SPITALI I VUSHTRRISË

 Një nga beneficionet që qyteti i Vushtrrisë ka fituar nga donacionet është vet Spitali Sheikh Zayed Vushtrri – spital i përgjithshëm që shërben për popullatën e këtij regjioni.
Që nga 1999 kur trupat e KFOR-it të EBA-ve u përqëndruan në Vushtrri qëllimi i tyre i vetëm ishte të ndërtohet spitali për këtë anë. Kështu që pas shumë peripetive ky projekt u realizua në saje të donacionit të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysëm Hënës së Kuqe të EBA-ve, e ndërtuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e nënshkruar më 26 nëntor 2001, nga përfaqësuesit. Inaugurimi i spitalit është bërë më 17 Janar 2003.
Që nga kjo kohë spitali jonë është pike referuese e mbi 300000 banorëve të Vushtrrisë me rrethinë.
Spitali pas shumë peripetive duke iu falenderuar Kuvendit Komunal të Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoratit të Shëndetësisë, administratës së UNMIK-ut në Vushtrri të asaj kohe gjegjësisht vet administratorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, filloj punën e vet me pacienta në muajin maj 2003, ku ofronte shërbime ambulantore, ka funksionuar materniteti (lindorja), reparti i meshkujve dhe reparti i femrave, si dhe reparti i pediatrisë. Nuk funksionte kujdesi intenziv si dhe salla operative. Objekti në tërësi ka ofruar shërbime të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër.
Në bazë të konkursit që ka qenë i shpallur nga KK-i Vushtrrisë në spital pranohen 106 punëtorë edhe pse konkursi ka qenë për 137 vende pune. Qysh atëhere ky numër nuk është plotësuar edhe deri më tani. Si rrjedhojë e kësaj është dashur të bashkëpunojmë edhe me qendrat tjera spitalore ku kemi hasur në mirëkuptim dhe janë nënshkruar shume marrëveshje bashkëpunimi.
Në marrëveshje me Qendrën Klinike Universitare Klinika Kirurgjike ofron 5 ekipe nga 3 kirurg të përgjithshëm si dhe 1 kirurg i fëmijëve. Ata kanë shërbyer nga mars 2004 deri dhjetor 2004. Në marrëveshje me QKU- Klinikën interne specializantët e regjionit tone mbajnë kujdetaritë e tyre në spitalin tone.
Në marrëveshje me spitalin e Mitrovicës ajo ofron kuadër të mesëm profesional si infermier për repartin e kirurgjisë, kujdes intenziv, trakt operativ, shërbimin e transfuzionit, kuadër të lartë profesional – transfuziologe, operative gjinekologjike – ku 2 ditë pune gjinekologet me anesteziolog kanë kryer lindjet cezariane këtu në spitalin tone në sallat operative.
Po ashtu një bashkëpunim i mirëfillët është edhe në mes të Spitalit Sheikh Zayed dhe QKMF-Vushtrri ku shumë nga shërbimet e Kujdesit primar janë kryer si shërbime të përbashkëta në bashkëpunim me kuadrot tona. Një bashkëpunim i tillë ka qenë në:

  • shërbimin e emergjencës me logjistikë ku në rast nevoje 2 nga anesteziologet me reanimacion ofrojnë ndihmë pacientëve, ky bashkëpunim ende vazhdon
  • laboratori biokimik- ka ofruar shërbime edhe për pacientët spitalor;
  • rentgeni – i tërë stafi i mesëm profesional në shërbimin e rentgenit ka ofruar shërbime edhe për pacientët spitalor;
  • mami – 1 nga mamit e QKMF ka ofruar shërbime pacientëve spitalor.

në këtë mënyrë kemi arritur që të gjithë së bashku ta bëjmë funksional spitalin tone dhe jemi në çdo aspekt (për shërbime që ofrojmë) krahas spitaleve tjera që janë me traditë shumë vjeqare.

Tani spitali shërbimet i ofron nga vet punëtorët e vet si: laborator, rentgen, mamografi, vetëm shërbimi emergjent ka mbet të jetë nën menaxhimin e QKMF- Vushtrri por që me hapësirë është në kuadër të spitalit.

INFRASTRUKTURA

  • Riorganizimi dhe pajisja me aparaturë të nevojshme për kuzhinë të spitalit
  • Rregullim të hapësirave të nevojshme për stafin professional.
  • Rregullimi i 2 sallave operative në traktin operativ të cilat pajisen me oksigjen qendror, tavolinë operative dhe reflektor ndriques.
  • Ventilimin dhe klimatizimin e hapësirave dërmuese të spitalit (donacioni i EBA-ve, edhe pse ka qenë e paraparë për më pak hapësira).
  • Rrjeti i telefonisë me internet.
  • Kyqja në rrjetin kryesor të rrymës elektrike, kështu që spitali ka rrymë pandërpre – 24 orë.
  • Kyqja e rrjetit të ujësjellësit në bunar – spitali ka ujë pandërpre 24 orë (uji është i pijshëm sipas standardeve i testuar nga IKSHPK).
  • Rregullimi i oborrit të spitalit për çka spitali ka marr falenderime me shkrim.
  • Vendosja e kulmit të spitalit – është mbyllur terasa.
  • Rregullimi dhe riorganizimi i të gjitha ambulantave specialistike.
  • Rregullimi i hapësirës së administrates së spitalit (në të ardhmen parashihet që të bëhet repart i oftalmologjisë).
  • Rregullimi i hapësirave tjera të spitalit.
  • Klorinmetri – filtrues uji nga pusi.
  • Hapja e pusit të ri të ujit donacion nga Human Appeal me seli në Prishtinë.
  • Furnizime me barna disa herë donacion nga KFOR-I Francez.
  • Furnizim me ujë dhe kanalizim në dhomat e pacientëve të shtrirë ne repartet si: maternitet, gjinekologji, interno dhe pediatri.
  • Instrumentarium për kirurgji donacion nga Jungend für Zukenft e.v. organizatë gjermane përmes YAK-ut me seli në Vushtrri.
  • Furnizim me shtretër elektrik për pacient donacion nga Ambasada Franceze.
  • Furnizim me karroca për te hendikepuar donacion Norvegjez, ku disa nga karrocat i’u janë dhuruar nga spitali Hendikosit – Vushtrri.

INVESTIME KAPITALE

Aparaturë dhe instrumentarium

  • Endoskopia moderne – Pentax: për fëmijë dhe të rritur, e vetmja me standarde bashkëkohore në Kosovë, donacion i EBA.
  • Laparaskopia moderne.
  • Kavitroni vetëm spitali jonë e posedon këtë aparaturë (nuk e posedon as QKUK), mirëpo ky aparat është huazuar nga QKUK dhe momentalisht gjindet tek ata.
  • 2 tavolina operative
  • Reflektor ndriques në salla operative
  • Inkubator transportues për të posalindur
  • Instrumentarium për kirurgji
  • Instrumentarium për gjinekologji
  • Instrumentarium për maternitet
  • Instrumentarium për otorinolaringologji
  • Aparaturë mjekësore pediatrike (EKG, inhalator)
  • Aparaturë mjekësore interno ( EKG, inhalator)
  • Aparaturë moderne për laborator – biokimik
  • Pajisje për shërbimin e transfuzionit
  • Inkubator transportues për të posalindur (donacion nga KFOR-i Francez)
  • Inkubator për fototerapi për të posalindur (donacion KFOR-i Francez)
  • Sterilizator i madh (donacion nga Dispanzeri i punës – Gjakovë)
  • Autoklav për sterilizimin e instrumenteve (donacion nga ISHP – Mitrovicë).
  • Autoklav për sterilizim të intrumenteve.
  • Pajisja kirurgjikale për gjinekologji Hysterskopi (Amnioskopi – hysteroskopi).
  • Pajisja për diagnostifikim radiologjik – Mamografi me Echo-Dopler.
  • Tavolinë për të posalindur.

Të tjera:

  • 1 Autoambulancë (donacion nga YAK organizatë zvicerane me seli në Vushtrri), 1 autoambulancë donacion KFOR-I Francez, 1 autoambulancë si dhe nje autoveture per persona te hendikepuar donacion holandez.
  • Trafoja e rrymës elektrike

STAFI PUNONJËS
Në kuadër të Spitalit Sheikh Zayed – Vushtrri janë të punësuar 127
punëtorë të profilit dhe strukturë si vijon:

  • mjek specialist ………………………………   24
  • teknik të mjekësisë …………………………   79
  • punëtor administrative …………………….     6
  • punëtor teknik ………………………………   21

Gjithsejtë ………………………………….. 127

RESURSE HUMANE
Kemi rekrutuar:

  • 22 specialist të profileve të ndryshme mjekësore:
    – 5 gjinekolog-obstetër,
    -2 pediatër,
    -3 internist,
    -8 kirurg,
    -2 anesteziolog e reanimator,
    -1 ortoped,
    -1 otorinolaringolog,
    -1 radiolog,
    -1 neonatolog-e
    -1 biokimist
    -1 transfuziolog
    -8 infermier,
    -23 infermier me kontratë për 10 muaj (donacion i EBA-ve),-1 punëtor jo mjekësor – mirëmbajtës i rrjetit elektrik dhe objektit.

STRUKTURA ORGANIZATIVE
Spitali Sheikh Zayed – Vushtrri, është I organizuar në: departamente, reparte dhe shërbime:

  • Departamenti për nënë dhe fëmijë:
    – reparti obstetrik
    – reparti I gjinekologjisë
    – reparti pediatrisë
    – reparti neonatologjisë
    – boksi i lindjes

Në repartin obstetrik – materniteti ka gjithsejtë 12 shtretër dhe 2+2 tavolina të lindjes trajtohen pacientët gjegjësisht grate shtatëzëna para dhe pas lindjes. Pacientë të trajtuar gjegjësisht lindje:

Lindje 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Meshkuj 219 441 635 474 529 436 385 315 345 336 271 353 115
Femra 201 427 575 445 443 408 396 332 321 327 240 327 101
Të vdekur 1 1 1 3 2
Të lindur pa jetë 2 1 5 4 2 4 3 4 2 1 1
Gjithsejt 423 870 1216 923 976 847 783 650 666 671 512 681 216

Në kuadër të maternitetit funksionojnë edhe ambulanta specialistike si dhe dhoma e ultrazërit ku mesatarisht brenda vitit ekzaminohen 5000 – 6000 pacientë.
Në repartin gjinekologjik ka 11 shtretër – trajtohen pacientet me patologji të ndryshme gjinekologjike si dhe grate me bara të cilat kanë probleme gjatë mbajtjes së shtatzanisë. Pacientë të trajtuar spitalor:

Pacient 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
R. Gjinekogjis / 325 687 607 595 563 547 461 599 673 594 440 199

Në repartin e pediatrisë me 17 shtretër trajtohen pacientë me patologji të ndryshme. Në kuadër të këtij reparti kemi edhe shërbimin ambulantorik ku kemi një fluks të madh të pacientëvoe ku mund të cekim se brenda vitit ekzaminohen mbi 20000 raste. Pacientë të trajtuar spitalor:

Pacient 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
R. pediatrik 112 329 412 270 411 276 250 254 744 625 589 672 209

Reparti i neonatologjisë është i pajisur por në mungesë të kuadrit profesional superior mbikqyret nga pediatrat si dhe mamit e trajnuara në këtë lëmi.

  • Departamenti I degëve kirurgjike:

Reparti kirurgjik ku numrohen 15 shtretër si dhe shërbimin ambulantorik, ku trajtohen pacientët me sëmundje të ndryshme kirurgjike si ato me raste të lehta deri te ato më të rëndat si: apendikset, cistat, holecistat, tumoret malinje etj. Raste ambulantore të evidentuara mesatarisht 5500-6000 brenda vitit kalendarik.
Në kuadër të këtij shërbimi kemi edhe njësinë e Endoskopisë ku kryhen gastroskopitë dhe kolonoskopitë, deri më tani janë trajtuar 1862 raste.
Me ardhjen e mjekëve kirurg nga klinika e kirurgjisë – QKUK u pa se në spitalin tonë edhe pse në dukje të pare kapaciteti fizik i vogël por me një hapësirë tejet të përshtatshme për punë u vendos që të starton shërbimi i kirurgjisë i cili ka arsyetuar veten në aspektin e kirurgjisë së hapur. Spitali jonë tani e ka të rekrutuar ekipin e kirurgëve të përhershëm dhe kryhen ndërhyrje kirurgjikale në veçanti të kirurgjisë abdominale duke filluar nga operacionet e përditshme deri te operacionet më të ndërlikuara të cilat zgjasin me orë të tëra. Shumë pacientë janë trajtuar edhe nga qendrat tjera duke përfshirë edhe raste të rënda nga onkologjia digjestive të ardhur nga QKUK. Pacientë të trajtuar spitalor:

Pacient 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
R. kirurgjik / 409 472 531 1005 1108 1499 1880 1316 1473 2096 2189 1158
  • Departamenti I Emergjencës me reanimacion:
    – shërbimi i anestezionit
    – shërbimi i kujdesit intenziv
    – shërbimet e emergjencës
    – trakti operativ me dhomën e zgjimit

Në shërbimin e kujdesit intenziv kemi 6 shtretër me sistem monitorimi dhe oksigjenimi qendror, trajtohen rastet post operative si dhe raste të tjera.
Trakti operativ funksionon pa vështirësi, sistemi është qendror me aparaturë moderne, intervenimet kryhen me laparaskopi d.m.th pa prerje.

Operacione 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Kirurgjike / 409 319 357 864 943 1145 1394 1284 1202 1452 1488 768
Gjinekologjike / / 42 19 30 40 33 41 44 86 32 19 9
S.Cezare / 55 127 90 125 121 138 144 135 141 156 139 59
ORL / / 153 145 131 118 89 79 3
Gjithsejtë / 464 641 611 1150 1222 1405 1658 1466 1429 1640 1646 836

 

  • Departamenti I degëve internistike:
    – reparti i sëmundjeve të brendshme
    – reparti koronar me kujdesin intenziv
    – reparti i sëmundjeve të krahërorit

Ky department ofron shërbimin ambulantorik si dhe repartin me 11 shtretër ku trajtohen pacientët me diabet, sëmundje endocrine, gastroskopi me kolonoskopi, Bronkoskopi, Eho e zemrës si dhe Spirometri.
Pacientë të trajtuar ambulantor mesatarisht brenda vitit 6000 raste kurse spitalor si vijon:

Pacientë 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
R. Internos / 148 296 279 238 245 216 191 256 231 233 225 147

Departamenti I diagnostikës dhe pacientëve jashtëspitalor:
– laboratori
– shërbimet e diagnostifikimit radiologjik
– shërbimet e Transfuzionit të gjakut
– shërbimet e terapisë fizikale
– shërbimet për pacientët jashtëspitalor
– barnatorja
– morgue

laboratori –menagjohet nga spitali ofron shërbime vetëm për të shtrirët;
shërbimi i radiologjisë – me aparaturë moderne, si dhe nga muaji dhjetor 2012 me mamografi ku deri me tani jane kryer 423 raste.
Shërbimi i transfuzionit – funksionon në bashkëpunim me të gjitha repartet në tërësi.
barnatorja – në fillim ka qenë e furnizuar nga donacioni i EBA në sasi bukur të madhe dhe është mirëmenaxhuar, kurse tani ajo furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë.

  • Departamenti I Administratës dhe shërbimeve ndihmëse:
  • zyra për cilësi të shërbimeve
  • njësia e personelit
  • njësia për shërbimet juridike
  • njësia për buxhet dhe financa
  • njësia e SISH-it
  • njësia për prokurim
  • shërbimet e kuzhinës
  • shërbimet teknike:
    • sterilizimi qendror
    • shërbimet e lavatories
    • shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastërtisë
    • shërbimet e sigurisë
    • autoparku

 

 

THEMELIMI I SHËRBIMEVE MJEKËSORE TË REJA NË KUADËR TË SPITALIT
Nevoja për mjekësinë moderne sidomos në fushën e endokirurgjisë dhe diagnostikës endoskopike ka bërë që stafi menaxhues i spitalit, stafi profesional dhe ekipa mjekë kirurg të fillojnë iniciativën për themelimin e njësive të reja të specializuara për diagnostikë moderne endokirurgjike dhe kirurgji mininvazive d.m.th. Qendrën për Endoskopi, ERCP, Laparaskopi dhe kirurgji hepatobiliare. Iniciativa është përkrahur edhe nga donatori i EBA-ve ku falë mundësive për donacione e ka ndihmuar dhe po e ndihmojnë me donacione të vazhdueshme spitalin tonë.

QENDRA E ENDOSKOPISË-DIAGNOSTIKE – INTERVENUESE
E realizuar në dhjetor 2005 falë donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe e cila ka vlerë në shumë prej 83000 €. Aparaturë moderne e kompletuar për të rritur dhe fëmijë – Pentax e tëra e kompjuterizuar e cila posedon edhe aparaturën automatike për pastrimin e aparateve endoskopike e vetmja e llojit të tillë në Kosovë. Kjo njësi i plotëson standardet më moderne të endoskopisë. Shërbimi i endoskopisë në kuadër të spitalit ka zgjeruar mundësitë për diagnostifikim e hershme të sëmundjeve të traktit gastrointenstinal dhe trajtimin e tyre me kohë duke mbuluar tërë Regjinoni e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj) si dhe më gjërë me popullatë rreth 300000 banorë. Çdo ditë e më shumë kemi pacientë edhe nga qendrat tjera pasi që qendra endoskopike në spitalin tone është atraktive për shkak të aparaturës më moderne që disponojmë dhe falë ekipit endoskopik. Janë kryer shumë proceduara diagnostike gastroskopi rektosigmokolonoskopi, po ashtu edhe ndërhyrje endokirurgjike kështu që pacientët janë kursyer nga intervenimet kirurgjike të hapura – laparatomitë.

QENDRA E LAPARASKOPISË MODERNE
E realizuar në nëntor të vitit 2006 nga buxheti i spitalit, në themelimin e kësaj qendre na ka ndihmuar prof. dr. Luigi Bonavina nga Universiteti i Milanos-Itali i cili filloj operacionin e pare laparaskopik në spitalin tone. Laparaskopia e cila nuk është risi por parashihet që pos kolecistektomisë të kryhen edhe procedura tjera operative kirurgjike duke përfshirë edhe ato gjinekologjike
Themelimi i qendrës Endoskopike –Laparaskopike ka vënë një vulë në zhvillimin e spitalit në veçanti por edhe një shtytje e theksuar në mjekësinë kosovare në përgjithësi.

PROJEKTI PER RENOVIMIN DHE MIREMBAJTJEN E SPITALIT NGA FONDACIONI KHALIFA
Projekti në fjalë është projekt i cili do ti filloj punimet gjatë muajit korrik 2015 dhe se spitali do te ofron sherbime më cilesore dhe kualitative.

VËSHTIRËSITË QË NA PËRCJELLIN

  • Buxheti i pamjaftueshëm si për rekrutim të punëtorëve shërbime komunale. Kjo vështirëson punën shumë, sidomos jemi të hendikepuar me staf të mesëm infermierik ku ne kemi rekrutuar disa prej tyre por me shërbimet që ofrojmë është e pamundshme që puna të zgjerohet dhe të rritet numri i të trajtuarve. Është mëse e nevojshme që të rekrutojmë staf profesional si superior ashtu edhe të mesëm, të paktën të plotësohet numri i caktuar më pare në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, ku për funksionim adekuat nevojiten të paktën edhe 60 infermierë të kuadrit të mesëm.