Fillet e funksionimit të Spitalit të Gjilanit i gjejmë qysh në vitet 1947-1949, ku është ndëtuar Dispanzeri për sëmundjen e TBC, e i cili repart ekziston edhe sot e kësaj dite, gjithashtu në këtë vit filloi punën edhe spitali i ashtuquajtur Spitali i qytetit, e në kuadër të këtij spitali funksiononin këto reparte: Reparti i sëmundjeve të mbrendëshme – Internë, Repartin i pediatrisë, Reparti i sëmundjeve infektive, e që funksiononte në një barakë metalike montuese, Reparti i kirurgjisë dhe ai i gjinekologjisë e të cilët kanë funksionuar në vazhdimësi në kuadër të këtij spitali. Kështu ka funksionuar deri në vitet 1970, ku në këtë vit filloi së funksionuari spitali i sotëm, e që atëher kishte statusin “Qendër Medicinale”.
Reparti i sëmundjeve të mbrendëshme dhe ai i pediatrisë në të kaluarën.
Pra i dokumentuar si Spital i përgjithshëm me disa njësi dhe reparte e gjejme nga viti 1954, e që në vazhdimësi është kompletuar me kuadro – personel shëndetësor profesional dhe repartee te reja.
Reparti i sëmundjeve infektive
Gjithashtu me ndërtimin e objekteve dhe godinave te reja hapen edhe reparte tjera të cilat funksionojnë sot në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit. Mjeku i parë këtij regjioni ka qenë Dr. Nijazi Halimi, i cili Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer më 1959, e që më vonë ky spital vazhdimisht plotësohet më kuadro të reja.
Njëri nga objektet e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan pas renovimit 2014
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dhe këtu ofrohen shërbime shëndetësore të nivelit dytësor apo sekondar për popullatën e regjionit të Gjilanit, pastaj komunave si: Dardanë, Artanë, Vitisë, Parteshit, Ranillukut dhe Kllokotit.
Gjithashtu këtu ofrohen shërbime edhe për banorët nga komuna e Preshevës, Bujanocit, Medvegjes e edeh nga Kumanova. Në këtë spital janë të punësuar gjithsejt 550 punëtorë, nga të cilët I kemi: 112-mjekë specialist, 346-infermierë, 5-ekonomistë, 2-inxhinierë, 2-juristë, dhe punonjës tjerë të shërbimeve.
Në departamentin e administrates funksionon: zyra për cilësi, njësia e personelit, shërbimi juridik, shërbimi I shkrimorës dhe arkivi, shërbimi teknik, kuzhina, mirëmbajtja, lavatorja, autoparku, si dhe punëtorët e kompanive tjera private si ajo për Higjienë dhe sigurim fizik të objekteve dhe personelit.
Ky spital ka kapacietet të ofroj shërbime prej 464 shtretërve të shpërndarë sipas depatamernteve, dhe rreth 25 mijë m2 sipërfaqe, të shfrytëzueshme e që ka infrastructure optimal , teknike dhe të infrastructures së gjithëmbarëshme për të ofruar shërbime cilësore të nivelit përkatës pët të gjithë qytetarët.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përveq ofrimit të shërbimeve shëndetësore të nivelit sekondar, ai shërben edhe si institucion edukativo-arsimor, për nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë, infermierët e të gjithan profileve dhe drejtimeve, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, për mjekët në specializim të lëmive përkatëse, gjithashu disponon me Qendrën për edukim të vazhdueshëm të Infermierëve, dhe Qendrën e Telemjekësisë.
Në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit funksionojnë trupat profesionale dhe menaxheriale të prirë nga:
E të cilët mbajnë takime të rregullta dhe aktive së paku një here në javë, e kur shihet e arësyeshme edhe më shpesh. Këto takime fokusohen në punë interdisiplinare dhe që së bashku me kryeshefat, shefat, infermieret e departamenteve, ato kryesore të reparteve dhe punëtorët tjere fokusohen për ofrim dhe ngritje të shërbimeve shëndetësore duke respektuar dhe menaxhuar me efikasitet, përgjegjësi, ndershmëri, korrektësi dhe profesionalizëm.
Shërbimet shëndetësore në këtë institucion ofrohen permes Departamenteve, e që ekzistojnë gjashtë departamente:
Këto departamente pëfshijnë njësi dhe reparte gjegjëse:
Departamenti i Emergjencës me reanimacionn përfshin:
Departamenti i degëve kirurgjike përfshin:
Departamenti i Diagnostikës përfshin:
Depasrtamenti i sëmundjeve të mbendëshme përfshin:
Departamenti për nëna dhe fëmijë përfshin:
Departamenti i administrates pëfshin:
Reparti i Emergjences është hapur me 14.03.2001, ndërsa më parë ka funksionuar si dhomë e pranimit.
Ka gjithësejt 32 punëtor, prej tyre 3 Mjekë të Emergjences, (kemi qenë 4 dhe Dr.Imet Rrahmani është zgjedhur Minister I Shëndetësisë), 17 infermiere , 12 infermier/e.
Puna në repart bëhet me përkushtim nga punëtoret.Gjatë viteve puna dhe efikasiteti ka shkuar duke u rritur kështu që në Vitin 2001 janë kontrolluar 15524 pacienta ndersa në Vitin 2014 janë kontrolluar 25604.Në Vitin 2004 jemi pranuar në punë tre Specialistë të Mjekësisë Emergjente, që kemi qenë gjenerata e parë e Mjekësisë Emergjente.
Shërbimet që ofrohen:
-Dhënja e kontrastit
-Sedacioni i shkurt gjatë reponimeve të frakturave ,etj
Gjatë punës sonë të përditshme diagnostifikojmë dhe trajtojmë:
Vërejtje: puna me raste emergjente kërkon trajtim ekipor. Mjeku i Emergjencës me suskses bënë ekzaminimin,vlerësimin, dg.,terapin iniciale, stabilizimin,monitorimin,rivlersimin, hulumtimin laboratorik,rentgenologjik,ultrasonografik dhe triazhimin dhe konsultimin e profilit adekuat profesional.
Stafi menaxhues:
Kryeshefi i Departamentit të Emergjences: Dr.Ukshin Ismajli-Anesteziolog
Shefi i Repartit të Emergjences: Dr.Enver Murtezi- Specialist i Mjekësisë Emergjente
Motra Kryesore e Dep. të Emergjences: Ganimete Leka
Motra Kryesore e Repartit të Emergjences: Xhylije Hajdari
Kontakti:
Spitali: Centrali 0280 321 111, Emergjenca 0280 320 190
Kryeshefi: 044 158 397
Shefi: 044 212 422
10.06.2015.
Dr.Enver Murtezi
Shef i Repartit të Emergjences
SHERBIMI I ANESTEZIONIT ME TERAPI TE DHËMBJES
SHërbimi i anestezionit është i organizuar sipas organogramit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit në kuadër të Departamentit të Emergjencës, Anestezionit me Mjekim Intenziv dhe Traktit Operativ me Dhomën e Zgjimit. Shërbimi funksionon me 6 anesteziolog dhe 8 teknik të anestezionit nga tecilet 2 jan në trajnim ende të pa qertifikuar.
SHEF I SHËRBIMIT TË ANESTEZIONIT
Dr.Isah Berisha – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
TEL: +377 44-178 539
e-mail : isah.berisha@gmail.com
STAFI PROFESIONAL
Dr.Ukshin Ismajli – Anesteziolog & Reanimator
Dr. Halil Basha – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Sulltan Sylejmani – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
Dr. Arsim Emini – Anesteziolog me Mjekim Intenziv
INFERMIERE KRYESORE E REPARTIT
Teuta Kastrati – Anesteziste
e-mail: – kastrati.t@hotmail.com
Puna organizohet me ndërrime dhe kujdestaron vetëm një anesteziolog që u pergjigjet gjitha reparteve në konsultime dhe rastet emergjente kur nuk ka specialist te emergjencës,ndërsa gjat orarit te rregullt punojn 5 salla, 3 salla reparteve te kirurgjise per profile te ndryshme dhe 2 salla ne departamentin per nena dhe femi.
Sistemi i gazrave është qendror, aparatura e markes Dreger si ventilatoret mekanik ne mjekimin Intenziv ashtu edhe aparatet e anestezionit.
Shërbimet ofrohen në vartesi nga lloji i ndërhyrjes kirurgjike dhe ate:
-Anestrezion i përgjithshëm endotraheal dhe me maskë laryngeale
-Anestezioni lokoregjional
-Anestezioni epiduaral dhe për therapi të dhëmbjes
-TIVA
-Analgosedacion
SPITALI I PËRGJITHSHËM – GJILAN
REPARTI I SYVE
Reparti i syve ka 3 mjekë specialistë të oftalmologjisë dhe 6 infermiere.
Shef i repartit: Mr.sci.dr. Besim Maliqi-oftalmolog.
Kryeinfermiere: Fetije Nuhiu- Beachler infermier.
Reparti i syve në Gjilan ka filluar punën në shtator të vitit 2012,ndërsa më heret ka funksionuar vetëm në mënyrë ambulantore.
Reparti i syve posedon:– ambulancen specialistike të syve
– kabinetin per ultrazë
– sallën operative
Në ambulancën specialistike të syve punojnë dy infermiere të rregullta, si dhe çdo dite pune, prej te hënes deri të premten,punojnë mjekët specialist të syve sipas orarit.
Në repartin e syve, diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet e kapakëve të syrit,konjunktivës, kornesë, uvesë, trupit qelqor, lensit, retinës, glaukomës, aparatit lakrimal, strabizmat, lëndimet e syrit.
Reparti i syve posedon dy dhoma të pacientëve me 8 shtretër,
Nr. Kontaktues i repartit të syve: 0280 321 111, lok. 150.
Spitali pergjithshem-SP-Gjilan
Reparti i ortopedese-traumatologjise i sistemit ostelokomotor eshte themeluar ne vitin 1988
Ortoped ne ate kohe ishte dr Halid Shaban(nga Shkupi),me pastaj me:
1989(maj)vjen Ortopedi i pare dr Rahman Hajdari
1994 vjen Dr Selami Ramadaini
2004 Dr Hafiz Ahmeti
2005 Dr Abdylatif Latifi,dr Musë Jashari
2008 dr Skender Mehmeti
Qe bga themlimi kane punuar edhe personeli mesem:Hamide Rexhepi,Kevsere Ahmeti(Mehmeti),Bukurije Gagica,Naile Mehmeti,Naser Kadriu,Dragan Stiljkovic,Vera S
Elida Herceg,Sladjana dhe Srdjan.
Tani jane personeli mesem:Kevser MehmetKryemoter e departamantit te Kirurgjise)
Mirvete Ibrahimi(Kryeinfermiere e Ortopedise),Zjavere Salihu,Meliha Hakuli,Sadete Salihu,Hajdar Kqiku,Bislim Bislimi dhe Blerta Selmani.
Reparti i Ortopedise ka 20 shteter,personel 12,preje te cileve 8 te mesem.Ka shtate dhoma te pacienteve dy prej te cilave per paceint me plage infektive.Ka dy lidhtore,njera per plasge te infektuara.
Ne rapart per veq traumaes se sistemit osteolokomotor,punohen edhe raste me smundje ortopedike.
Koheve te fundit punohen edhe proteza parciale te kerdhokles,eshte punuar edhe nje totale me ndihmen e kolegeve nga Prishtina.Ne salle te op.shfrytezohet skopia(C harku) dhe Artroskopia.Vullneti per shtim te puneve profesionale.
Historiati i laboratorit
Spitali Regjional i Gjilanit themelohet në fillimin e viteve të 50-ta.
Fillimi i njësisë së laboratorit sipas të dhënave gojore datojnë para themelimit të spitalit, të dhëna të besueshme për ekzistencën e laboratorit në spital datojn diku nga viti 1954. Në laborator atëherë punoheshin analiza të caktuara dhe të pakta si: sediment i gjakut, urina, disa parmatra nga hemogrami(erc.hgb.lkc.) dhe tek më vonë u fillua me testet e reja si ato të: glukoza, urea, kreatinina etj. Laboratori është lëvizur shpesh mbrenda ambienteve të spitalit për çka është vështirësuar përcjellja e veprimatarisë laboratorike në mënyrë kronologjike si pasojë e pamjaftueshmërisë së dokumenteve të shkruara.
Sot laboratori i Spitalit te pergjithashem në Gjilan ofron shërbime laboratorike për nivelin dytësor por edhe ate paresor (si pasojë e mungesës së aparaturës së avansuar në nivelin parësor)për popullatën e Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Kllokotit, Artanës, Ranillugut, Parteshit por edhe më gjërë.
Nese krahasojm kushtet në të cilat ka punu laboratori para vitit 1999 fal angazhimit si dhe investimeve qe jan bere per avansimin e metodave te punes si dhe kushteve te krijuara per sherbim te pacienteve si dhe per punetor sot,shërbimi i laboratorit punon ne kushte shume me te mira, duke u bazuar edhe ne aparturen e avancuar të cilen sot e ka ne sherbim laboratori .
Në laborator janë të punësuar dy mjek specialistë të biokimisë klinike, dhe 13 laborant.
Laboratori është i paisur me tekonologji moderne.Saktesia e rezultateve ne laborator bazohet ne zbatimin e sistemeve të ndyrshme të kontrollit e cila kryhet nga ana e biokimisteve si dhe laboranteve per cdo dite, me qëllim që të eleminohen mundësitë e gabimeve eventuale që mund të ndodhin gjatë punës.Ne njesin e laboratorit te S. P.te Gjilanit kryhen keto sherbime laboratorike:
Njesia e laboratorit menaxhohet nga ky staf:
-Dr.Nazmije Azemi specialist I Biokimisë Klinike-Shef I Laboratorit
-Salije Veseli tek.laborant Teknik kryesor
-Ibish Ibishi tek.laborant- kryteknik i departamentit të Diagnostikës
Njësia e laboratorit kryen shërbim 24 orë .
Kur marrim për bazë raportet e punës ne kete njesi për gjat vitit 2014 shërbim iu është dhënë 24750 pacientëve me 244500 analiza të punuara që mesatarisht për nji ditë i bie 92 pacient ndërsa 910 analiza të punuara gjat 24 orëve shërbim,duke u bazu në këto raporte shohim se ky shërbim punon me kapacitet të kënaqshem .