Thuhet se bërthama e parë shëndetësore në Komunën e Pejës daton nga viti 1920.
Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur KULLA E BEGUT. Ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të
pacientëve me patologji të ndryshme.
Në vitin 1944 vie mjeku i parë kirurg nga Shqipëria i cili ofron ndihmën mjekësore në kushte të rënda të pasluftës.
Në vitin 1947 lëshohet në punë pas renovimit ndërtesa e lëshuar nga forcat ushtarake italiane e cila ndërtesë ka shërbyer si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.
Në afërsi të ish Entit higjienik kanë qenë dy ndërtesa një katëshe përdhese disa
dhomëshe, njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për
sëmundje të lekurës. Kuadri vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficit kështu që kuadri i ardhur nga regjionet për rreth si nga Shkupi e të tjera ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lëmi të ndryshme.
Në kompleksin e shëndetësisë pejane ka funksionuar me dekada Spitali per shërimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive ALI KELMENDI i cili ka dhënë kontribut të madh në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëm nga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacient nga tërë Kosova pasi ka ushtruar funksionin e sonatoriumit.

Kontakti: +381 39 43 13 15
Për më shumë informata vizitoni

www.spitalipeje.com