@hotmail.com

 

 

REPARTI I ORL-së
Shërbimet që ofrohen në repartin e ORL-së janë:
ORL konzervative (Otoskopia, Rino epifaringoskopia, Orofaringoskopia, Laringoskopia indirekte), Kirurgjia e vogël e regjionit ORL dhe kokës së qafes, Tonzilektomia e Adenoidektomia, Septorinoplastika, Otoplastika, Audiometria tonale dhe Timpanometria.
Shef I repartit: Dr Ilir Efendija – Otorinolaringolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-316
+381 (0)390/ 390-330
+381 (0)390/ 390-315
+381 (0)390/ 390-342

 

 

REPARTI I OFTALMOLOGJISË

Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Vizita e pacientëve të hospitalizuar për shërim konzervativ dhe të operuar, egzaminimi I të pamurit, egzaminimi i fundusit direct dhe indirect me midriatike dhe pa midiatrike.
Skiakopia te fëmijët dhe të rriturit për diagnostifikim, caktimi i dioptrisë Keratorefraktometria, shiqimi i segmentit të përparmë dhe të pasëm me biomikroskop, ablatioi i trupave të huaj nga conjuctiva dhe cornea, prova e fluoroscenies, matja e TIO në mënyrë digjitale dhe tonometër SHIOTZ.
Testet provocative për glaucoma, inqizimi i fushës vizive me Perimetri sipas Goldmanit,
egzaminimi dhe diagnostifikimi i strabizmit, vezhgimi i aparatit lacrimal dhe shpërlarja e kanalit si dhe sondimi I kanalit të lotit.
Egzaftalmometria sipas Hertelit, aplikimi i s/c peribulbar dhe retobulbare.

Operimet të cilat kryhen në këtë repart janë:

Operimi cataracts me ECCE si dhe implantimi  ileneteveitraoculare IOL, Glaucomae TTB, iredectomia periferike, tumoret, operimet plastike të kapakëve, ectropiumet dhe entropiumet, cystet dermoidale në kapak dhe conjuctive atheromat, Ablationi i trupave të huaj neconjuctive dhe corne, granulomet, chalazionet, epilacionet dhe termocaugulationi, xanthelasme, blepharochalasae, pterygiumet si dhe transplatimi conjuctives transpozicioni.

Shefee repartit: Dr Shukrane Roka – Oftalmologe
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-406
+381 (0)390/ 390-340

REPARTI NEONATOLOGJIK

Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Egzaminimi nga ana e mjekut i secilit të posalindur brenda 24 orëve pas lindjes; Diferencimi I të posalindurve me probleme; Monitorimi i tyre dhe trajtimi i të pasalindurve të sëmurë (prematuret me probleme respiratore – CPAP), Asfiktik etj; Pjesëmarrja në lindjet me probleme dhe reanimimi i të posalindurve me asfiksion në lindje; Gadishmëri nga 10 ditë në muaj ku mbulohen edhe vikendet; Vizitat ambulantore të të posalindurve që janë trajtuar në kujdes intenziv me probleme me ushqyerje dhe probleme tjera; Eksangvinotransfuzioni; Përkujdesja esenciale e të posalindurit – prevenca primare e sëmundjes hemoragjike neonatale dhe oftalmisë neonatale, përcjellja e temperaturës, peshën nga ana e Infermierëve, monitorimi I të posalindurve për shenjat e rrezikut në pjesën fiziologjike, bllok operativ dhe kujdes intenziv, pjesëmarrja në reanimim, këshillat për gji dhënie;
Përkujdesja për foshnjet si probleme sociale deri sa mbikqyren ta marrin punëtorëtsocial.
Shef i repartit: Dr Diana Dafota – Pediatre/Neonatologe
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-382
+381 (0)390/ 390-384

REPARTI INTERNISTIK
Veprimtaria: Vizita specialistike qdo ditë në ambulancën Internistike nga ora 9 deri në 14
Kabineti për ultrazë punon qdo ditë sipas orarit, ku kryhen:
Ekokardiografia, Dopler Ekokardiografia dhe Dopler Karotideve
Eko Abdomenit, Eko e veshkëve, Eko tiroides, Ergometria qdo ditë në kabinetin për Ergometri
Oesphagogastroduodenoscopia qdo dite në kabinetin për Endoskopi.
Shef i repartit; Dr Halil Hamza – Internist
Numrat per kontakt të këtij reparti janë:
+381(0) 390/ 390-332
+381(0) 390/ 390-321
+381(0) 390/ 390 -303

REPARTI I NEUROLOGJISË
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Reparti Neurologjik mirret me diagnostifikimin, trajtimin dhe përcjelljen e të sëmurëve neurologjik në rajonin e Gjakovës dhe më gjerë. Në kuadër të repartit funksionon edhe ambulanta specialistike neurologjike qdo ditë pune.
Në kuadër të repartit ekziston edhe kabineti i EEG-së i cili poashtu punon qdo ditë pune. Së shpejti pritet edhe aktivizimi I kabinetit për Doppler Ehosonografi të enëve kraniale – TCD.

Historia:

Reparti iNeurologjisë në Gjakovë është i pari që është formuar në Kosovën e pas luftës me 01.05.2000, pasi që është bërë ndarja e Psikiatrisë në dy drejtime: Neurologji dhe Psikiatri. Numri i shtretërve në repartin e Neurologjisë është 24, ndërsa numri I personelit është 4 mjek specialist dhe 17 teknik medicinal.
Trajnimet: EEG, EMG dhe DOPPLER.
Shef I repartit: Dr Jetish Jetishi – Neurolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-329
+381 (0)390/ 390-333
+381 (0)390/ 390-322

REPARTI I PSIKIATRISË
Shërbimet që ofrohen në repartin e Psikiatrisë janë:Vizita specialistike psikiatrike, hospitalizim të pacientëve me probleme mendore, detoksikim të pacientëve që përdorin substance psikoaktive (drogë), rehabilitim të pacientëve nga përdorimi i pakontrolluar i pijeve alkoholike dhe substancave psikotrope, konsullta specialistike nëpër repartee të ndryshme, psikoterapi individuale dhe grupore, psiko – farmako terapi dhe terapi relaksuese si dhe ekspertiza psikiatriko – ligjore.
Shef i repartit: Dr Zef Komani – Psikiater

Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-328
+381 (0)390/ 390-305
+381 (0)390/ 390-313

 

REPARTI I TRANSFUZIONIT
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Përcaktimi i grupeve të gjakut ABO dhe RhD sistemet me metodat në pllakë, në epruvetë dhe në gel kartelë; përcaktimi i antitrupave imun te femrat e senzibilizuara si dhe nëse kanë bëhët titri i antitrupave; Testi I Coomb-sit direct dhe indirect; Testi i përshtatshmërisë, i interakcionit për transfuzion të gjakut, plazëm; Krioprecipitat në pllakë, epruvetë dhe gel kartelë; Vizitat specialistike të dhuruesve të gjakut, të sëmuarve me hemofili; Konsultimet me shtatzënat, me të sëmuarit anemic; Testimi sipas nevojës në HBs, Ag, HCV, TPHa, HIV; Ndarja e plazmës, deleukocitimi i njësive të gjakut me filter; Pregaditja e er. Të koncentruara, er të shpërlara sipas kërkesës dhe nevojës; Marrja e gjakut për grup të gjakut për antitrupa, përcaktimi i Hemoglobinës tek dhuruesit të gjakut; Marrja e gjakut të dhuruesve, kujdesi gjatë dhënies së gjakut dhe pas dhënies së gjakut për kohën sa janë në Kabinet.
Qdo dhuruesi të gjakut i ipet libreza.
Shef i repartit: Dr Melihate Polloshka – Vula
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-397
+381 (0)390/ 390-399

SHERBIMET PRANË REPARTIT TE EMERGJENCES GJAKOVE
Reparti i   Emergjences ofron shërbime themelore pacientëve me një spektër të gjerë të sëmundjeve dhe lëndimeve. Disa nga këto shërbime mund të jenë kërcënuese për jetën dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Emergjenca gjithashtu është përgjegjësë për ekzaminim dhe evaluim komplet të pacientëve duke përfshirë këtu edhe tretman të menjëhershëm
Shërbimet në emergjencë ndahen në tri nivele:
1.Rastet Emergjente
2.Rastet Urgjente
3. Rastet Ambulantore

Dy të parat gëzojnë prioritet sepse kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore për shkak të rrezikshmërisë së jetës.
Emergjenca si tërësi trajton këto raste: emergjencat kardiovaskulare, traumatike, endokrinologjike, anafilaktike si dhe rastet internistike
Njëkohësisht ofron edhe shërbime gadishmërisë për transferim të pacientëve në qendrat terciare spitalore.
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-358
+381 (0)390/ 390-409
Dr Jeton G. Vorfi
Shef i sherbimit të emergjencës
tel 044 154 603
email: jetonvorfi68@yahoo.com

Reparti Pulmologjik dhe DSM

Shërbimet që ofrohen në repartin e Pulmologjisë janë:

  • Vizita e pacientëve të hospitalizuar
  • Konsultat nëpër repartee
  • Leximi I grafive – diagnostika radiologjike
  • Fletëlëshimet
  • Anamnezat e të sëmuarve
  • Spirometrija
  • Punksionet pleurale
  • Asistimi i infermierëve në punksione pleurale
  • Shërbimet administrative
  • Marrja e gjakut për analiza
  • Rregullimi i shtretërve, dezinfektimi i shtretërve, ajrosja e dhomave
  • Administrimi dhe dhënia e medikamenteve orale im, iv, inhalimet
  • Ekg
  • Dërgimi i pacientëve për konsulta, roentgen, CT, EHO (abdomenit, zemrës etj)
  • Kateterizimi i të sëmuarit
  • Dhënia e infuzionit
  • Terapia educative
  • Evidentimi dhe lajmërimi i sëmundjeve infective TBC dhe kronike
  • Dhënia e kontinjerëve për BK
  • Matja e peshës trupore
  • Edukimi shëndetësor i pacientëve me TBC
  • Matja e temperaturës
  • Terapia e sjelljes

Shef I repartit: Dr Pleurat Hadri – Specialist Pulmolog
Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-309
+381 (0)390/ 390-400

Shërbimet që ofrohen në DSM janë:

  • Pranimi I pacientit dhe dokumentacionit; evidentimi në protocol dhe kartelë kompjuterike shëndetësore
  • Hapja e kartonit apo gjetja e kartonit themelor apo aktiv të cilët janë të selektuar sipas emrave apo mbiemrave, apo gjetja e filmave
  • Matja e peshës trupore
  • Vizita specialistike të pacientit ambulantor
  • Kontrollimi i BCG vaksinës
  • Dhënia e Mantux; probes dhe leximi
  • Dhënia e kontinjerëve për BK – sputum
  • Administrimi dhe dhënia e medikamentevepër TBC
  • Këshillat për varshmëri nga barnat dhe këshilla tjera
  • Terapia edukative
  • Terapia e sjelljeve
  • Përshkrimi i medikamenteve TBC në protokole – ditore
  • Evidentimi dhe lajmërimi i sëmundjeve TBC – kronike
  • Edukimi shëndetësor i pacientëve me TBC dhe anëtarëve të familjes
  • Asistimi gjatë vizitës mjekësore
  • Evidentimi i të dhënave gjatë lëshimit në karton të pacientit – përshkrimi i dokumenteve përcjellëse të pacientit me karton
  • Protokolimi i pacientëve me TBC në kompjuter me të gjitha dokumentet përcjellëse dhe analizat periodike me TBC
  • Regjistrimi, anketimi i pacientit me TBC dhe përshkrimi në mbështjellës të kartonit të amvisnisë
  • Protokolimi i anëtarëve të kontaktit në regjister
  • Raportimi mujor, tremujor dhe vjetor. Klasifikimi i pacientëve sipas sëmundjes jo specifike dhe evidentimi

Numrat për kontakt të këtij reparti janë:
+381 (0)390/ 390-346
Ro Kabineti
Shërbimet që ofrohen në Ro – Kabinet janë:

Hemodializa
Reparti i Hemodializës funksionon në kuadër të departamentit Internistik, kryen shërbimet e Dializës acute dhe kronike.
Aktualisht disponojmë me 18 kyqje për dializë dhe momentalisht dializohen 60 pacientë në programin e rregullt të Hemodializës intermitente që vuajnë nga pamjaftueshmëria kronike terminale e veshkave.
Shef i repartit të Hemodializës është:
Dr Naim Byci – Specialist Internist
Kontaktet për këtë repart janë:
+381 (0) 390/390-304
+380 (0) 390/390-310

Reparti i Ortopedisë
Shërbimet që kryhen në këtë repart janë:

  • Trajtimi në mënyrë konzervative dhe trajtime operative të thyerjeve të extremiteteve të poshtme dhe të sipërme
  • trajtime conservative dhe operative i anomalive të lindura dhe të fituara të ekstremiteteve të poshtme dhe të sipërme
  • arthroskopia e gjurit
  • endoprotetika parciale e kërdhokulles
  • trajtime operative të thyerjeve të hapura
  • zgjatja e ekstremiteteve
  • trajtimi konservativ i problemit të bushtit kurrizor.

Poashtu kryhen edhe imobilizime të ndryshme si fashime, imobilizime me allqi, pastrime plagësh, zbrazja dhe heqja e drenazhave.
Shef i repartit është;
Dr Burim Sahatqija – Specialist Ortoped/Traumatolog
Kontaktet për këtë repart janë:
+381 (0)390/390-350
+381 (0)390/390-318

Reparti Gjinekologjik
Shërbimet që ofrohen në këtë repart janë:
Vizita gjinekologjike; u/z mitra gravide; u/z mitra jogravide; CTG; aminioskopia; vurja e spirales dhe heqja; incizioni dhe marsupializmi gjad. Bartolinit; biopsia e cerviksit; polipectomi; serkllazha; revizioni i plagëve; operimi i shtatzanive jashtë mitrës; lindja normale; lindja me indukcion; lindja me s.c.; lindja me vakum; revizioni manual i kavitetit të mitrës; të gjitha llojet e aborteve; hicterectomia vaginale; kornizimi i qafës së mitrës dhe leep; myomectomia; sterilizimi i tubave; egzaminimi i gjirit; hsiterektomi (h.t.a); H.S.G.; cystectomit e ovareve; L.P.S.C. (laparoskopia); hysteroscopia; plastika e përparme dhe e pasme e vaginës; kiretazha explorative e kavitetit të mitrës; sutura e emmetit; djegia e condillomave (electrocoagulatio).
Shef i këtij reparti është:
Dr Qamil Hamza – Specialist Gjinekolog/Obstetër
Kontaktet me këtë repart janë:
+381 (0) 390/390-385
+381 (0) 390/390-387
+381 (0) 390/390-351
+381 (0) 390/390-386

 

 

http://www.spitali-gjakove.com/